VIDEO: Shqipëria renditet e para në botë, me performancën më të mirë në transportin ajror Kastrati Group investime të mëdha në TIA

3 Maj 2024, 15:20Sociale TEMA

VIDEO: Shqipëria renditet e para në botë, me performancën

Shqipëria vazhdon të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasgjerëve që udhëtojnë në rrugë ajrore, që prej vitit 2019, viti kur pandemia goditi ndjeshëm këtë industri.

“Airport Council International”, zhvillon një studim përmes të cilit mat rritjen e aeroporteve të vendeve të ndryshme, krahasuar me vitin 2019. Shqipëria kryeson këtë listë prej disa kohësh, ku muaji Mars 2024 kap shifrën rekord me një diferencë prej 233.3% krahasuar me muajin mars 2019. “Airport Council International” është një organizatë botërore për autoritetin e aeroporteve, që ka për qëllim unifikimin e praktikave dhe standardeve për të gjithë aeroportet e botës. Kjo organizatë është themeluar më 1991, me zyra qendrore në Montreal, Kanada dhe anëtarët e saj operojnë në pothuajse 2000 aeroporte.

Vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit 2024, në TIA kanë udhëtuar mbi 2.7 milion pasagjerë, duke çuar në 65% rritje nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Me këto shifra, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon edhe atë të Sofies duke u bërë një nga aeroportet më të sukseshëm në Ballkan. Tendenca për rritje si dhe shtimi i destinacioneve të reja përgjatë sezonit turistik, kanë rritur optimizmin e drejtuesve të aeroportit, të cilët parashikojnë një shifër që pritet të tejkalojë 9.3 milion pasagjerë, deri në fund të vitit 2024.

Tashmë ka nisur faza e tretë e zgjerimit, përmes të cilit do të trefishohen sipërfaqet e terminalit. Gjithashtu, po punohet për zgjatjen e pistës dhe janë duke u shtuar edhe vend-qendrime të reja për avionët, për të përmbushur kërkesat e linjave trans-oqeanike. Në muajin qershor të vitit 2023 përfundoi faza e dytë e zgjerimit dhe po punohet me rritme të shpejta për përfundimin e fazës së tretë ku ku do të shtohen rreth 50 000 m2.

Investimet e mëdha që Kastrati Group ka kryer në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, kanë sjellë një numër më i madh linjash ajrore, kontrata të reja, të shtohen destinacione, të rriten mundësitë për udhëtime direkte në shumë qytete të botës si edhe të vijnë më shumë vizitorë prej këtyre vendeve. Në 3 vitet e fundit Kastrati Group ka arritur të realizojë rreth 85% të investimeve që ishin parashikuar të kryheshin deri në vitin 2040 dhe mbi të gjitha dhe shumë investime të reja për të përballuar fluksin e lartë të pasagjerëve në TIA.

 

 

8 Komente

  1. A
    Arvanites

    Shqiperia ne vend te pare. Uzbekistani ne vend te dyte dhe Kazakistani ne vend te trete. Qenka klasifikim domethenes.

    Përgjigjjuni
    1. A
      AlbaniaKinge

      Me cfare syri po e shikon

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        me syrin e shifrave??a kanë nxjerrë tabelën apo jo??

        Përgjigjjuni
    2. w
      w

      Dhe per tu mburrur jemi ne vend te par ,,,,

      Përgjigjjuni
      1. M
        Maro

        Te gjithe vende te botes se trete..

        Përgjigjjuni
        1. S
          SPARTAK

          te botes se tret vertet...por shifrat jane kokeforte...destinacione per tu zbuluar...doni apo sdoni ju...edhe pse ne gusht svije dot ne shqiperi...edhe pse tani qe eshte sezon jo turistik...avionet per tirane jane plot...une vij nje here ne dy jave per ceshtje pune ne tirane..jetoj ne itali.dhe ka nje perqindje te konsiderueshme te qytetareve jo shqiptare.dhe jemi akoma ne maj...po ju jeni msu me kohen e sali plehut...qe vinte nji avion ne shen llesh.bageti.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            fantastike se si mund të manipulohet me anë të shifrave!!sidomos kur i sjell në përqindje!! një fabrikë që prodhon 100 aeroplanë në vit,vitin e ardhshëm ka një rritje prej 11%,prodhon më pakë aeroplanë shtesë se një fabrikë që prodhonte 1 avion dhe sot e ka rritjen 900%?? shqipëria jua kalon të gjithëve me 233% e saj,bile dhe zvicrës -4.2%e britanisë -2%,a thu se tek ne qarkullojnë më shumë persona se në një nga aeroportet zviceriane a gritanike!! jepini lajmet si duhet,thoni se ne kemi rritje,jo se "ne e kemi rritjen më të lartë se gjeramnia"si thoshte i madhërishmi doktorr që u premtonte shqiptarëve në fushatën e parë elektorale"do ta bëjmë lejen e lindjes 1 vit para dhe 1 vit pas lindjes"!!

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              pas një kërkimi të shpejtë! vetëm në aeropaortët e londrës lëvizin 150 mln njerëz në vit!kurse në tre aeroparte të zvicrës lëvizin 45 mln!pra vetëm -4.2% e zyrihut është sa tërë lëvizja 233%shtesë e shqipërisë!! për ne është një fitore dhe duke qënë se po shtohet gjithnjë e më tepër është dhe më mirë,pro mos shkruani si e jëma e zeqos,"jemi më të mirët"!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje