Miratohet plani për zgjatimin e Lumit Lana nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, Veliaj: Meta, sabotuesi kryesor i projekteve në Tiranë

12 Korrik 2022, 12:36Sociale TEMA

Miratohet plani për zgjatimin e Lumit Lana nga Pallati me Shigjeta deri

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi një tjetër projekt që do të nisë së shpejti në kryeqytet. Bëhet fjalë për zgjatimin e Lumit Lana nga pjesa e Pallatit me Shigjeta, e deri në Kashar. Veliaj tha se familjet, objektet e të cilave i prek projekti, edhe nëse nuk i kanë të legalizuara, do të dëmshpërblehen me aq metra katrore sa kanë aktualisht.
“Ne sot miratojme atë që quhet plani për rialokimin dhe bëhet fjalë për 24 struktura rezidenciale, me çertifikatë pronësie që i përket 26 familjeve, 211 strukturat e tjera janë në tokë të Bashkisë. Janë në tokën tonë, por nuk po i përzëmë. Po u themi: “Na lini të bëjmë shtëpitë tamam, që mos t’i marrë Lana përpara, dhe të gëzoni edhe për faktin që jeni në buzë të një super bulevardi”, se vazhdon me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, dhe ndërkohë është tokë e shtetit. Nuk do i lëmë pa shtëpi, do marrin aq sa kanë, por ne do të vazhdojmë të urbanizojmë Tiranën. Janë 9 struktura që janë akoma në proces verifikimi dhe 71 parcela tokash, disa më të vogla dhe disa më të mëdha”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se puna në qytet do të vijojë edhe pse sabotuesit do të vijojnë të pengojnë. “Siç e dini, kemi marrë një kredi nga Banka Europiane e Investimeve. Një kredi për të cilën plotfuqishmërinë nuk e morëm kurrë nga Ilir Meta, si sabotuesi kryesor i projekteve në Tiranë. Unë kam parë kryetar bashkie qe do të bëhet president, por president që do të bëhet kryetar bashkie, hera e parë që e dëgjoj. President që do të bëhet brigadier komunale është akoma më e rrallë. Ka bllokuar çdo projekt, përfshi edhe këtë”, shtoi Veliaj.

4 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Sabotues apo miratues, duhet kujdes me fondet, standartet e BE-së ishin dikur të vlefshme, sot jan armike të vëndit.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Se ca lidhje , ka Meta me bashkine e tiranes vetem truri i ketij mashtruesit mund ta beje lidhjen. Per sa kohe ka legeno delenxhinj qe i vene pas 1 supermashtrusi te tille pse mos te beje pordhe erionka.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yyyyyyyyy

        Per rrota cari si ty o "ben" natyrisht nuk ka asnje lidhje. Ceshtrja eshte se budallenjte si ty llapin shume dhe pellasin si gomeret, po s'bejne asnje pune.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lymi

        KUSH DO TA SHLYEJE KREDINE QE KA MARRE KY FIKU??? KUSH DO ME PRE BAST QE DO PAGUAJE QEVERIA DMTH TE GJITHE NE JASHTE TIRANE... Si psh per termetin qe u moren 1 miliard gjoja per Durresin e Lacin po u harxhuan te gjitha (dhe shume te tjera nga buxheti pra nga xhepat e te gjitheve jashte TR) per fushate nga ky pushti...

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje