Nga përdhunimi në 'Shtëpinë e Fëmijës' te trafikimi për prostitucion, 30-vjeçarja rrëfen si e ndihmoi klienti të arratisej: Tutorët më përndjekin ende

1 Maj 2024, 16:15Sociale TEMA
Nga përdhunimi në 'Shtëpinë e Fëmijës'

Sofia u rrit në Shtëpinë e Fëmijës, ku në moshën 12-vjeçare u përdhunua nga roja e institucionit, ndërsa tetë vite më vonë ra pre e trafikimit.

Historia e trishtë u transmetua në “Shqipëria live”, ku Sofia (për arsye mos identifikimi, nuk është përdorur emri i vërtetë), që sot është 30 vjeçe, rrëfeu traumat e jetës së saj.


E reja tregoi se u abuzua nga roja për tri vite me radhë, ndërsa kur ishte 20-vjeçe njohu një djalë që i premtoi se do ta ndihmonte të largohej që aty dhe do të krijonin familje së bashku, por e gjitha kishte qenë mashtrim, pasi ajo ra pre e një rrjeti trafikantësh që shfrytëzonin vajza për prostitucion.

Së bashku me 15 vajza të tjera, mbahej e izoluar në një ambient dhe detyrohej të kryente marrëdhënie intime me klientët që paguanin tutorët, derisa një prej klient e ndihmoi të arratisej.


''Ishte një natë, më tregoi: do t’i them mos të shkojmë te dhomat ku shkonim gjithmonë, por te hoteli. E patëm pak të vështirë se nuk pranonin, se ata e mendonin se mund të arratiseshim.

Më tha do ua mbush mendjen se i njoh ata. Kur shkuam te hoteli, u arratisëm. Kishim shumë frikë. Na ndoqën. Na kërkuan dhe na kërkojnë akoma sot e kësaj dite. Akoma përndiqem edhe unë, edhe ai.

Është i njëjti grup, që kam dhe dy goca të tjera që i kam si motra, më kanë çuar foto, më kanë kërcënuar. I kam denoncuar, kam kërkuar ndihmë nga shteti.

Kam frikë dhe kjo është arsyeja që kam ardhur te ju, dua mbështetje. Ka një vit që nga shteti s’kam marrë asnjë mbështetje. Ata na kanë ardhur dhe në shtëpi, kam marrë policinë dhe s’na janë gjendur”.

30-vjeçarja dhe personi që e ndihmoi nga tortura janë ende bashkë.

“Kemi sërish lidhje. Jemi njohur në një periudhë që s’duhet të njiheshim, por ishte fati im. Ai e di të gjithë historinë nga fillimi dhe nga ai kam shumë mbështetje. Është shqiptar”.

Sofia zgjodhi ta tregoi historinë e saj si mesazh për të gjithë gratë e vajzat që janë në të tilla situata dhe nuk gjejnë dot forcën për të shpëtuar. Ajo bën apel për ndihmë për shoqet e saj në Shqipëri pasi janë të pasigurta.

3 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Kjo gazetrucja e Ka qejf shume skupin, vdes per kariere dhe soldi!! Shtypi I lire po te vazhdoj keshtu do ti ngule thike te madhe media demokratike, nje fije e holle e mban nga mashtruesit dhe abuzuesit!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptar

      Po mire more debil... ndonje koment per nje femije 12 vjecare te perdhunuar nga nje pedofil nuk kishe? Apo per nje jetime te mbahet skallve seksi nuk kishe? Apo per nje polici qe nuk nderhyn?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesia e munguar

        O loqe Entsoja, merr ilaçet para se të lexosh e të shkruash. Ndryshe dukesh se je copa e kafshës me dy këmbë që punon si tutor e mundohesh të hedhësh bomba tymi rreth vetes... Plerë!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje