
Klerit dhe popullit besimtar,
Bij fort të shtrenjtë më Zotin,
“Të njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil.3:10).
Himni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli...”, ende
kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga
ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje
edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë,
sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të
plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte”
(2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia,
jo nga ne”.
Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na
ft on t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij,
të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10).
Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi
dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në
vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete,
që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu
siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht
paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.
1Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që
të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort
brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli...” - është shpallja
kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë
të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfi shtë, të Kryqit dhe të
Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim
në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë
të përsosur” (Heb. 12: 1-2).
Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë
përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në
mjedisin tonë me dhembshuri.
Krishti u ngjall, vëllezërit e mi!
Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!
Me dashuri të tërëshpirtshme më Krishtin,
† Αnastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
2
Urimi me i mire per shqiptaret do te ishte largimi i tij nga ky vend.
Te dielen, Edvin Rama do shkoj ne Turqi per takim me Erdoganin per festen e Pashkes Ortodokse. "Për të mësuar se kush sundon mbi ju, thjesht zbuloni se kush nuk ju lejohet të kritikoni"
Kali Anastasi kai kalo Paska k.Anastasie ,polihronos, kai olous ta aderfia Orthodhoxe shqiptare. Eisai athanatos! Sa per mizeri tourkalvanoi na pan na gamithoune.....
Na pame na gamithoume me tin adherfi sou ...tis aresi to cibuki kai pisokolito ...ptuuuu vromiari
ευχαριστουμε αδελφε ,,,καλο πασχα ,,,grekorthodhokse ,,,,KRISHTI NA DO ,,,,,
Gezuar pashket grekorthodhokse te gjith orthodhokseve kudo ,,,,,,nuk ka kishe shqiptare ,,,po ka kishe grekorthodhokse ,,,,,,,,kirje lejson kirje lejson kirje lejson amin ,,,,,kristos anesti ,,,
Amin!
Ka kosh autoqefale shqipyare ortodokse. Por ka edhe per ca kohe kolonel te Asfalis- krimineli Janullatos qe vetem me punet e Zotit nuk merret, por merret me klerofashizem greqirje antishqiptare. Kashte tokave shqiptare Janullatos krimineli e fallsifikatori. Liri per Kishen autoqefale ortodokse shqiptare!
Kjo shëmtir paçavure graqire vaftë mbrapa djellit . Peshqesh nga Sali mutaj e KEMI.
Percaresi i shqiptareve , qe kur e solli ne Shqiperi Sali qelbesira u fut lufta midis besimeve fetare …..mbushi Shqiperine me kisha dhe vareza pushtuesish helene ….perse italianet ishin pushtues te Greqise dhe helenet qe u futen ne Shqiperi pa i ftuar askush jane deshmore ?? Ku qendron ndryshimi ??? Jo per gje , por forcan Nacional Clirimtare , brigadat tone qe moren pjese per clirimin e Kosoves u akuznan prej serbeve per nderhyrje ne punet e brendeshme dhe shkeljen e teritorit jugosllav ….ja kete ben Janullatosi ….me pak fjale …..percan Kombin tone , lufton fe te ndryshme , dhe helmon jeten fetare ne Shqiperi …..kete ben agjenti i asfalise helene