Mësuesi nga Dibra: Më akuzuan në komunizëm si agjent i CIA-s kur isha 15 vjeç

15 Qershor 2024, 22:10Sociale TEMA
Mësuesi nga Dibra: Më akuzuan në komunizëm si agjent i CIA-s

Sadik Prethi nga Luznia e Dibrës, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi arsimit dhe mësimit të brezave të rinj, rrefen akuzën e pabesueshme që iu bë kur ishte vetëm 15 vjeç.

Ai shprehet në emisionin ‘Real People’ në Euroneës Albania se njerëz te regjimit komunist i thanë se ishte agjent i CIA-s amerikane, e cila në atë kohë konsiderohej si organizatë terroriste në vend.

Një akuzë kjo, ndër disa të tilla që i erdhën Sadikut dhe familjes së tij në periudhën e komunizmit.

“Kisha thënë ‘partia ndonjëherë ja fut kot’. Më thirrën te dega e rendit, më thanë ‘dëgjo, ke filluar me llap pak’. ‘Po’ i thashë. ‘Po mundët me gjet një mësues memec më thuaj’ i thashë, e lidha me profesionin. ‘Jo mor jo më thanë, mësuesi memec nuk e ka vendin te shkolla por në spital.

Por po të themi se ke filluar me llap në politikë’ më thanë. Unë studioja me llampë me vajguri. Llampa nuk mund të ulej nga oxhaku poshtë, sepse kishte mysafirë shtëpia. Mua ma ndërprenë shkollën. Sepse të arratisurin në Amerikë ma kishin bërë xhaxha. Lufta e klasave arriti kulmin e zhvillimit të saj në vitet 80-të, saqë nuk durohej më. Isha në klasë të tetë kur u ndalua shkolla.

Më thanë përfaqësuesit e partisë ‘je në shërbim të CIA-s së Amerikës’. Unë i mbushur me mllefin që kisha dy dëftesat në dorë që mi ulën provimet. Me idenë që është në shërbim të CIA-s. Mua më akuzuan sepse ashtu ju mbush mendja atyre. Unë i thash ‘para se të shkoja te CIA, kam qenë te UDB Jugosllave”, tha Prethi.

5 Komente

  1. S
    Sadiu

    Po ik mo psikopat, do merreshin CIA me ty koqe kandari. Po e kërkon vonë titullin e të persekutuari, apo nuk të punojnë damarët mirë. Më budallëkun tënd injoron figurën e mësuesit.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tosi

      O idiot, kish t'i beson këto idiotllëqe që thua. A ka njeri në këtë media që të mos i lërë më hapësirë këtyre budallenjve, që kujtojnë se po bëhen protoganist???!!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadriu

        Ore idioter akoma vazhdoni me keto idiotesira!!!Te gjeti apo e gjete ore gazetaruc i kazanit.Apo varri k:.......,mjafton te thuash diçka dhe hop behet lajm.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mësuesi

          Kur lexon idiotizma që nuk kanë vlerë neveritesh ,së pari nuk kishte mësuesa 15 vjeçarë po mund të kishte patur probleme por nuk i ha askush gënjeshtra idiotësh mund të kesh folur por jo kur "ishe mësues 15 vjeç"

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            Nuk ka mesues qe eshte ne terezi ne kete moshe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje