Ministria e Brendshme: 26 Korrik, afati i fundit i aplikimit për karta ID ose pasaporta biometrike përmes kuponëve të “Aleat”

23 Korrik 2023, 12:00Sociale TEMA

Ministria e Brendshme: 26 Korrik, afati i fundit i aplikimit për karta ID

Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.

Nga data 1 Gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.


“Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit“, thuhet në njoftim.

Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”, ndërsa çmimi i kuponëve do të jetë i njëjtë.

5 Komente

  1. A
    Andi Mehdi Bushati, CEO i "Lapsi.al"

    Sa do te jete çmimi, a mund te na e tregoni?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ali Baba me 40 Hajdutë!

      Çfarë dmth? Që lekët e paguara ikin për lesh...?? Po s'ke faj ti o Tau nga LB. Se ju të gjithë jeni Hajdutë me çizme!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaz Doku Arizona USA

        Pse çmimi I njejte se tani e ka kompani shteterore. Apo ka populli? Hajde qeveri per popullin hajde!!! Dhe do kerkosh prap vota?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Ne kemi paguar nga 200 euro per pasaport ka tre muaj ne ambasad ne paris dhe nuk na gjindet pashaporta , ambasada sta hap kurr telefonin dergojm imel nuk e rruan njeri , o shtet o Ed Rama o ordiner kemi derguar para 30 vjet o moster ne at vend nuk meritojm bastard si kta te ambasades ne Patis na gjej pashaporten o na kthe leket o alabak ktyeminister qe ste dhjet njeri ne ministrin e jashme .

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nemesis

            "Shqiptari"! Bjerini Rames, bjerini pa frike pasi ai nuk te çon per gjah, nuk te fut ndonje kurve ne makine e pastaj nga "pakujdesia" thyen qafen, nuk te çon me helikopter qe te sherohesh ne Itali, nuk te vret me "çader pistolete" Per te gjithe keto arsye, je ne te drejten tende, prandaj bjeri pa frike.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje