Ndonëse u zgjodh unanimisht nga Kuvendi për të qenë një nga 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar, aktori Ndiccim Xhepa vendosi që në afro një muaj në këtë pozicion të dorëhiqet.
Përmes burimeve, Report TV mëson se sa i përket mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së , që sipas Statutit shkon deri në 5-vjet, aktori në fakt, nuk e gëzonte këtë të drejtë.
Më 22 mars 2024 ai është zgjedhur për të zëvendësuar poetin dhe kineastin e ndjerë Petrit Ruka, të ndarë nga jeta në vitin 2021. Rrjedhimisht kohëzgjatja e mandatit të aktorit, do të ishte e kufizuar.
Lajmi për dorëhqjen e Xhepës u bë i ditur në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit të mbajtur në 29 prill, ku kryetarja Flutura Açka, shpalli vakant këtë pozicion, që do të jetë i hapur për një muaj.
Titulli nuk ka lidhje me shkrimin !!! Po per cfare arsye u terhoq ?
I mbaroi afati se ai qe vdiq i mbaronte mandati dhe po fusim çimin per nje muj dhe pastaj shofim e bojme ata dun me vjedh prandaj zgjodhen cimin
"titulli per idriz seferin - permbajtja per reis cicon"
Bravo Çimi. Nuk e di arsyen e tërheqjes, por mendoj që ti nuk mund të jesh pjesë e mashtruesve. Kujtoj " Kali Bardhë".
Hyxhym komentus! Rrifni uj ne havan. Shkruni se i njfni germat, pa se ça del, nuk osh puna juj. ( Ça m duhet mu se ça them un - thonte dikur Shvejku) Mir e kesh ai, po puna o se komentusit tan sun e njofin Shvejkun. Kujtojn s Shvejku o mark makine apo mark xhel qimesh.