Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare.
I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.
Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.
Ai ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë.
Përveç angazhimeve diplomatike, Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ndër veprat e tij më të spikatura janë "Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë" (2004), "Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: fletë nga ditari i një ambasadori" (2007) dhe "Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës" (2021).
"Ta duash Shqipërinë si Shaban Murati!
Këtë mëngjes të hidhur u nis për shtegtimin e fundit diplomati, publicisti dhe njeriu i rrallë, Shaban Murati.
Sa e deshi ai Shqipërinë, e ka të gdhedur në veprat e tij të shumta dhe të rralla të lloji të tyre, të cilat janë dhe do të mbeten referenca të forta të debateve mbi identitetin shqiptar, gjeopolitikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, europiane é rajonale.
Është tronditëse për mua të pranoj që nuk do ta takoj më një mik kaq të vyer. Për shumë nga qëndrimet e mia publike, këshilla dhe meraku i tij ka qenë përtej së zakonshmes.
Mirënjohja për praninë e tij në rrethin e njerëzve më të dashur të jetës sime, do të jetë deri në fund të jetës sime!
I lehtë dheu, i dashur Shaban!
Ngushëllime të thella familjes, të afërmve, miqve é kolegëve, dhe të gjithë atyre që e njohë , e deshën dhe e çmuan personalitetin e tij", shkruan shkrimtarja dhe deputetja Flutura Açka.
U preht ne paqe! Ndihmesa e tij si publicist per marredhenjet e gjendjen nderkombetare eshte nga me te vyerat.
Kam lexuar me vemendje shkrim analizat e diplomatit te karrieres Z.Shaban Murati ku spikat patriotizmi,kultura gjeopolitike dhe ndershmeria. Keta njerez nuk vdesin kurre sepse jeton vepra e tyre,emri i mire, mesazhet qe ata kane lene si dhe dishepujt per te vazhduar vepren e tij dhe per ta percjelle tek brezat e ardhshem. Respekt !
Ashtu eshte, mor Veli, kur Shqiperine e konsideron Turqi.
Ngushellimet me te ndjera familjes Murati per ndarjen nga jeta te njeriut te dashur. Respekte dhe vleresim maksimal per Shabanin si njeri i mire, intelektual dinjitoz dhe profesionist ekselent me ndjenja te palekundura kombetare. I qofte dheu i lehte.
Shqiperise ju largua pergjithmon nje burre i zgjuar.
U preht ne Paqe..
Nje Shqiptare me vlera,,I paharruar do ngelesh,,ngushellime familjareve,,
Rahmet. Qe ka qene diplomat i shquar duket nga vendet ku ka aherbyer.
U prehte ne paqe Shaban Murati. Diplomat karriere i shkelqyer dhe njeri e patriot i jashtezakonshem.
I lehte, qofte dheu. Rrespekte.
Patriot...Ne cdo shkrim te ti ndihej fryma e dashurise per Shqiperine,Kosoven,Camerine... Njerez si ky nuk vdesin...Ata thjesht ngjiten ne piedestalin e historise per te ngelur atje ne perjetesi... I perjetshem kujtimi i tij...
RESPEKT PER KOMENTIN E ZOTIT MURATI SI NJE DIPLOMAT E PATRIOT I VERTETE KOMBI SHQIPTAR HUMBI NJE PERSONALITET
Zoti Murati ishte nje patriot i vertete si dhe nje shqipetare krenare . U prehsh ne paqe doktor.
Ngushëllime të përzemërta familjes Sali Berishës dhe Albin Kurtit! Murati ka qënë një mik besnik i tyre në luftën kundër Ramës..
RIP!
nje turkofil me pak
Mos na hapni barkun. Ky vetem patriot nuk qe. Nuk mund te jete patriot ai qe propagandon islamizmin. Vetem politiken turke dinte te lavderonte. Lexojini qendrimet e tij dhe mos ia fusni si kau peles.
Iku nje meteor i popullit tone,nje atdhetar,i formuar i edukuar ,qe te jete gjithmone i drejte ,qe kur e shkruante nje mendim ,nje analize ,ishte plotesisht e bazuar ne fakte.A thuaj valle do ket nje tjeter Shaban Murati ne mbare tokat tona?...Tu befte drite ,kandil bota e amshuar,i lehte dheu i Nenes Shqiperi.Ngushellime tere kombit tone dhe familjes...
Nje amalgame e peshtire dhe malinje turkofili, diplomat dhe militant lehes ine sherbim te diktatures se kuqe dhe ne vazhdim diplomat i ”demokracise”” shpellarre islamiste- komuniste.Nga komentet e mesiperme , edhe nje here cfaqet, ne cfare humnere pa kthim ndodhet vendii im europian.
Ketij tradhetari shqiperie dhe mercenar turqie, varroseni te parcela ku e kane varrin Judet e kombit, apo tradhetaret e tij, te rangut te ulet, prej lakeu.
Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te tyre te dashur! Z Shaban Murati do te kujtohet gjithmone per vlerat qe kishte si dipllomat kariere,si publicist i zoti,si patriot i vertete ne mbrojtje te trojeve shqiptare! Qofte i perjetshem kujtimi i Tij!
R.I.P.
Vepra e bën të pavdekshëm! Modeli i punës së një intelektuali atdhetar - frymëzim për brezat e rinj. I paharruar emri Shaban Murati! Ngushëllime familjes.