“Reporterët pa kufij”: Shqipëria në vendin e fundit në rajon dhe Europë, për lirinë e medias. Problem, pronarët e medias, politika dhe censura

3 Maj 2024, 09:35Sociale TEMA
“Reporterët pa kufij”: Shqipëria në vendin e fundit

Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.

Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”. Ajo ka humbur tre vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta.

“Në Shqipëri, pavarësia editoriale kërcënohet nga rregullat me frymë partiake. Gazetarët bien viktima të krimit të organizuar dhe hera herës të dhunës policore, e nxitur nga dështimi i qeverisë për mbrojtjen e tyre”.

Së bashku me Serbinë, Shqipëria përballet me rënien më të madhe në Indeks në shtetet e të Ballkanit Perëndimor.

Pavol Szalai, redaktor i Raportit të “Reporterëve pa Kufij” për BE-në dhe Ballkanin thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se krahasuar me standardet evropiane, gjendja për gazetarët në Shqipëri është jashtëzakonisht e vështirë. 

“Vitin e kaluar një punonjës i sigurisë u vra si pasojë e të shtënave ndaj godinës së televizionit ‘Top Channel’. Në vlerësimin për Shqipërinë, kjo pasqyrohet në një tregues më të ulët të sigurisë. Por dhe 4 treguesit e tjerë të lirisë së shtypit kanë shënuar rënie – mjedisi ekonomik, mjedisi politik, kuadri ligjor dhe treguesi i jetës shoqërore”, shprehet ai.

Sipas zotit Szalai gjatë vitit të kaluar problemet e vazhdueshme të Shqipërisë janë thelluar. 

“Problemi më i madh është konflikti i interesit dhe ndërhyrja e pronarëve të medias mbi pavarësinë editoriale. Një tjetër problem është niveli i ulët i zhvillimit të qëndrueshëm afat-gjatë të medias në Shqipëri, që ndërlikohet më tej nga censura në median online, në rrjetet sociale, diçka e zakonshme atje dhe nga sulmet verbale politike kundër gazetarëve, të cilat bëhen nga të dyja palët, qeveria dhe opozita”, shprehet ai.

Sa i përket sigurisë së gazetarëve ai vë në dukje “problemin e krimit të organizuar, si dhe të fushatave online në media të caktuara, me shumë urrejtje dhe shpifje kundër gazetarëve”.

Sipas tij,”kjo nuk është diçka e re, por problemet në Shqipëri janë akoma më të mëdha, ndaj ajo renditet e fundit në rajon”.

5 Komente

  1. R
    Resi

    kjo eshte fytyra e vertete e rames dhe veliajt. Dhe nuk jane mediat problemi, por ata qe i blejne per interesa personale.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Kurse media jon ze vend te par ne bot per presione pazare ndaj politikanve dhe biznesit , gazetaria dhe mendja tek ne ze vend te par ne bot per gjobvenie tek bizneset dhe njerez te veçant me kushtin po nuk me dhe sa dua dhe ate qe dua do te degjeneroj reputacionin ne gazet dhe medja , per kte kush pergjigjet , edhe kta kur do shkojn perpara drejtesis , apo asnjeher , kjo sesht liri shtypi .

      Përgjigjjuni
      1. f
        francezi

        Kosova eshte ne vendin e 121. e fundit ne europe, eshte ne nivelin e vendeve Afrikane, por edhe shqiperia eshte ne vendin e 112 e parafundit.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Manastiri

          Po cuar liri duani more te cmendur cnuk llafosni budadallqe kush ju cenzuron kush ju dhjet anu mut me Lopate po te duani

          Përgjigjjuni
          1. H
            Halet e reporterve pa kufi

            Reporter pa kufinj nje bandeordiner qe bashkepunon me Rakipin Bushatin Lubonjen Shkullakun e gjithe qente qe jane bere milioner te ardhur nga shpellat me valixhe druri dhe tani nuk po fitojne gje duke shitur mut er ata shqiptare qe u pelqen era e muti . Nje OJQ ordinere qe nuk ka asnje lidhje me realitetit. Roja i sigurise u vra se u qellua Top-i i mutit dhe ky ishte krim ndaj medias se copes se mishit Vjollca Hoxha

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje