Akuza për prapavija politike, dhurata bullgare në Pustecin e minoritetit maqedonas

30 Prill 2024, 18:54Sociale TEMA
Akuza për prapavija politike, dhurata bullgare në Pustecin e

Dhurata e fondacionit “Kujtesa bullgare” për godinën multifunksionale të bashkisë së Pustecit, si dhe shpalosja e flamurit bullgar ne hyrje të kësaj godine, ka ringjallur edhe njëherë mosmarrëveshjet bullgaro-maqedonase në këtë bashki minoritare e komunitetit maqedonas.

Për nënkryetarin e partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, ky veprim ka prapavije politike për të krijuar përshtypjen sikur në atë zonë jeton një minoritet tjetër nga ai që njeh shteti shqiptar dhe që janë maqedonasit.

Ndërsa për kryetarin e bashkisë së Pustecit, ky komunitet mirëpret çdo ndihmë të sinqertë pa prapavija të tjera.

Për ambasadorin bullgar në vendin tonë, këto ndihma janë në vazhdën e ndihmave të mëparshme për këtë zonë duke nënvizuar se politikisht kjo është një ndihmë për Shqipërinë, që është një nga vendet mike me Bullgarinë.

Ndihmat nga shteti bullgar dhe fondacionet bullgare në Pustec kanë qenë të vazhdueshme, duke e bërë vendin që ka investuar më shumë në këtë zonë.

 

6 Komente

  1. G
    Gogi

    Fajin e Ka shtetin aty as qe Ka minoritet,Ka vetem bythlepires.

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Mos u zini.Ne shqiperi ka per te gjith te marin nga nje cop..Ne fund dhe shqiptaret do jene minoritet.Cohu Enver nga vari se jan turur cakejt nga brenda e nga jashte ta shqyejne kete vend copa copa

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Pusteci ne BE..

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sotir

          Keto gjoja maqedon,krijesat me te poshtra qe mund te ekzistojne.Shovenistet maqedon matan kufirit krijuan kete „pakic“ me para dhe mashtrime…

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli

            Minoritet bullgar Jo maqedonas,dmth sllav nuk kane asnje lidhje me maqedonasit.Maqedonet Jane shqiptaret e sotem.

            Përgjigjjuni
            1. A
              ALBANI

              Liqenasi,rrobet te gjithe atyre qe ja nderruan emrin.“maqedoncet“ me antishqiptare ne bote,ua kalojme edhe serbeve.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje