Në ditën e parë të vitit të ri akademik, universitetet në rrethe duket se kanë siguruar mbijetesën e disa prej programeve që prej vitesh tërheqin një numër të vogël studentësh të rinj.
Në Gjirokastër, Universiteti “Eqrem Çabej” ndërsa thith çdo vit e më pak studentë vendas, këtë vit akademik ka risi numrin e lartë të kërkesave që vijnë nga kontinente të largëta si Afrika apo Azia për të studiuar në këtë universitet.
Edhe në Universitetin e Korçës, Senati pritet të vendosë mbi vazhdimësinë ose jo të 3 apo 4 programeve që kanë numër të ulët studentësh, ndërsa një nga arsyet shikohet ulja e kuotave të degëve prioritare.
Sakaq, në Shkodër, edhe pse ka një numër të kënaqshëm studentësh të rinj, Senati parashikon rishikimin dhe reformimin e disa programeve me qëllim për të tërhequr dhe joshur më shumë studentë të rinj.
Edhe pse viti akademik ka nisur, regjistrimi i studentëve do të vijojë edhe në fazën e tretë, nga ku do të përcaktohet numri i saktë i studentëve të rinj dhe programet që mund të pezullohen.
Edi pidhi do e afrikanizoj Shqipërinë.
O TRUNG ! Eshte levizje e lire. Kushdo studion atje ku ja mban suma. Edhe ti mund te shkosh te studiosh ne cdo vend nese ke tru ne koke. C'do gje e politizoni dhe e komentoni sipas oreksit.