
“Kur ne morëm detyrën, eksportonim 100 milionë dollarë produkte bujqësore. Sot e kemi çuar në 400 milionë dollarë dhe do ta çojmë në mbi 1 miliard dollarë në mandatin e tretë”.
Kjo ishte deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhënë gjatë një takimi me fermerët e Tepelenës.
Kësaj deklarate i kanë qëndruar besnik në fjalën e tyre edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, si dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
A mundet sot qeveria “Rama” që, brenda tre viteve, të arrijë shifrat e 1 miliard dollarëve, pra 600 milionë dollarë më shumë, duke qenë se në dy mandate – me katër ministra të ndryshëm – eksportet për bujqësinë u rritën me 300 milionë dollarë?
Sipas ekspertit të bujqësisë, profesor Ilir Pilku, kjo shifër është e arritshme, por që duhet të merren disa masa paraprake nga politikëbërësit.
“Që të arrish 1 miliard dollarë eksporte, duhet të shtohen investimet në disa sektorë”, ravijëzoi ai për Albanian Post.
Sipas profesorit, sektorët më me rëndësi në të cilat duhet të investohet janë serat, agrumet, frutikultura, blegtoria dhe arroret, duke qenë se kanë potencial të konkurrojnë edhe në tregjet evropiane.
Për serat, Pilku tha se janë bërë investime, por në masë të vogël, pasi “bazuar te shifrat për vitin 2021, janë shtuar vetëm 67 hektarë sera”.
“Pra, me një rritje kaq të ngadaltë të investimeve, nuk mundet që të arrihet rritja e volumit të eksporteve me 100%”.
Për sa u përket agrumeve, Pilku listoi mandarinën, portokallin dhe limonin, si grupin me të cilin Shqipëria mund të prezantohet në tregun evropian.
Blegtoria, si një sektor kryesor në aktivitetin bujqësor të Shqipërisë, ka mbetur mbrapa me investime dhe kjo, sipas profesorit, vihet re në sasinë e madhe të importit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
“Një element tjetër i rëndësishëm do të ishte edhe fuqizimi i blegtorisë, e cila do të mundësonte që të ulej importi i qumështit dhe i lëndëve të para dhe nënprodukteve të qumështit (djathit, gjalpit dhe kosit)”.
Investimet në fushën e blegtorisë, shton profesori, do ta bënte sektorin një mundësi të mirë për të zgjeruar eksportet. Kjo, bazuar edhe te rekomandimet e Bashkimit Evropian (BE).
“Zgjerimi i eksportit në lidhje me produktet e mishit dhe të qumështit, është një nga kushtet që edhe BE-ja ia ka vendosur Shqipërisë, pikërisht në Kapitullin 12”.
“Ky kapitull, fatkeqësisht, është një kapitull i pambyllur akoma në lidhje me masat dhe detyrimet që duhet të plotësojë Shqipëria për eksportet e produkteve blegtorale në BE”, vijoi Pilku.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, eksperti i bujqësisë përmendi arroret, nga të cilat gështenja ka statistikën më pozitive të eksportit.
Në bazë të një studimi të vitit të kaluar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqipëri, arroret, veçanërisht gështenja, përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për komunitetet ku alternativat e punësimit janë të pakta.
Në rang botëror, studimi e rendit Shqipërinë në vendin e 9-të për eksportin e saj.
Gjatë një interviste, Ergent Pire, menaxher i Shërbimeve për Agrobiznesin, pranë kompanisë së konsulencës për rritjen e bizneseve, Creative Business Solutions, tha se një ndër politikat në mbështetje të prodhimit dhe zgjerimit të eksportit është kompensimi i kostove të fermerëve nga shteti.
“Duke qenë se një nga problemet kryesore që shprehet shpesh nga fermerët është kosto e lartë e prodhimit, mbështetja mund të fokusohet në kompensimin e një pjese të kostove të prodhimit, nëpërmjet skemave të mbështetjes për sasi produkti”.
Sipas tij, kjo mbështetje direkte do të reduktonte kostot për fermat bujqësore, duke kontribuar në një ulje të çmimeve në tregun vendas dhe e bërë bujqësinë shqiptare konkurruese në tregjet e eksportit, në raport me vendet e tjera të rajonit.
Këto skema kombëtare të mbështetjes duhet të harmonizohen dhe përafrohen me Politikat e Përbashkëta Bujqësore (CAP) në Bashkimin Evropian, tha ai.
Masat e reja, vijoi shpjegimin ai, duhet të promovojnë “zhvillimin rural dhe kohezionin social, të prezantojnë përfitimet mjedisore dhe të zbatojnë kritere që nxisin operatorët për të zbatuar standardet e sigurisë dhe cilësisë”.
Për profesor Pilkun, nëse qeveria do të investonte në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjelljes dhe të përmirësonte teknologjinë e prodhimit, do të minimizonim importet dhe do të mund të konkurronim në tregun evropian.
“Bujqësia ka nevojë për fonde. Aktivitetet e shumta bujqësore, që në Shqipëri operohen, pra ne kemi rreth 72 aktivitete bujqësore, ku 25 janë shumë potenciale. Ky është favori që ka Shqipëria në rrjetin ballkanik. Këto aktivitete duhet të shfrytëzohen në mënyrën e duhur dhe për këtë duhen të buxhetohen para më shumë”, përmbylli eksperti.
Po Rama eshte debil o njeri ! Si mund te kuptoje ai cfare eshte ekonomia kur formimi i tij eshte mesues vizatimi ?! Le qe harrova ... Keto jane furcet e Baton hajdutit.
Po ik o Vito , mashtrues muti, me mut nga shoku jot Niko !....... . Bujqesia ka mundesi te eksportoje jo 1 miliard por edhe 2 miliard euro ne vit....... . Mirepo duhet punuar per bujkun, jo per bosin...... . Bujku nuk do as ndihme me leke nga shteti. Ai kerkon nga shteti vetem te gjeje tregje jashte dhe ta lidhe drejteperdrejte me ate qe prodhon, jo me tregtarin...... . Te vij vete gjermani, ceku, polaku, russi, (auu, edhe russi, po or po, lere c'bertet SRB-i), danezi, svedezi, finlandezi te bejne kontrata e blerje direkt tek bujku, (bujku o bujku, buujkuu, jo fermeri). Ka perime, e fruta, domate, tranguj, speca, shalqi, pjeper, mandarina, portokalle, molle, qershi, ullinj, vaj ullini,( qe sivjet ka mbetur pa u shitur, me 5 mije leke litri, ndersa vaj luledjelli 4 mije) dhe shume prodhime te tjera............... . Mirepo duhet pune. Duhet qe punonjsit e ministrise dhe drejtorive te bujqesisev, te dalin nga zyrat, te lene bizneset e tyre private te falimentojne, ( aaa, dike mire ti, kujt t'ja hedhesh ti ... ? ....... Keshtu behen edhe 2 miliard euro. Ndryshe lopet, nga 500 mije me pak se ne 2014, do te shkojne drejt zhdukjes.......
O koqe po nuk jane kryeministrat qe japin mend, jane strukturat teknike te qeverise dhe ministrite perkatese.
Sa te jete skenderbeu gjalle e tejkalojme 1 miliard me kanabis pa problem se tjeter gje asnji fare as nje gjilpere nuk prodhohet ne shqiperi edhe qumshtin na e sjell serbia lere te tjerat eh babo
Oh, e mesoi edhe katunari emrin Babo per Ramën. Tani po. Tani do fitoje Berishë Komunist Katunari zgjedhjet. Kur mesoi edhe ky Mafishja Kokelopa Tropoja të shkruajë, "mos mbestë shkrimtar më kembe, mos mbestë", do thoshte i ndjeri Jovan Bregu. Të me falin tropojanet e ndershem, sepse njerezit gabimisht e lidhin Sali Berishen me Tropojen. Sali Berisha nuk është nga Tropoja, dhe as tropojan. Është i ardhur ne Viçidol, dhe t'u vije anës tropojaneve, qe Jane trima dhe të ndershem. Nuk e ben dot Sali Berisha biografine e Tropojes, sepse tropojanet kane detdhur gjak nder shekuj per Shqiperine.
Oh, e mesoi edhe katunari emrin Babo per Ramën. Tani po. Tani do fitoje Berishë Komunist Katunari zgjedhjet. Kur mesoi edhe ky Mafishja Kokelopa Tropoja të shkruajë, "mos mbestë shkrimtar më kembe, mos mbestë", do thoshte i ndjeri Jovan Bregu. Të me falin tropojanet e ndershem, sepse njerezit gabimisht e lidhin Sali Berishen me Tropojen. Sali Berisha nuk është nga Tropoja, dhe as tropojan. Është i ardhur ne Viçidol, dhe t'u vije anës tropojaneve, qe Jane trima dhe të ndershem. Nuk e ben dot Sali Berisha biografine e Tropojes, sepse tropojanet kane detdhur gjak nder shekuj per Shqiperine.
Automatizim,Automatizim,Automatizim….!!!!! Nese nuk ka automatizim, pra modernizim te bujqesise, bujqesia dhe blegtoria do rrudhen dhe eshte mese normale. Sot problemet e krahut te punes jane kudo , veçanerisht ne bujqesi e blegtori. Mos rrini te degjoni keta specialistet qe jane po te njejtet e ketyre 30 viteve te fundit qe pa pike turpi dalin e vazhdojne me prralisjet e tyre teorike. Shqiperia s’ka pse shpik rroten por te lidhet me shtetet me te perparuara ne keto fusha se vendin e ka special dhurate nga Perendia. Kryeminister poturemadhi ti hipi avionit jo vetem per sfilate por te beje edhe mdonje pune. Kaq kisha unë.
ti kaq kishe por "shteti" kumandaret nga turko-sllave.
o ed rama o genjeshtar trala la la la la, hunda jote si shpatar trala ka la la la
skipria ka potencial vetem te eksportoj xhihadista dhe kokaine turke, dhe kete e ka treguar se e ben mire.
Per xhihadista se ka fajin Rama , e ka fajin Janullatua ...ai vuan nga muaselli .....
Shkollepaku ka deshtuar ne cdo fushe. Eshte super hajdut i pangopur nuk e ka iden se si ndertohet shteti administrata publike. E shumta qe mund te bej ndertimi i ndonje rruge me 20milion euro km. Bujqesia u shkaterrua blektoria po zhduket industria fjale e huaj.
Shqiptari bashke me qeverin e ti e do tani e si jotja i thone nje llafi...keto qe shkruan autori nuk jane per shqiptaret e facebook dhe instagramit..kryeministri thote beni sera me canabis jo me domate e lule..i pi njeri keto te fundti jo.
Nuk ka lidhje me potencialin e prodhimit por me ndihmën absolutisht të munguar për 30 vjet të strukturave sa i përket tregjeve ku të shitet prodhimi.
Pooooooooo!
Me Krifcen ministre cdo gje eshte e mundur , thone se do mbjell kripe ne Karavasta ,do ket te ardhura te pa parashikuara nga korrja e kripes per export.
Per eksportet bujqesore ka nje mundesi qe nuk po shfrytezohet. "Dimri i gjelber". Europa qendrore dhe veriore ne dimer mbulohet nga bora dhe akulli. Ne kemi dimer mesdhetar, dimer te gjelber. Per tregjet e "dimrave te bardhe", ne mund te kultivojme ne fshe te hapur perimet dimrore: presh, laker, lulelaker, brokoli, sallate jeshile, spinaq, pazi, qep dhe hudher e njome, erzat(koper, majdanoz, selino etj.), karrotat, rrepkat dhe rilkat, panxharin e kuq etj, qe s'kane nevoje per sera dhe investime. Problemi mbetet njohja e tregjeve, e kerkesave, standardeve, lidhja e kontgratave, sigurimi i transporteve etj qe u takon sipermarresve ti zgjidhin me vendet pritese. Eshte njera nga mundesite.
Cfare do me thene te eksportosh????? dmth te shesesh. Nese nje produkt i caktuar shitet psh me shtrenjt brenda vendit pse duhet ta shesesh/eksportosh jashte vendit? Pra, ceshte kjo deshire apo mburje per eksporte, eksporte, eksporte, kur fare mire sukses eshte dhe zevendesimi i importeve, pra ulja e mallrave qe vijne nga jashte, pasi shtohet prodhimi vendas. Nejse se u zgjata. Sa per temen ne fjale, Shqiperia nuk duhet te kete prioritet bujqesine, pasi struktura e ketij sekstori eshte e disfavorshme duke u nisur qe nga parcelizimi ekstrem i tokes bujqesore, e deri tek pamjaftueshmeria e saj per zhvillim. keshtu qe te harxhosh para publike per tia injektuar fermerit qe te prodhoje eshte humbje per gjithe shoqerine, pasi nuk mundemi te konkurojme ne kostot e produkteve mbetjen e botes. Te shtosh prodhimin e qumeshtit, do te thote te shtosh numrin e bagetise, qe nga ana tjeter duhet te sigurosh me kosto te arsyeshme ushqimin e tyre. Me strukturat prodhuese qe kemi, nuk mundemi dot te sigurojme as gjysmen e nevojave ushqimore, biles edhe me kosto me te larte sesa te themi ne vendet europiane.
Peshku?! Kishim qindra hektare vaska per industrine e prodhimit te peshkut. Keneta e Durresit, me rendiment te ulet bujqesor si toke e kripur, ishte shfrytezuar per zhvillimin artificial te peshkut, stallat e lopeve, pularite dhe produktet bujqesore qe toleronin nivelin e larte te kripes ne terren. Kemi mijera lumenj dhe burime nga Alpet deri ne KKonispol qe mund te shfrytezohen per rritjen e peshkut te ujit te embel te cilesise se larte. Jemi ne detin me strategjik te botes, detin Mesdhe dhe per turp te Zotit, nuk kemi nje flote peshkimi , tregetare dhe ushtarake. Nje popull barinjsh qe as meriton dhe as kupton rendesine super strategjike te detit. Duhet patjeter te "braktisim" Ultrsiren Perendimore te shkaterruat nga nje dendesi e tmerrshme dhe te drejtojme ekonomine tone drejt detit dhe malit.
Nje miliard thua?! Po pse jo 100 miliard , numra jane , futja se shkon me mire te tifozet! Po per çfare bujqesie flisni more aman. A i keni pare fshataret ne treg! Gra qe shtyjne karrocat qe jane per llaç , me ca domate kastravece e ndonje frut . Te tjera duke mbajtur bidonat e qumeshtit ! Boll se na mbytet me propagande Enveriste
Sipas profesorit, sektorët më me rëndësi në të cilat duhet të investohet janë serat, agrumet, frutikultura, blegtoria dhe arroret, duke qenë se kanë potencial të konkurrojnë edhe në tregjet evropiane. Kush sektor tjeter bën pjesë ne bujqesi meqenese kata qe na thote profesor qenkan me te rendesishmit????? Tema te hedhura si karrem per delet per te larguar vemendjen nga skandalet e perditahme. Batoni dhe mero paguhen per kete punë apo jo. Pak me poshte thote: nga sektori i agrumeve do te veçojme mandarinen , lomonin dhe portokallin. Kush bën pjesë tjeter ne kete sektor ?????? Dhe propaganda vazhdon………………….
I bete te gjitha dhe tani ju mbeti vetem bujqesia?
Me se do shkojme ne Europe?! —Kemi vetem 5-6 hapesira per te tregetuar dhe eksportuar ne Bashkimin Europian. —Fruta-perime,mandarina,portokalle,limona,geshtenja,arrore,duhan dhe perime te konservuara —Minerale dhe lende te para,nafte te paperpunuar,gaz,energji elektrike —Vaj ulliri,peshk,mish dhe bulmetra,peshk,midhje —Tekstil,fason dhe prodhime artizanati —Bime medicinale,esenca,ereza —Verera dhe pije alkoolike —Rritja e eksporteve ne BE dhe me gjere kerkon nje politike te re dhe intensive te shtrire ne zona te tjera krahas Ultesires Perendimore. —Hartimi i nje konvejeri te gjelber,gjithevjetor qe perfshin zona te tilla si Malesia e madhe,zona Shkoder,Lezhe,Laç,Fushe Kruje,Zona Durres-Tirane,Peqin-Elbasan,Cerrik,Belesh,Dimal,Kuçove,Berat,Skrapar,Permet,Fier,Vlore,Sarande,Gjirokaster. —-Tere keto zona jane ende larg investimeve ne Serra moderrne diellore dhe me ngrohje per te kapur nivelet e zones,Kavaje-Rrogozhine-Lushnje me qender Divjaken. —Ne tere keto zona mbillet tere vitin,perime stinore vere-dimet dhe kane toka prodhimtare —Jane zona fushore me temperatura rreth 8-12 grade ne dimer,me pak ngrica dhe me diell. —Kane mundesi te medha per uje,rruge transportit,energji dhe afer tregjeve te medha,dhe pikave te eksportit,port,aeroport dhe rruge nacionale per ne kufij. —Duhet te kihet parasyshe qe zona Shkoder,Bregu i Bunes,Lezhe,Laç,Feshe Kruje dikur jepte rreth 20% te prodhimit bujqesor dhe blektoral kombetar.Sot kjo zone eshte pothuaj jashte prodhimit intensiv per eksport. —Eshte urgjent nderhyrja e shtetit per ngritjen e serrave,fermave bujqesire dhe blektorale,pridhimin e fidaneve cilesor me prodhimtari te larte,plehrat cilesore,rrugeve bujqesore,vaditjen,energjine dhe pikave te grumbullimit dhe te eksportit. —Ndertmarrja e nje financimi potent per mbelljen e 50-60 milion rrenjeve ullinj,arrore dhe geshtenjave per eksport. Krahas parave qe do merren nga BE,duhet dyfishuar fondi per bujqesine-150-200 milion € dhe duhen dhene kredi te buta,mbeshtetje dhe kompesim per serrat,fermat blektorale,ullishta,vreshta,pemetore dhe rrjet qendrash te perpunimit te ketij prodhimi. —Duhet hequr dore nga aventurat dhe eksperimentet qe bejne individe te ndryshem,prodhimi i te cileve perfundon kanaleve ose nuk arrine dot kostot. —Mbeshtetja e prodhimit intensiv modern kerkon dhe mbeshtetje me makineri moderne bujqesore,plehra organike cilesore,me pesticide,herbicide dhe insekticide te kontrolluara dhe efikase. -Duhet te punohet per kthimin e moshave te reja qe enden fshatrave te Greqise pet 25-30 € te cilet duhen organizuar ne ferma dhe duhen mbeshtetur financiarisht,pa taksa 2-3 vjet,me kompesim ne nafte,me sigurim tregjesh. —Gjeja me e lehte eshte te japesh mend,por gjeja me e veshtire eshte te realizosh idete,te punosh sidomos ne bujqesi dhe blektori,
Keto jane pa rendesi po cfare po behet me akademine e barinjve???!!!
Jo fjale por vepra 1 Rruget rurale!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! 2.Kerkimi i tregut neper bote 3. Ngritja e fabrikave te konservimit dhe perpunimit te produkteve bujqesore dhe blektorale 4..Standarzimi dhe licensimi nga (MINISTRITE____TREGETIA E JASHTME_____DIPLOMACIA ____MEDIA____GOOGLE --------PROMOVIMET NE TV DHE PORTALET NDERKOMBETARE etj. Asgje nuk eshte shifra 1Miliard!!!