Rama nga lugina e Thethit, amnisti për ndërtimet pa leje dhe lehtësi fiskale për ata që investojnë

30 Prill 2024, 20:09Sociale TEMA
Rama nga lugina e Thethit, amnisti për ndërtimet pa leje dhe

Larg zhvillimeve të politikës e drejtësisë, në shoqërinë e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe ministreve Spiropali e Kumbaro, kreyeministri Edi Rama e kaloi të martën në veri të vendit. Nga Lugina e Thelit ku vizitoi një prej investimeve më të reja turistike, Rama paralajmëroi amnisti për të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje në këtë zonë.

“Gjobat për ndërtim pa leje, në këtë zonë do t’i fshijmë të gjitha. Ju keni ndërtuar pa leje sepse nuk keni pasur mundësi të merrni certifikatën e tokës që u takon, deri nga qershori do ta kemi gati këtë paketë. Me ligjin që kemi bërë duhet të bëhet procedura e firmave të gjithë të bien dakord, të merret ajo certifikata.”

Duke përsëritur ftesën për emigrantët që të kthehen e të investojnë në agroturizëm, kryeministri Rama premtoi edhe më shumë lehtësi fiskale për këta të fundit.

“Po mendojmë të bëjmë edhe një gjë tjetër, të mbështesim për një periudhë kohe pa taksa fare që mos të ketë asnjë lloj takse, vetëm këto sigurimet e punonjësve dhe do të vendosim edhe një fond për mbështetje financiare.”

Në përpjekje për të bindur banorët e zonës se pse ja vlen të investojnë në Theth, kryeministri Rama dha edhe këto argumente.

“Këtu gjithnjë e më shumë njerëz vijnë, s’ka nevojë të shkoni ju në Itali, Angli e Gjermani, se vijnë Italianët, gjermanët, anglezët këtu edhe ju paguajnë për të gjithë shërbimit që ju bëni dhe juve shtëpinë tuaj, apo nuk rrohet edhe më gjatë këtu se ajri, s’është si në Tiranë. Plus që edhe ato kanalet e ujërave të zeza të politikës këtu s’prekin, keni malet që iu mbrojnë.”

Veç mbështetjes financiare e fiskale, kryeministri Edi Rama premtoi edh vijim të investimeve nga ana e qeverisë për t’i ardhur në ndihmë zhvillimi të turizmit në Theth dhe jo vetëm.

6 Komente

  1. R
    Real

    Pi:: se shfryhesh . Je nje hipokrit dhe hajn i neveritshem.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fat man

      Shtet inekzistent legalizon ndertimet pa leje, Ed Droga nipi i kriminelit Spiro Koleka na del bamires se nuk ka cfare t'u beje malesoreve ayta kane kundershtauar Enverin e jo me kete lango, vetem po t'u rruaj karin ka leje ai nga keta.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bir Selmani nenes ke te.....qi me pare.

        Ku shoku Enver shkonte per te pare ndonje plan-maket rregullues pas studimeve disa vjecare nga specialiste te njohur e kopetente, zgjaste duart e tij dhe bente ndryshime vendsh dhe katrahure, kete po na ben Edi me koke te tij pa bere asnje mbledhje por gju me gju me popullin legalizon pa ligjishmerine dhe na thote se po bejne shtet ligjor....

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          Dmth krimi dhe vjedhja vazhdon me amnisti? Atehere ku fiton i ndershmi dhe demokracia? E di ti o pallosh qe ligjet kriminale behen jo vetem per te denuar ata qe krime por edhe per te parandaluar krimet ne te ardhmen. Me keto politikat tuaja ju ne Shqiperi as parandaloni krimet as denoni kriminelat! Ju lumte qe keni ate popull qe akoma e ka mendjen tek te ushqyerit ndersa ju, politikanet, beni cfare te doni. Beni edhe ligjet per te legalizuar vjedhjet pale! Rrace bastarde!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tahiri

            Kryeminister sharlatan duket sikur i njerr certifikatat e prones nga xhepat e pantallonave.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Dikujt i ben namin per nje mur,dikujt i le pallatin 20 katesh dhe i thote pagauj se nuk ta prish,ketyre ju thote do ju heq gjobat,a mund te merret serjozisht ky lloj shteti qe vetem me shtetin nuk ka asgje te perbashket!Meqenese e kuptoi qe kete vend jo vetem qe nuk e ben dot por e ka degraduar komplet,tani ka filozofine e ndertimit dhe investimit me cdo lloj mjeti dhe nga kushdo,qofshin edhe njerez te krimit per te nuk ka me rendesi nga vjen paraja!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje