Shqipëria e 2100-ës: Popullsia zbret në 1.1 milionë banorë, mosha mediane 63 vjeç, humbasim “garën” në rajon

12 Korrik 2022, 08:35Sociale TEMA

Shqipëria e 2100-ës: Popullsia zbret në 1.1 milionë

 

Shqipëria e 2100-ës: Popullsia zbret në 1.1 milionë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përditësuar të dhënat e popullsisë globale, ku veç të tjerash gjenden edhe projeksionet e popullsisë së secilit shtet, deri në vitin 2100, bazuar në tendencën e viteve të fundit. Si do jetë Shqipëria e 2100-ës sipas këtyre projeksioneve nga OKB? Në skenarin bazë, popullsia e Shqipërisë projektohet pranë vetëm 1.1 milionë banorëve, nga rreth 2.8 milionë që është sot, pra më shumë se përgjysmim, si rrjedhojë e emigrimit të lartë dhe normave të ulta të lindjeve. Duke qenë se emigracioni është kryesisht një fenomen i përhapur të grupmoshat më të reja, atëherë edhe plakja e popullsisë duket e paevitueshme. Por, ky është skenari bazë. Skenari më pesimist flet për një popullsi të Shqipërisë prej vetëm 569 mijë banorësh në 2100-ën, ndërkohë që skenari më optimist flet për rreth 1.8 milionë banorë. Por, analizën për Shqipërinë dhe krahasimin me rajonin do ta bëjmë sipas skenarit bazë.

Kështu, veç popullsisë, projeksionet tregojnë se mosha mediane në Shqipëri në 2100-tën do të jetë 63 vjec, nga 37 që është sot, ndërkohë që jetëgjatësia mesatare projektohet pranë 90 vjeç, nga 76 vjeç që vlerësohet sipas OKB në 2022-shin.

“Scan Intel” I ka përpunuar dhe analizuar të dhënat bruto të raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke bërë një krahasim edhe me rajonin, për të kuptuar se në çfarë pozitash do të jetë Shqipëria por dhe Kosova në vitin 2011. Nga kjo analizë të dhënash, bazuar në projeksionet rezulton se Shqipëria do ta humbasë garën në rajon. Kështu, me një popullsi të projektuar pranë 1.1 milionë banorësh, vendi ynë do të ketë një popullatë edhe më të ulët se Maqedonia e Veriut, e projektuar panë 1.2 milionë banorëve. Sot, Shqipëria ka popullsinë e 3-të më të madhe në rajon, pas Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, ndërkohë që në 2100-tën projektohet të jetë në vend të 4-tët, me Maqedoninë e Veriut në vend të 3-të. Sot, Shqipëria bashkë me Kosovën përfaqësojnë rreth 26% të popullsisë së Ballkanit Perëndimor, ndërsa në 2100-tën, kjo nomë projektohet të zbresë pranë rreth 23.7%. Sa I përket moshës mediane të popullsisë, sot Shqipëria renditet në vend të dytë në rajon, pas Kosovës, si vendi me popullsinë më të re, ndërkohë që në 2100-tën do të jetë vendi më I plakur në rajon. m,adje, në vend të dytë si vendi me popullsinë më të plakur në rajon parashikohet të jetë Kosova në vitin 2100-të. Sot, Shqipëria ka normën e 3-të më të lartë të fertilitetit në rajon, dhe në 2100-tën pritet të ketë normën e 4-tët më të ulët.

Pra, shifrat flasin qartë. Pavarësisht se janë të bazuara në projeksione, këto të fundit I referohen tendencës së viteve të fundit. Pra, në rast se situata do të vazhdojë ashtu sikurse është sot, me norma të ulta lindshmërie dhe emigracion të lartë, atëherë Shqipërinë, shekulli I ardhshëm do ta gjejë me një popullsi më shumë se të përgjysmuar, thuajse dy herë më shumë të plakur, dhe me një pozicion të përkeqësuar në rajon. Problematikat e mëdha që evidentohen sot, kryesisht nga biznesi, të paktën sa I përket krahut të punës, pritet të thellohen edhe më tej. Pra, sirenat e alarmit kanë rënë, madje fuqishëm. Pa politika sociale dhe ekonomike të mirëorientuara, vendi ynë pas rreth 80 vitesh do të vuajë një sërë problematikash si pasojë e këtyre ndryshimeve rrënjësore demografike.

 

12 Komente

  1. v
    vang

    Shqiperia eshte nje vend i bekuar me klime te mire ,me ujra e pasuri. Ndryshimet do behen per te permiresuar jetesen dhe gjendja ekonomike nuk do jete si sot. Perse do shpopullohet deri ne ate mase???

    Përgjigjjuni
    1. I
      I menduari

      Parashikime karagjozesh! Ne Shqiperi (e bashkuar me Kosoven dhe Makedonine) per pak dhjetvjecare do rivine ne vemendje politikat kombetare-komuniste te perudhes se lavdishme te Enverit, shoqeria shqiptare do kete se shpejti nje respekt dhe dashuri te vecante per idete enveriste dhe ne pushtet jo ne nje kohe te larget do jene neo-komunistet. Kjo do te sjelle ne vemendje dhe ne politika zbatimi te gjitha perparimet qe epoka enveriane ka bere ne historine shqiptare, duke perfshire te gjithe aspektet e saj. Ne kete kuptim te gjitha politikat enveriste per shtimin dhe forcimin e popullsise shqiptare (natyrisht tashme te moderuara) do rivihen ne zbatim dhe ashtu sic Shqiperia nga 1 milion banore ne 1945-n arriti ne 4.2 milion banore ne 1990-n, ne te njejten menyre do pritet qe popullsia brenda Shqiperise se vogel te arrije ne 8 milion banore. Po te shtojme edhe Kosoven dhe Makedonine V qe normalisht per disa dhjetevjecare do perbejne nje shtet te perbashket me Shqiperine, me shume mundesi popullsia shqiptare ne 2100 do jete diku te 18-20 milion banore. Natyrisht hapi i pare drejt nje perparimi te tille do jete zhdukja nga arena politike dhe nga drejtimi i shtetit i funderrinave antishqiptare berishiste dhe pseudosocialiste dhe perhapja e se vertetes historike per periudhen e lavdishme komuniste. Kjo do te sheroje menderisht shoqerine shqiptare dhe do beje te mundur qe ne krye te puneve te vijne njerez me parime atdhetare dhe perparimtare (pro-komuniste). Ky do te ishte hapi i pare, qe do ti hapte rruge zhvillimit dhe perparimit te shqiptareve!

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Shqiperia ka mbaruar dhe askush ne kete planet nuk mund ta beje me!Eshte vete gjenetika e ketij populli!Po ti kthejme syte nga e kaluara zbulojme se si jemi!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elton

        Do mbesin Politikanet dhe Hajnat qe do bejne pislliqe jashte dhe do i investojne ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Firmat e themeluesve të PD-së 1991

          PD thotë se qeveria Rama është shkaktare betonizimi, dhe kullat zënë hapsirë parkimi në parqe fëmijësh.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fisnik

            Çështë ky zell për futjen e fjalëve të huaja pa nevojë për kuptimet e vjetra për të cilat i kemi fjalët? Pse "mediane" kur e kemi "mesatare"?

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eva

              Fisnik, Mediana dhe mesatarja jane dy gjera ndryshe, duhet te lexosh ca llogjika statistike!

              Përgjigjjuni
              1. c
                ca po thua

                Ku eshte ndryshimi moj torrollake?

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eva

                  E para nuk ofendova njeri dhe e dyta po vazhdon ta zhysesh veten ne injorancen tende mbi statistikat! Ketu keni nje link ku mund te te ndihmoj te lexosh dicka mbi temen: Google: Average and Median https://realestate.wichita.edu/question/median-vs-average/#:~:text=The average is calculated by,larger and half are smaller. Me dashamiresi, Eva

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tralala zura nje gale

                    Te dhjefsha linkun. Ku eshte ndryshimi moj?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Eva

                      Mesimi eshte qe mos hyr kurr ne bisede me nje injorant, se te mund me eksperience! ;)

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tralala zura nje gale

                        E kuptoj qe ke experience, po na thuaj ndryshimin moj moj!

                        Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje