
Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë ndër të fundit që ka biseduar dje me Kastriot Myftarajn përpara se analisti të kryente vetëvrasjen duke u hedhur nga pallati ku banonte në rrugën Ali Demi.
Në një intervistë për Balkanweb, Kulla thotë se biseda e djeshme ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore e Myftarajt i cili kishte nisur të kurohej nga një sëmundje e keqe dhe po mendonte të vijojnë trajtimin jashtë Shqipërisë.
Sipas Kullës, Myftaraj kishte frikë të kurohej në Shqipëri pasi mund ta vrisnin për shkak të qëndrimeve publike që ka mbajtur.
Ju keni qenë një prej njerëzve që bisedonit shpesh me Kastriot Myftarajn. Dje keni komunikuar?
Ai komunikonte herë pas here me mua, por shumë të afërt nuk ishim. Gjatë kësaj kohe doktor Mentor Petrela më pyeste çfare do bënim për shkak se kishte një diagonozë për Kastriotin. Ai bënte një gjumë të pavetdijshëm në kafene. Unë mendoj se nëse ka pasur tumor nuk do e kishte kaq agresiv. Ai mendonte si të mjekohej dhe më pyeste për këtë. I kisha dhënë disa alternativa. Doli nga spitali, dhe mendonte si të ikte jashtë. Nuk më tregonte shumë, i mbante për vete. Para 2 ditësh isha në Sarandë, më mori në telefon dhe më pyeste për pulsin. I dhashë disa instruksione se çfarë bëja unë për pulsin. Më pyeti edhe dje, por më tha që kishte qenë i qetë. Nga data 10 do ikte në Zvicër. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk mund të imagjinoj asgjë. Por ai ishte i qetë.
Gjatë këtyre ditëve ka pasur njerëz që kanë dyshuar për ngjarjen. Siç kanë thënë edhe Kastriot Frashëri apo Alfred Cako, ai nuk mund të vriste veten…
Nuk mund të futem në këtë diskutim. Çdo gjë mund të ndodhë. Edhe mund të mos përjashtohet. Ai ishte i diagnostikuar me kancer, jo në mënyrë shteruese. Po ta shohësh edhe nga qëndrimet e tij, ka qenë një gazetar kontravers, shumë i kulturuar, shumë i ditur. Nuk lexonte njeri më shumë se ai në këtë vend. Herë pas here shpërthente. Unë nuk isha dakord për shumë gjëra me të. Njerëz si ai kontraversë, ia kanë thënë shoqërisë problemet hapur.
Të kthehemi edhe njëherë të biseda që keni pasur dje dy orë para se të vetëhidhej nga pallati. Çfarë bisede keni bërë, vutë re ndonjë shenjë?
Ai konsultohej me mua. Iu thashë që kam probleme me tensionin dhe kujdesem shumë. Prandaj dhe ai më pyeste. Kastrioti ishte nipi i gruas së Arqile Botit. Doktor Boti më ka asistuar dhe më ka shpëtuar jetën. Kjo na ka lidhur me Kastriotin. Fillimisht kam hezituar të shoqërohesha me të. Ishte njeri kompleks, por shikoja gjëra që nuk i shihja te njerëzit e tjerë. Biseda dje u bë për arsye shëndetësore. Ai nuk rrinte shumë me mua, rrinte me njerëz të tjerë më shumë. Më dukej njeri shumë i fortë, luftëtar. Unë nuk e imagjinoja dot që të vriste veten ai njeri. Ishte shumë hermetik në aspektin personal. Nuk mund të them se është vrarë, kjo kërkon një analizë teknike, psikologjike, sociologjike. Ai ishte në kërkim të ikjes jashtë, këtë e di mirë.
Kishte një paranojë që këtu mund të vrasin, për shkak të qëndrimeve të tij. Unë nuk dyshoj se mund ta kenë vrarë, por më çudit veprimi se ishte shumë i fortë, ishte luftëtar. Kjo më çudit.
Ne boten e psikopateve.Jeta vazhdon.
Ore kulla e vicidolit,nuk shahet i vdekuri,por kaci ishte psikopat,jo per ato qe thoshte se ato jane bindje... Por kaci kur ecte dukesh qe ishte i semure psiqik,nga menyra si ecte,si mbante koken,si turfullonte dhe gjithmone vetem e si i trembur....
Me duken te kota keto fjale,per veprimin e te ndjerit kastriot,dyshohet se nuk ka bere vetvrasje.Ky dyshim ku e ka bazen,thuhet se ishte ne shtepi me te jemen,pra skishte tjeter njeri ne vendin e ngjarjes,u hodh nga kati i 4 te ema ka njoftuar policine kjo e fundit ka konfirmuar vdekjen e tij.Ku eshte dyshimi ketute e ema qe ishte me te apo te nje tjeter qe se ka pare e ema se ishte i padukshem.!!!
Me një fjal ishte i çmendur Po ju të medias pse mereni kaq shumë me budallejt apo me që i keni të racës tuaj.
Ndjes paste ai Ishte i semure!Po keta qe jane gjalle dhe e kane mendjen ne vend qenkan me te semure se i ndjeri!
Boll me kete idjot se na cate trapin, boni mire qe iku dhe keshtu shkofshin dhe ca te tjere plera si ky...
Gjithmone i dituri per budallenjet eshte i çmendur! Gjerat qe s‘kuptohen jane te çmedura.
Kastrioti beri ate qe deshi.i lumte ai dy hektarshi i bythes,boll bete gam gam per nje te semure mendor qe kishte problem vetem ti caktoje temen e hartimit ,pasi e shtejellomnte si ti donte suma apo urdheronte paguesi sllav e kryesisht ruso-serb
brrisha ka telefonuar me djallin e veshur si Hoxhe kalaj, ne mesnate mirpo duke qen se Bordellua SHISH eshte ne duart e Dy Krimineleve te Lalzit ,nuk jep informacione te duhura dhe Hesht ,eshte e njejta Taktike qe ndiqet prej 30-vjeteve nga Bordellot Shish dhe Drejtesi qe Krimi mos te ndalohet ne Shqiperi dhe Ligjin ta bejne Bandat e Krimineleve te Lalzit . hani mut e derdellisni tani e prisni radhen popull leshi