Ambasadat perëndimore deklaratë për lirinë e shtypit në Shqipëri: Sulmet ndaj medias së lirë, të pa justifikueshme

3 Maj 2024, 18:49Sociale TEMA
Ambasadat perëndimore deklaratë për lirinë e shtypit në

Në kuadër të ditës së lirisë së medias, ambasadat perëndimore në vendin tonë kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se sulmet ndaj gazetarëve apo ndaj shtypit të lirë nuk mund të justifikohen kurrë.

Në reagim, ndër të tjera thuhet se media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale.

Deklarata e plotë:

Ambasadorët dhe ambasadat në Shqipëri, anëtarë të Koalicionit Botëror të Lirisë së Medias, si edhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Bashkimit Europian u takuan për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, për të ripohuar angazhimin tonë për lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.

Ne përsëritëm mbështetjen tonë për Shqipërinë që të vazhdojë të zhvillojë një mjedis mediatik, ku gazetarët profesionistë dhe etikë mund të hetojnë dhe raportojnë në mënyrë objektive, pa frikë dhe pa u intimiduar. Një media e pavarur është thelbësore për një demokraci funksionale. Ne theksuam rëndësinë e gazetarëve që raportojnë profesionalisht dhe ruajnë standardet e sjelljes, duke përfshirë shmangien e interesave personale, politike apo financiare.  Ne inkurajojmë mediat shqiptare të nxisin përfaqësime gjithëpërfshirëse dhe të shmangin diskriminimin dhe paragjykimin. Ne përqafojmë rëndësinë e gazetarisë dhe lirinë e shprehjes në përballen me krizën globale të mjedisit.

Ne diskutuam mbi shqetësimet për raportet e fundit të sulmeve dhe abuzimeve drejtuar gazetarëve, duke përfshirë diskriminimin me bazë gjinore, dhe ritheksuam angazhimin tonë për të folur hapur kur kjo ndodh. Sulmet ndaj gazetarëve apo ndaj shtypit të lirë nuk mund të justifikohen kurrë.

Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duartrokasim trimërinë e gazetarëve në raportimin e së të vërtetës duke u mundësuar qytetarëve të marrin informacion të saktë. Ne u bëjmë thirrje politikanëve, autoriteteve të zbatimit të ligjit, biznesit të sigurojnë që gazetarët ta kryejnë lirisht këtë detyrë jetike.

3 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Medje e lirë nuk janë lajmet që gënjejnë e mashtrojnë por azo që thonë të vërtetën.Mediat thonë çtë duan e askush nuk i ndëshkon.Lajmi po të jetë i pavërtetë në të sëmës të shkojë.U dha diçka për shqiptarët nga Rai 3 dhe thonë është manipulim.Kjo është media e lirë?Ata që gënjejnë të shkojnë në burg dhe jo lajme për të mbushur faqet e gazetave apo lajmet e televizorit.Për mua media është një bisnes dhe asgjë tjetër ku më shumë ka gënjeshtra se realitet.Gëzuar Pashkët

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pjeter mustaku

      Cila eshte kjo media qe i eshte cenuar liria? Shumica e mediave ne Shqiperi jane krijesa te botes se krimit.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Izraeli ka vrare 120 gazetare ne 6 muaj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje