Industria “mbron” pr.ligjin për importin e mbetjeve

22 Gusht 2024, 21:40Sociale TEMA
Industria “mbron” pr.ligjin për importin e mbetjeve

Lejimi i importit për një kategori mbetjesh ka qenë një kërkesë e bërë më herët nga industritë prodhuese dhe ricikluese në vend, në funksion të aktivitetit që ushtrojnë.

Ndërkohë që, pas përfshirjes së kësaj kërkese në projektligjin e ri ”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra tha për TV SCAN se kërkesa ka qenë e fokusuar te mundësimi i importimit të lëndëve të para dytësore, që janë pjesë e listës së gjelbër e që lejohen edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se në propozimet e dërguara në qeveri është kërkuar që importi të bëhet vetëm nga dogana e Durrësit, si një formë për të minimizuar riskun e kalimit të mbetjeve të rrezikshme apo të ndaluara, duke qenë se në këtë pikë kufitare kryhet edhe procesi i skanimit.

Po ashtu, ai tha se edhe miratimi i listës së mbetjeve që do lejohen të importohen nga Këshilli i Ministrave bazuar në kërkesat e industrisë përkatëse, ishte një variant i propozuar prej tyre, si një formë për minimizuar abuzimet.

Paralelisht, është kërkuar edhe lejimi i importimit të lëndëve djegëse alternative (RDF/SRF), që i shërbejnë industrisë së çimentos. Sipas Shkodrës, edhe këto lëndë janë pjesë e listës së gjelbër dhe shërbejnë si zëvendësues të produkteve të tjera, sikurse është koksi apo mazuti, që përdoren aktualisht nga kjo industri e që sipas tij janë më ndotës sesa lëndët djegëse alternative.

Por, ndryshe nga industritë prodhuese e ricikluese ambientalistët kanë kundërshtuar rikthimin për herë të katërt të kësaj nisme, me argumentin se jo vetëm që lejimi i importit shton rrezikun për t’u importuar edhe mbetje të ndaluara, por edhe për faktin se Shqipëria nuk ka mundur të menaxhojë siç duhet as mbetjet që gjenerohen në vend. (Ola Mitre)

4 Komente

  1. G
    Goni

    Po pse mor shkërdhata, nuk ju mjaftojnë plehrat e vendit? Për dy lekë dhe favore të një grushti motërqirash, të ndotet vendi? Disa "industri" nuk duhet të jenë më të mëdha se ç'ka nevojë. Kancer ju bëfshin.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fredi

      Në një vend ku nuk kanë garanci ushqimet dhe medikamentet mjekësore do të kenë garanci plerat.Hiqni dorë nga plerat o të pa ngopur ato po të jenë të mira nuk i shet njeri .

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Kush eshte industria qe do impottin e plehrave? Cilet jane idustrialet ne fjale? Familjaret e tyre ku jetojne? Femije e tyre ku studiojne,ose femijet e tyre qe kane studiuar sa jane kthyer te jetojne e punojne ne shqiperi? Femijet e politikaneve,te atyre qe kane propozuar ligjin e importit te mbetjeve,kush jane,ku i kane interesat e tyre familjare dhe ku jetojne familjare e tyre? Atehere kuptojme mire se sa ju dhimsen shqiptaret e Shqiperia me importin e plehrave,qe 99% do jene me mbetje toksike e kancerogjene!! Te besh bisnes me shendetin e jeten e femijeve te Shqiperise,e krim makaber!!!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bir Selmani nenes ke te.....qi me pare.

          Me qene shkodran t'ana i ban apo jo Shkodra, kur keto mbetje (vete fjale mbetje nuk ka nevoje per koment) perse vendet e BE nuk i perdorin apo perpunojne vete? Shqiperia si gjithnje perdoret per kavie laboratori si minjte.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje