
Pas historisë së zbuluar dje të 95-vjeçares Haxhire Gurakuqi, me “biznes 30 milionë dollarë” në Lezhë, një tjetër e moshuar që figuron po aq biznesmene e madhe tregon se vetëm mbrëmë e ka mësuar përfshirjen e saj në skemën e inceneratorëve.
Në një intervistë telefonike, zonja Ruzhdije Meta ka treguar se vetëm mbrëmë e ka marrë vesh se emri i saj figuron në listën e pronarëve të kompanive të inceneratorëve. Po ashtu thotë se nuk njeh asnjë nga emrat e përmendur.
“Jo, jo nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di.”- tregon zonja.
Ruzhdije Meta dhe bashkëshorti i saj Shkëlqim Meta edhe pse biznesmenë të mëdhenj, nuk kanë një shtëpi të tyren. Ata prej vitesh jetonin në zonën e Laprakës, por që banesa iu është shembur dhe tanimë janë strehuar tek vëllai i zonjës.
“Aman mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë.”– tregon Ruzhdije Meta.
Biseda
Gazetarja: Përshëndetje si jeni? Me zonjën Ruzhdije Meta po flas?
Ruzhdije Meta: Po
Gazetarja: Desha t’ju pyes nëse jeni në dijeni që keni dalë si biznesmene e një kompanie për inceneratorët?
Ruzhdije Meta: Po e kam parë në televizor.
Gazetarja: Kishit dijeni ju për këtë?
Ruzhdije Meta: Jo, nuk dinim asgjë.
Gazetarja: A dyshon që mund të të ketë marrë dikush ndonjë kartë ID, ndonjë numër?
Ruzhdije Meta: Nuk e di, çfarë s’po bëhet në këtë dynja.
Gazetarja: Apo keni firmosur diçka?
Ruzhdije Meta: Jo, jo.
Gazetarja: Shkëlqim Meta është bashkëshorti juaj?
Ruzhdije Meta: Po, po.
Gazetarja: Domethënë, ju që të dy, Shkëlqim Meta dhe Ruzhdije Meta keni dalë si biznesmenë. Edhe për burrin tuaj e keni marrë vesh?
Ruzhdije Meta: Aman mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. NE rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. NE nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë.
Gazetarja: Sa veta jeni në familje?
Ruzhdije Meta: Vetëm ne të dy jemi, burrë e grua.
Gazetarja: Po si jua kanë marrë të dhënat, a keni ndonjë dyshim?
Ruzhdije Meta: Nuk dimë asgjë. Po kartat tona nga nuk po shkojnë. Ku u gjetën ato të partive që dolën njëherë.
Gazetarja: Për patronazhistët e keni fjalën?
Ruzhdije Meta: E kur dolën lloj lloj të dhënash karte ID atëhere, se di.
Gazetarja: Ata emrat që kanë dalë nuk e di i keni parë në televizor, që ju kanë përfshirë?
Ruzhdije Meta: Nuk njoh asnjeri aty.
Gazetarja: Dashamir Ymeraj e njeh?
Ruzhdije Meta: Jo, jo.
Gazetarja: Eneidi Zeqo e njeh?
Ruzhdije Meta: Jo, jo nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di.
Gazetarja: Keni menduar ta hidhni në gjyq?
Ruzhdije Meta: Të shikojmë njëherë. Të gjejmë kush janë njerëzit, pastaj të bëjmë diçka.
Gazetarja: Ju nuk keni shtëpi apo jo? Jetoni tek vëllai?
Ruzhdije Meta: Unë jetoj tek vëllai, kam pasur shtëpinë në Laprakë por ma ka shembur shteti dhe nuk kam shtëpi, jam pa shtëpi.
Hahahahaha pleq dhe anonime, pa adrese, pa shtepi dhe katandi, por pronare te medhenje te nje kontrate shteterore!!!!! Shteti nuk di asgje!???? Vetem per kaq, dmth per paaftesi, qeveria duhet te ike sot, tani! Te pakten keshtu do ishte ne cdo vend qofte dhe disi normal. Ketu ku jeton dhe sundon Ali Baba me 40 hajdute Asgje ska ngjare! Gezuar Ramazonin dhe Krishtlindjet bashke.
Kurre në Evropë mëmëdheu i degjeneratave,hajdutëve,drogaxhijve,dhe korruptuarve. Shteti më i degradar në botë që shërben si vazo e Pandorës të së keqes universale.
Patronazhistet dijn gjithcka ...
Vetem nje komunist si ty mendon qe bir qeveria se ka hajdute e kriminele. Na mbyten shpellaret. Po pse mo mjeran qeveria i kap kriminelet?
Me sa shikoj kjo puna e BABALES tani u be loje demokratike se drejtesia dhe SPAK apo prokurori e gjykata jane kthyer ne mafje. Vertete qe ne Shqiperi duhet nje shkundje e madhe tektonike dhe ajo nuk realizohet me me forma te ashtuquajtura demokratike . Liria dhe demokracia nuk exportohen, por vijne si rezultat i permbysjes se mendimit duke permbysur edhe ata qe i kane. Ajo qe ka mbjellur Sali Sheqerja , duhet çkulur nga rrenjet duke permbysur me rrenje prokurore, gjykates, avokate qafederra qe ose ti zhdukesh nga faqja e dheut, ose ti detyrosh te marrin arratine. Populli shkrete i ka qendisur gjerat nga jeta: duhet te turbullohet qe te kullohet. Dhe kjo presupozon zhdukjen e kesaj kategorie gjallesash qe kane prure dhe vazhdojne te mbajne kete gjendje, ndryshe per njerezit e thjeshte nuk ka me jete ne kete sistem te krijuar. E çdo humbasish veç asaj qe ke humbur? Rendesi ka tu leshe te ardhme brezit te ri megjithese nje nje pjese e tyre eshte qelbur deri ne gryke. Kurdoher ka nje rruge shpetimi.
Mos i besoni se keto plakat genjejne.Kjo qeveri nuk ben kurre korrupsion se nuk i le Rama.Ja pyesni Meron po nuk besuat.
e gjetën plehrat si t'a bëjnë lojën që të dalin të pastërt nga hajdutlliku i madh,fajin e ka Saliu dhe pensionistët,ata që ju dhanë paratë e shtetit janë ujë i kulluar ndërsa ata që i dëgjojnë janë gomarë
HAJDE AFERE KORRUPTIVE HAJDE. DHE BESOJE ERION VELINE DHE EDVIN POTUREN. KETA TE BEJNE DOBIÇIN E TA LENE NE PREHER. E TURPSHME QE ENDE NUK I KANE ARRESTU ATA PRONARET KLODIAN ZOTON, STELA GUGALLEN DHE MERTIRIN. SDUN SE BOTA ESHTE SHUME E VOGEL ME DASHTE INTERPOLI SE PO U KAPEN ATA DEL E VERTETA E ERION VELIUT DHE EDVIN POTURES . NDONJE PISLLIK TE VOGEL E KAM BO DHE UNE PO JO KESHTU SI KTA.
TI KE BO AQ SA KE PAS NE DORE,EDHE ATA KAQ KISHIN NE DORE.Rama dhe Veliaj kane me shume se keta por deri tani nuk jemi te sigurte.Te presim drejtesine se e pe si doli bllof MONIKA.
Cfare behet ne kete vendin tone quajtur Albania. Turp i madh keta politikane e sollen vendin ne kete derexhe. Mos gezofshin as femijet e tyre!
Jeta ne Shqiperi eshte komedi????????
Keta patronazhistet e kellirest,bastardit,ndyresires Edi Rama dijn gjithcka . Si mund ti shpetojn kerricit te Vucicit gjithe keto lek ???? Eshte vete brenda ketyre lekeve ndyresira sepse eshte nje specie e pangopur. Bastardi akuzoi edhe te atin per atesin e djalit ...
MERR GJE TI TAULANT SE dukesh i pa ekuilibruar
Ka faj mero që boton të tilla habere! Ai shumë mirë mund të vazhdonte t'ia lante m...n me shurr udhëheqsit ashtu si për herë, me të gjitha koncesjonet e tenderat kurruptivë për plot 10 vite!. Mos harroni tenderin e unazës që në emër të një kalamani anonim ishin zhvatur miljona euro nga buxheti i shtetit djersë e popullit apo koncesioni i spitaleve etj..deri tek ky mega mega korrupsion që përveç dëmit ekonomik duket hapur se sa poshtërsisht e ndyrë udhëheqësi tall bolet më së pari me ata që e besuan dhe votuan dhe krejt qytetarët e këtij vëndi! Të vjedhësh kaq hapur sa kjo bandë do të thotë se edhe ajo gjoja reformë në drejtësi është fasdë apo më zi se para 2013! Rama para qjyqit popullor sa më parë!
Kjo eshte media. Te ushqen pa ditur cfare han.
Sa e cudicme per gjith keta qe komentojn bejn sikur ça kan zbuluar. Ajo dihet qe ne shqiperi ka nga 90-ta qe vetem vidhet me cdo lloj menyre.
Viktima të komunizmit, viktima të Sudes, viktima të Babales. Po si kështu , do bëjmë korrupsion dhe do e bëjmë trashë fare. As i besoj fare kësaj historie. Besoj që ka korrupsion galopant. Por kurrsesi me ID pleqsh që mezi lëvizin. Tani ose këta janë persona realë dhe kanë dijeni për atë ç'ka ndodh. Ose në të kundërt janë nga ato shashkat e foltoreve ( nevojtores) që e nxjerrin Shqipërine o si Gjermania, kur janë vetë në pushtet, ose si Kolumbia kur janë në opodhitë .
Skeni pare gje akoma
Kshtu hiqen te gjithe sikur nuk dine gjo jone te pafajshem