Mbetën të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”, shpëtohen pas disa orësh kërkime 5 turistë të huaj

28 Prill 2024, 11:04Sociale TEMA
Mbetën të bllokuar tek “Shpella e Pëllumbasit”,

Pesë turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbasit" janë shpëtuar falë një operacioni kërkim shpëtimi që u nis gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përfundoi pas mesnatës.


Operacioni i kërkim-shpëtimit u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, informoi sot policia e Tiranës.

Pesë turistët nga Mbretëria e Bashkuar, kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbasit", për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre

''Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 5 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore'', informoi sot policia e Tiranës.

         
Pas operacionit të kërkomi që zgjati për gati  5 orë është bërë e mundur shpëtimi i turistëve të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.      

Për çdo rast nevoje për ndihmë numri pa pagesë i telefonit të policisë është 112.

3 Komente

  1. V
    Veli Stafa

    Shpesh here e degjoj kete avaz, turiste te huaj qe humbin drejtimin dhe duhet dikush ti gjeje.Mendoj se duhen investime rruge te sigurta, sinjalistike, parmaqe dhe ndricim per ti shtue vleren ketij monumenti natyror dhe per te terhequr me teper vizitore.Nuk kam qene ndonjehere per me shqeteson fakti qe atje humbin njerez

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      PO C PRALLISNI PER PARMAQE E RRUGE MO TU MBYLLTE E MENDJES ,,,PO PSE MO I NDREQEM RRUGET NE FUSHE NE QE TE BEJME CA NE MAL....TURISTET SHKOJNE ATJE KU PASTAJ SKA RRUGE NE RREPIRA E RRUGE DHISHE SEPSE ATJE ESHT KENAQESIA .....PER ATA .......

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        PO C PRALLISNI PER PARMAQE E RRUGE MO TU MBYLLTE E MENDJES ,,,PO PSE MO I NDREQEM RRUGET NE FUSHE NE QE TE BEJME CA NE MAL....TURISTET SHKOJNE ATJE KU PASTAJ SKA RRUGE NE RREPIRA E RRUGE DHISHE SEPSE ATJE ESHT KENAQESIA .....PER ATA .......

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje