Mirush Kabashi ftohet në inagurimin e shtëpive në Thumanë, por i harron emrin kryebashkiakut

2 Maj 2022, 19:50Sociale TEMA

Mirush Kabashi ftohet në inagurimin e shtëpive në Thumanë,

Sot në Thumanë u organizua ceremonia për dhënien e 150 shtëpive të reja, të cilat u rindërtuan pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Ceremonia u moderua nga aktori i njohur Mirush Kabashi, i cili mbajti edhe fjalën përshëndetëse.

Por gjatë falënderimeve, Kabashi harroi emrin e kryetarit të bashkisë Krujë, duke i kërkuar edhe ndjesë. Ky i fundit u ngrit nga karrigia dhe i tregoi emrin e tij.

Mirush Kabashi: Kryetarit të bashkisë…turpi për të gjallët, por nuk ia kujtoj emrin

Kryebashkiaku: Artur Bushi

Mirush Kabashi: Turi, të kërkoj ndjesë. Nuk është e rëndësishme ta mbaj mend unë, e rëndësishme është ta mbajë mend emrin kryeministri, ai të mos e harrojë.

2 Komente

  1. S
    Sara

    haha gjigand

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      E mire, se ku u mbahet mend emri te gjitheve qe takon. Tani njerezia mezi mbajne mend famoiljaret e tyre. ????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje