“Nesër mund të jesh ti”, 144 aktorë peticion: Të fshihet video e Elia Zaharias dhe Princ Lekës, po i bëhet gjyq publik një nëne

9 Mars 2024, 15:56Sociale TEMA

“Nesër mund të jesh ti”, 144 aktorë peticion: Të

Aktorët i kanë dalë në krah aktores, Elia Zaharia, e cila prej ditësh është në qendër të opinionit publik për shkak të përplasjes fizike me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci.

144 aktorë përfshirë artistët e mëdhenj si Margarita Xhepa, Robert Ndrenika dhe Roza Anagnosti kanë mbështetur aktoren pas daljes së videos ku është konfrontuar me ish-bashkëshortin brenda shtëpisë së tij më 5 Mars.

Aktorët kanë prezantuar një kërkesë për Autoritetin e Mediave Audiovizive për të fshirë video-skandalin e Elia Zaharisë me Princ Lekën, që ka bërë xhiron e mediave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.

“Kemi 48 orë që shohim sesi po i bëhet një gjyq publik një gruaje, një nëne, një artisteje, një aktoreje, që po përballet me një periudhë të vështirë familjare.

Kush prej jush që po e lexon këtë shënim nuk ka provuar të shohë veten në një moment dobësie, konflikti, apo nuk ka thënë një fjalë më shumë, kush prej jush nuk është lënduar, zhgënjyer nga ai që ka dashur më shumë, le të hedhë gurin e parë!


Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.


Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë.


Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cënimit të privatësisë dhe imazhit!


Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë.


Është e thjeshtë të jesh spektator duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!“, shkruhet në postim.

Aktoret e solidarizuar:

Margarita Xhepa
Robert Ndrenika
Roza Anagnosti
Luiza Xhuvani
Zamira Kita
Rajmonda Bulku
Luli Bitri
Mevlan Shanaj
Natasha Lako
Vasian Lami
Marjeta Ljarja
Driada Dervishi
Rozi Kostani
Sokol Angjeli
Ema Andrea
Myzafer Ziflaj
Rudina Dembacaj
Alesia Xhemalaj
Gent Zenelaj
Rozana Radi
Helidon Fino
Merita Smaja
Adelina Muça
Anila Bisha
Suela Bako
Romir Zalla
Rita Gjeka
Andia Xhunga
Indrit Çobani
Armela Demaj
Milto Kutalli
Eni Jani
Genc Fuga
Sanie Hoti
Flaura Kureta
Rovena Lule
Sara Smaja
Ervina Kotolloshi
Mimoza Marjanaku
Ola Harizaj
Ervin Bejleri
Blerta Belliu
Niada Saliasi
Beslidhje Bytyçi
Genti Deçka
Ilirda Bejleri
Donald Shehu
Ardita Mullai
Griselda Rushanaj
Ilda Pepi
Gaz Paja
Ajlin Petrela
Qëndrim Rijani
Kristian Koroveshi
Rafael Hoxhaj
Albana Perhati
Griselda Prendaj
Arlinda Morina
Iris Canaj
Ina Morinaj
Erdit Asllanaj
Deivid Myslim
Armela Demaj
Sonila Kapidani
Anila Petrela
Edvin Mustafa
Viola Xhindi
Aliona Pogaj
Elona Hyseni
Klea Konomi
Klesta Shero
Amri Hasanlliu
Roerd Toçe
Arian Çuliqi
Ermela Ruri
Xhino Musollari
Ketjona Pecnikaj
Frenci Gjerasi
Ajlin Petrela
Mihal Kaçi
Sedmir Memia
Sara Koçi
Luisa Dinellari
Xhoni Spahi
Erdet Miraka
Stiv Osmanaj
Adela Gjyla
Megi Duka
Mario Bali
Silva Brahimataj
Besart Cani
Blerta Ponari
Greta Kumria
Xhoana Karaj
Manjolla Loja
Nevila Çaushi
Agnes Nokshiq
Ureaa Ahmeti
Sidorela Kocaj
Serxhjo Danga
Edison Kajdomqaj
Anxhelo Dauti
Romeo Bushati
Ergi Hasani
Aleksi Velo
Mariglen Domi
Astrit Loshi
Nurie Myftari
Dashamir Gega
Ilir Bega
Parashqevi Hallkaj
Rajmonda Hamzaj
Kastriot Ramollari
Hyre Gosturani
Nevila Shabani
Elona Çaushi
Seri Maloku
Migena Zaçe
Gerta Prifti
Selena Kurti
Ema Gurra,
Elvina Gurra
Joana Omeraj
Daniela Dyrnjaja
Danja Ganxo
Juliano Zholi
ester Koni
Katerina Konini
Kejsi Koxhaj
Donald Cani
Nilda Shahini
Endri Koçeku
Dashamir Uku
Sazan Duma
Mark Kakusi
Ada Zala
Vilson Alimadhi
Rubin Ceka
Delvis Myslymi
Ajkana Topalli
Sonila Qorraj
Esmeralda Gashi
Aleksio Alitaj
Alvaro Cenko

 

21 Komente

  1. D
    Detari

    lol po mos te ishte video te gjithe do akuzonin princin, shume mire qe e filmovi princi

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      me e forta eshte se keta sunitet e listes kujtojne se me peticione mund te fshehin video nga interneti lol vk sa mbrapa eshte ai komb mutlimonesh

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqiptar

        O Aktore deshtake qe vetem peticione keni bere tere jeten pro Sales Pd-s Kush ju ka thene apo ku e ke lexur ju qe ketij qurrashit i eshte dhene titulli Princ

        Përgjigjjuni
        1. s
          studenti

          Kjo qe po beni ju artiste eshte e e tepert. Ju duhet te heshtni, e mbron vete Elia vehten e saj. Mos ja kini merakun. Tek e fundit ka bere jeten e saj si ka dashur, tani o burra kunder Lekes, ai ne punen e tij. Kjo martese nuk eshte e duhura dy natyra dhe dy edukime ndryshe.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pensioniste

            Perse nuk e thoni kush e beri videon? Perse nuk i vini emer marrezis se atij derdimenit qe keni 33 vjet na e shesin si princ per te vjedhur prona?

            Përgjigjjuni
            1. e
              eduart

              Fatkeqesi e madhe eshte se te gjitha mediat ne Shqiperi e hapin edicjonin e lajmeve vetem me vrasje,rrahje e probleme te tilla.BRAVO JU QOFTE JUVE QE KENI BERE GJENE E DUHUR POR BEHENI PERSERI DHE PER KETO TE TJRAT NE MENYRE QE TE MOS I NXJERIM SYTE VETES.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arian

                Jeni te njeanshem prandaj nuk ju besohen ato qe thoni.Dhe 144 nuk beheni dot asnjehere

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aktoret e Tirana-99

                  Hajde çvete ne kete ferme monsteash se kafshet jane te mira. Neser nje nga ju petitioner's ul breket papritur ne mes te sheshit dhe i fut nje te dhjere apo mastrurbon dhe meqe po gjejme formula si te pastrojme veten I futim nje peticion qe mediat ta heqin kete video se neser mund te na ndodhe njerit prej nesh.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Ledio

                    Po pse keta njerez nuk jane ngritur kurrre, kur ka ndodhur e njejta gje te vajzat e tjera te thjeshta( po statusi i saj)?Sa shume ju dhimka per vajzen e vogel te kesaj, dhe kurre nuk ju ka dhimbur per femije te tjere ne te tilla situata. Shqiperia ben gjyqe publike, vrastare eshte media. Askush nuk ngre zerin se nese gabon nena/babai dhe gjykohet nga drejtesia, se FLete Rrufene, ta ben media. Ne kohe e Rahmetliut, fletrrufeja vihe j ne nje stende te qytetit, tani FleteRrufene, e ke ne kerthize te botes. Askush nuk pyet per femijte e tyre qe.bulizohen keq nga shoqeria, as per prindrit, motrat vllezerit. Sa shume dem ben media e qelbur qe mire halli qe i ze familjaret, po durojne dhe gjykimet, pa qene gjykates Mire gomari qe ngordhi, por nuk lene rehat mizat... Mendoni se traume lene njelloj, nese je femije me cdol lloj statusi.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Realisti

                      Video qenka e keqe? Atëherë mos e shikoni. Unë vetë nuk e kam parë akoma dhe nuk kam ndërmend. A e dini pse? Se nuk fus hundët në punët e të tjerëve. Mendoj se nipi I mbretit ka bërë mirë që ka filmuar situatën. Kjo është thjesht mbrojtje. Por nqs ajo video është dorëzuar në prokurori dhe pastaj ka dalë në pazar dikush duhet të mbajë përgjegjësi për të. Jemi ngopur me zonja e zotërinj të nderuar për fasadë por që në fakt vuajnë nën komplekse skandaloze.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ana

                        Ta përmbante veten Elia, mos të fliste sikur sapo kishte dalë nga psikiatria. E di pse ka stonuar aq shumë Elia?! Sepse ishte në kontrast të thellë me sjelljen e ish-bashkeshortit. Ju po e mbështesni ...dhe mirë bëni. Por në qetësi mund t,I thoni që të mendojë edhe pak edukatë. Ishte qesharake kur thoshte se Gjergj Palloshi, një pensionist ka mbajtur me bukë nipin e mbretit. O Zot, na mbaj mendjen e kokës. Qëkur pensionistët shqiptarë e janë pensionin kaq të lartë sa të mbajnë edhe të tjerët me bukë. Ajo video i cori maskën falsitetit të Elias....nga mënyra se si fliste dhe qëllonte, dukej që ishte një gojë e cthurur dhe një dorë e mësuar për të rrahur. Princeshë lind....dhe nuk bëhesh me një ditë.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Aktori

                          Po të mos ishte një aktore apo vajza e një aktore të njohur,por të ishte një shitës fruta perimesh asgjë nuk do kishit thene ju të nderuar aktor,jeni si prifti edhe ju, bëni si them unë mos bëni çfarë bej une. Jeni me dy standarte edhe ju,për një njeri të thjeshtë as do e kishit vënë ujin në zjarr,e keni shume gabim me këto qëndrime,jeni shembulli më i keq . Ajo grua po e keqtrajtonte ish burrin në pronën e tij, megjithëse nuk jam aspak dakord me çfarë i ka dhënë shteti shqiptar familjes Zogut. Te jesh ne pronën e tjetrit dhe të kesh shpërngulur gjithë familjen tënde aty dhe ti thuash të zotit të shtëpisë dil jashtë nga shtëpia jote,s'ka bythe ku të mbahet o aktor të nderuar.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Real

                            Neser mund te jash ti ose kushdo qe nuk ka mend ne koke. Nuk ka nevoje per ate mase te madhe njerezish qe jane ne ate carcaf per te na mbushur mendjen per veprimet e pa pergjegjeshme te kesaj histerike dhe te babait te saj grindavec. Mundesia me e madhe eshte qe kete shkrim mos ta botoni ashtu si dhe shume te tjera para saj sepse ju i sherbeni nje kauze fallco

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Parruca

                              E paske vene shoqerine ne levizje Yllka? Epo shoqeria per te tilla dite duhet. Sa per Elian e pame se kush ishte, mund ta fshini videon tani.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                BBC

                                Normal qe duhet te fshihet video qe nxjerr lakuriq keta grabites mjerane. Hapen b*thesh ne pallatin e Zogollit, guxojne edhe përzënë nga shtepia pronarin legjitim. Shqipfoles klasike. Po nuhaten para e prona hungerijne e turren si kafshe

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Trapajane hesapi

                                  Ju artistet Edhe vehten e keni me dy standarte,nje standarte i karakterit tuaj dhe nje standarte i personazhit qe interpretoni.Sa per Leken:-princ si titull ia jep Mbreti,Jo kuvendit apo presidenti.Perderisa Moren te drejten e trashegimise per pronat mbreterore,eshte e drejte e tyre te perdorin titujt e nje familjeje mbreterore.Tjeter Pune sa i pranon me keto tituj shoqerise dhe sistemi kushtetuese.Ne menyre private i perdorin si ua do takemi. Per ngjarjen-gjukoj qe ne shtepine,pronte e lekes,nuk Ka Pune gjergji dhe gjergjina.Elias vete Leka ia heq titullin princeshe dhe e perjashton cdo trashegimi.Vajzes se Vogel po',por gjithenje me vullnetin e te jatit.Larg qoftw babai e perjashton nga trashegimise dhe ajo mbetet pa' gje,vetem me trashegimine e pensionit te gjergjit.. Qe ne fillim eshte thene qe martesa e Elias eshte bere per interes,interpretimi roli,Jo dashuri familje formuese.Dhe,Sic niset dhe bitiset.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Entela

                                    Sa turp,sa poshte e keni klasifikuar veten ju firmetaret e nderuar te ketij peticioni.Na keni detyruar te ulim shkallen e vleresimit per ju.Shyqyr qe ishte filmimi qe njerzit e pane me sy ,se kush ishte fajtori,se do ishte fshire video.Nuk ka rendesi fare kush e nxori. Turp per ju qe u vute ne rrjesht dhe turp per drejtoreshen histerike qe ju rrjeshtoi ne mbrojtje te saj PA TE DREJTE.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqipetari

                                      Ajo qe u pa ne driten e Diellit nuk fshihet nga memorja njerzore.Une nuk njoh artiste pas 1990 te kene prodhuar filma,opera etj..etj..etj.me gjith respektin per plejaden e hershme te artisteve sot e kane dorezuar misionin dhe nuk jane aktiv ne skenen artistike shqiptare ndonese regjimi demonokratik i nje analfabeti me kallare qe nuk e ka frekuentuar asnjehere salle e Operas etj..etj do te kishte bere mire qe ti afronte dhe ti inkurajonte disa artiste vertete te medhenj shqiptare sipas mundesive te tyre ne ish skenen e tyre te hershme.Respekte per disa artiste si Agron Llakaj etj por jane shume te paket ne kete shekull te ri.Leka eshte nje djale i perkryer qe shpalos edukate dhe mirsjellje ,pjelle e nje familje fisnikesh te tjeret nuk i njoh dhe nuk kam kureshtjen ti njoh.Veprat jane ato qe njohin njeriun.Ky eshte nje problem familjare as i pari dhe as i fundit dhe nuk zgjidhet me flete rrufe nga shoqatat e vendit, le te gjykoje drejtesia e re dhe shqiptaria e kthjelluar e kohes moderne.Respekte per princ Leken.Zoti e respektofte.I uroj gjith te mirat nga USA.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Scandal

                                        Gjergj Palloshi(zaharia)ka mbajtur me buk Princin hahahahahah o ju artista kjo familia Palloshi ju paska PALLU truri e qpifur qe e keni ju artista t'mutit

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tironsi

                                          Lale shko futi nje te pallume se qenke ku therret qameti. Me mire artiste muti, sesa hajdut ordiner floriri dhe pronash, bashkepunetor me serbin, trafikant i qelbur armesh, qe vetequhen "mbret" dhe "princ". Kaq merhum qenka "princi" juaj sa duhet me i dal ju ne mbrojtje ahhahahahahha "administrata e oborrit"! Urojme qe gruaja e dyte te jete sipas standartit mbreteror burgajetian. Po s'doli gje as ajo, te treten gjejani juve, se demek e treta e verteta ????????????

                                          Përgjigjjuni
                                        2. D
                                          Demokrati i vertete.

                                          Pse e ulni vehten o artiste te nderuar,kuptohet nje pjese e listes se pjesen me te madhe te ketyre te ashtequajtuarve artiste nuk i njeh kush,lerini more organet e drejtesise te bejne punen e tyre,mos u ndikoni nga kjo mender artiste(elia)qe ketu cfaq aspekte psikopatlleku me ulurima e skena makabre.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje