Korça pa turistë, shkak kriza ekonomike, punonjësit e hoteleve: Ndryshe nga vjet kemi më pak prenotime

9 Korrik 2022, 20:48Sociale TEMA

Korça pa turistë, shkak kriza ekonomike, punonjësit e hoteleve:

Ndryshe nga vitet e kaluara kur gjatë fundjava në Korçë kishte shumë turistë këtë periudhë bujtinat dhe hotelet janë thuajse bosh.

Këtë verë edhe grupet e organizuara kanë qenë paktët.

Operatorët turistikë e kanë një përgjigje, shkak është pamundësia ekonomike.

Punonjësit e bujtinave dhe hoteleve pohojnë se gjatë ditëve të javës nuk ka rezervime, ndërsa në fundjavë janë të pakta.

“Besoj se kriza ekonomike është shkaktar kryesor i reduktimeve të rezervimeve. Po edhe tani në verë rezervimet kanë rënë ndjeshëm. kemi pasur shumë pak rezervime nga turistët vendas. shumicën e kemi pasur përmes booking.”

Dominojnë turistët e huaj, por dhe ata qëndrojnë shumë pak.

“Shumica janë të huaj, shqiptarët nuk janë të interesuar fare të lëvizin në vendin e tyre, duket se ndikon dhe ekonomia.”

Prej mungesës së turistëve thonë se i kanë ulur çmimet. Por kjo nuk po ndikon në rritjen e numrit të pushuesve.

“Kemi bërë ndryshime të çmimeve, duke parë gjendjen ekonomike, por duhet mbajtur një standard.

Në Bashkinë e Korçës numërohen 100 hotele dhe bujtina me afro 2000 shtretër. Prej dimrit me dëborë, verës së freskët dhe gatimeve tradicionale, Korça është një nga destinacionet më të preferuara nga turistët.

Këtë verë duket se kriza ekonomike, që ka përfshirë rajonin po ndikon negativisht dhe në turizmin malor.(ABC News)

6 Komente

  1. .
    ....nga ta kapesh.....

    E dashura Korçë, korrupsioni dhe mentaliteti shqiptar, do vetë-shkaterroje jo vetem Korçen por gjithe Shqipërinë e dashur! Un e kam qene disa here ne Korçe, si Turist, ngelet PROBLEM GJIGAND..... HIGJENA !!!! Dhe jo vetem ne Korçë por ne te gjithe Shqiperine. Thjesht, Restorimi në Shqipëri, nuk behet me pasion, por behet VETEM per leke,........ato qe skeni !! Teoria qe udheheq shqipetaret në Shqipëri, është: merr leket e futi shkelmin, ndaj gjendja aty eshte MIZERABËL. Nejse, nga une keni urimet SUKSESE ne sezonin tuaj TURISTIK. Per muhabet, si i thone, kopjoni sa me shume nga fqinjët tuaj, qe te sillni ndryshim edhe ne vendin tuaj.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gimi

      Po i kane bere çmimet e hoteleve si ne Montekarlo keshtu do veje kjo pune .

      Përgjigjjuni
      1. J
        Julian

        Me çmimet që keni filluar të vini çfarë prisni ?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Black Jack

          Pordhi Pordhi

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lili

            Mbas pazarit eshte pak si i vonuar vendimi per zbritje te çmimeve: njerezet ne bote planifikojne pushimet qe ne pramvere, edhe bejne krahasimet se ku pushimet ju kushtojne ma pak! Nuk ka kohe me humb kot!

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhoxhi

              Unë çuditem se të gjithë ankohen.Bujqit thonë ska treg,ska puntorë,hotelxhinjtë ankohen se ska turistë etj etj.Edhe pas 32 vjetësh akoma shqiptarët kujtojnë se jetojnë me Enverin.Të gjitha këto që ndoshin janë frut i kapitalizmit d.m th shteti nuk do sjellë turistë,nuk do gjejë treg apo puntorë.Kapitalizëm do të thotë sikush për vete dhe zoti për të gjithë.Këtu në Greqi që e di shumë mirë hapen dyqne të reja dhe pas nj muaji mbyllet.Pse?Sepse ska blerës.Ky dyqn pa gënjyer është hapur he mbyllur dhjetra herë.Njëhereë kafene,njëhere shet artikuj ushqimorë etj etj dhe si nuk ka punë e mbyll dhe në fund falimenton.Këto gjëra ndoshin në gjithë botën.Lexova se Korça ka reth 100 hotele.Po kush do vijë e bëni hesap?.Pra duhet të manavrosh duke ulur çmimet ose duke ndryshuar destinacioninn...Si mund të vij unë të fle kur një natë është mbi 60 euro?Si mund të ulem për të nrënë kur një copkë mish është 15 mijë të vjetra.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje