
Mikel Shabani 30 vjeç teksa la pas qelinë e burgut në Drenovë u gjend i vetëm pasi askush nuk kishte shkuar për ta pritur.
Ai tregon se kjo nuk ishte hera e parë që burgosej pasi është i dënuar për të disatën herë për vjedhje ndërsa thotë se nuk e ka takuar asnjëherë djalin e tij që tani është 18 muajsh.
Mikeli thotë se është rritur në një familje me probleme dhe vjedhjet i ka bërë për shkak të situatës së vështirë ekonomike por vuajtjen e dënimit këtë herë e ka pasur më të vështirë pasi u bë prind.
Ndërsa tregon për vështirësitë me të cilat është përballur në burg 30-vjeçari thotë se tani është i gatshëm të punojë edhe pse duket skeptik për mundësitë që do t’i ofrohen./ TCH
Duke e nxjerrë edhe në TV tani ai e ka të sigurt që do gjejë punë.... Një shtet haleje që zorr se ja kupton drejtimin. Ligje ka plot por nuk I lexon e zbaton askush.
regjistroju ,te rruga e sales,çdo nate jepen leket kesh,diten gjesdis,ne darke per fresk poshte ballkonit,asgje sdo besh,vetem te fishkellesh.