Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Sami Repishti, i mbijetoi burgjeve të komunizmit

27 Nëntor 2024, 18:45Sociale TEMA
Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare Sami Repishti, i

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare.

Prof. Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua nga në vitin 1946 me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.

Për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit.

“Kalova një periudhë shumë të vështirë me tortura nga më çnjerëzoret që mund të mendohen. Edhe sot akoma më dridhet trupi kur e kujtoj mënyrën se si na kanë trajtuar, sa keq na kanë trajtuar”, u shpreh ai për Zërin e Amerikës në qershor të vitit 2019, për jetën e tij dhe vuajtjet gjatë komunizmit.

Ai u dënua me 15 vjet burgim, nga të cilat vuajti 10 vjet në burgun e Shkodrës dhe nëpër kampe pune të detyruar.

Në vitin 1956 lirohet nga burgu dhe 4 vjet më vonë, në vitin 1960 arratiset në Jugosllavi. Pas një viti, më 1961 shkon në Itali dhe më 1962 emigroi përfundimsiht në Shtetet e Bashkuara.

Ai vazhdoi studimet e larta për frëngjisht duke marrë doktoraturën nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut dhe Universiteti i Parisit. Ai pati një karrierë të gjatë si arsimtar dhe pedagog. Gjatë gjithë jetës së tij në Shtetet e Bashkuara, Prof. Repishti pati një aktivizim të vazhdueshëm për çështjet e lidhura me shqiptarët. Në vitin 1996 ai themeloi Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe shërbeu si president i tij deri në vitin 1998.

Ai ka dëshmuar disa herë para Kongresit dhe ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit. Ai ka qenë prej kohësh udhëheqës i veprimtarive kulturore dhe politike të këtij komuniteti dhe ishte një anëtar i respektuar i tij.

Prof. Repishti është autor i librave “Nën Hijen e Rozafës”, ku përshkruan vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist dhe “Pika Loti” kushtuar bashkëvuajtësve të tij në burg.

VOA

9 Komente

  1. A
    Astrit

    Ngushellime familjes. Nje humbje e madhe per shqiptarine. Do kujtohet perhere nga bashke atdhetaret e tij si nje figure madhore patriotike e antikomuniste

    Përgjigjjuni
    1. i
      i drejti

      Burre i madh profesor Repishti nje shkodran i madh e patriot paste rahmet e lavdi vepres se tij ngushedhime familjes.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbereshi

        U prehte ne paqe ky burre i rralle!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salem

          U prefte ne paqe shpirti i tij

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salem

            U prefte ne paqe shpirti i tij

            Përgjigjjuni
            1. N
              Ngushellime Familiareve.

              I lehte dheu mbi te.. larte ne qell nje yll i ndritur .... ( Tortuart me cnjerzore ! mbi secilin qe ka kaluar ne duart e kohes te Dikatures ,te asaj kohe... dhe ata qe i kane duart e lare me gjakun e ketyre Trimave , ata qe jetojne shkofshin ne fehrr. )

              Përgjigjjuni
              1. P
                Petrit Begati

                Iku nje shqiptar i madh! I perjeteshem kujtimi dhe perkushtimi i tij atdhetar.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  KATUNDARI

                  U arratis ?A thua se pas daljes nga burgu nuk perndiqej me ?Apo tashme ishte rekrutuar?Vetem ai dhe Zoti lart e dine te verteten.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xha Jahua

                    Nuk ka ardhur si diversant ky?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje