Nga Ilirian Agolli
Në Shqipëri, Avokati i Popullit dhe Kombet e Bashkuara çelën sot një qendër studimore mbi vrasjen e grave, në përpjekje për ta parandaluar këtë dukuri.
Në 13 vitet e fundit janë vrarë 159 gra e vajza shqiptare prej familjarëve dhe partnerëve, ose ndryshe një vrasje me bazë gjinore çdo muaj.
Dhuna ndaj grave e vajzave në Shqipëri vijon me ritme shqetësuese, denoncimet e dhunës janë duke u shtuar, ndërsa vrasjet e tyre prej familjarëve dhe partnerëve vazhdojnë me gjithë forcimin e ligjeve.
Mesatarisht një viktimë grua çdo muaj, ose 159 gra e vajza janë vrarë prej familjarëve dhe partnerëve 13 vitet e fundit nga viti 2010 e deri sot, 12 prej të cilave u vranë vetëm vitin e fundit.
Përfaqësuesi në Shqipëri i Kombeve të Bashkuara, Mikele Ribotta, nga UN Women, thotë se ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri shifrat e grave që vriten nga bashkëshortët dhe partnerët e tyre janë të tmerrshme, dhe kjo është një kambanë alarmi, që tregon se shoqëria është në rrezik, sepse është forma më e skajshme e dhunës ndaj grave dhe humbja e jetës së tyre është shkelja më e rëndë e të drejtave të tyre, sigurisë dhe integritetit të tyre.
“Kur të mbledhim më shumë informacion, pasi të studiojmë në detaje të imta secilën prej burimeve të vrasjeve, si edhe pjesën gjyqësore për secilin rast, profilet e pjesëmarrësve në këto ngjarje, atëherë mund të forcojmë mekanizmat parandalues, duke përfshirë mjekët, shkollat, policinë, prokurorët, pushtetin vendor, që të përdorin një bazë të plotë të dhënash mbi rreziqet e secilit rast”, thotë zoti Ribotta.
Avokatja e Popullit dhe Kombet e Bashkuara kanë ndërtuar një program bashkëpunimi për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave në Shqipëri.
“Bazuar në përfundimet shkencore të studimeve, Observatori për Femicidin pranë Avokatit të Popullit do të rekomandojë politika parandaluese dhe forcimin e mekanizmave ligjorë kundër dhunës me bazë gjinore”, thotë Erinda Ballanca, Avokate e Popullit.
Pjesëmarrësit në tryezën e sotme të OKB-së me Avokatin e Popullit dhe qeverinë e cilësuan si nevojë urgjente krijimin e një koalicioni kombëtar kundër dhunës ndaj grave e vajzave.
Ekspertët dhe autoritetet policore vlerësojnë se një studim i thelluar mbi të dhënat dhe shkaqet pse ndodhin këto vrasje është bërë tashmë një domosdoshmëri dhe përfundimet duhen përdorur në të njëjtën kohë dhe mënyrë për të rritur efektshmërinë e parandalimit të këtyre ngjarjeve të dhunshme.
Krahas 12 vrasjeve të grave vitin e kaluar Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, thotë se vitin e kaluar, janë ndërkohë edhe një mori denoncimesh të tjera për dhunë në familje, të cilat edhe ato janë vetëm një pjesë e vogël e përmasave të vërteta të kësaj dukurie në shoqëri, ndaj duhen përdorur metoda të reja, sepse mbrojtja e grave shqiptare asnjëherë nuk mjafton.
Ai u bëri thirrje grave e vajzave që të besojnë tek policia dhe ta vlerësojnë ditën e denoncimit të dhunës në familje si ditën e lirisë së tyre.
“Vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti policia ka regjistruar 629 vajza dhe gra, që kanë denoncuar dhunë. Numri i përgjithshëm i denoncimeve për dhunë brenda familjes është 890. Pra raporti është 3 me 1 i rasteve kundër grave, krahasuar me pjesën tjetër. Një panoramë trishtuese kemi edhe me urdhërat e mbrojtjes. Janë 465 të dëmtuar që kanë marrë urdhëra mbrojtjeje, nga të cilat 350 janë vajza dhe gra. Pa dyshim që pjesa më e prekur janë vajza e gratë. Krimet seksuale janë 125 raste, nga të cilat 103 janë kundër grave dhe vajza. Por mos harroni asnjëherë që këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut, dhe ka shumë raste të tjera që ende nuk denoncohen”, tha zoti Balla.
Observatori për Femicidin do të mbledhë dhe analizojë të dhënat mbi dhunën me bazë gjinore, format e ndryshme të dhunës ndaj grave e vajzave deri në humbjen e jetës së tyre, në mënyrë që të shmangë sa më shumë këto akte kriminale, duke i njohur ato më në thellësi.
Sunitet gjaxore.....vertetojne magjiken(time) : "..... sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes....." Gjthsht vertetohet totalisht edhe humoristi gjermon....
Me vjen keq ta them, sepse kemi vete nena , gra , motra, femije, por ky dallim qe behet ne dhunen ndaj grave, eshte nje politike e keqe per familjen. Vertet jane vrare 159 gra dhe vajza. Nderkohe jane vrare edhe 200 burra, vellezer, kusherinj , per shak te grave te tyre, ato i kane futur ne sherr. Nuk vriten dy vellezer, kusherinj te pare, per asnje lloj prone, nqse nuk eshte gruaja qe e mban sherrin ndezur nga inati dhe xhelozia qe ka ndaj kunates, familjes burrit e me rradhe, qe e con vellane te vrasi vellane.. Kudo shikojme burra qe nuk flasin me vellezerit, prinderit sepse nuk ja do gruaja. Ne te kundert nuk shikojme asnje grua te mos flase me prinderit e saj, vellezerit e motrat. Shkoni ne ndonje zyre, apo nderrmarje ku ka me shume se dy gra, shikoni si duan ti hane koken njera-tjetres, armiq per vdekje behen. Shikoni si sillen me vjehrrat e tyre, si i trajtojne, sikur nuk kane nene vete, por i tregojne kufirin qe ne fillim, qe te mos kene mundesi burrat te ankohen diku, cdo gje mbyllet brenda deres shtepise, ku ato duan te bejne ligjin, te komandojne gjithshka Prandaj stigmatizimi, mbajtja e statistikave per grate, eshte nje kurth qe i behet shoqerise, per ta corientuar, per ta mbajtur nen terrorine e grave, obobo mbaje mire me gruan , pelqeje gjellen, plotesoji cdo teke qe ka, se ajo te ben gjemen. Te pakten ne vendet e zhvilluara, burrat jane nen presion te perhershem ndaj grave, ato jane agresive, kercenojne me ndarje, sepse sapo ndahesh, ti duhet te ikesh nga shtepia, ndahet pasuria, nuk takohesh me femijet, duhet te paguash ndihmen per ate, qe te vazhdoj te shikoj serialet Turq.. Ti edhe pse ke punuar 16 ore, dhe gruaja ka pare telenovela Turke, ajo konsiderohet sikur ka punuar 24 ore. Une mendoj qe ne kohen dhe ligjet e sotme, ka ardhur puna qe te mbrohet burri nga dhuna ne familje. Une qe po jua them keto , kam nje grua te shkelqyer, nuk ka asnje nga keto vese, apo xhelozi, por shoqeria e burrave vuan, une i njoh disa.
Me vjen keq te te them por vertet nese do qe nje familje e re te fuksionoje, vjerri. vjerra, kunati, kunata, filani e fisteku nuk duhet te nderhyjne. Nga ana tjeter duhet nje e mesme e arte qe palet respektojne familjet e njeri tjetrit pa iu lene atyre hapesire te nderhyjne ne vendimet e ciftit. Problemi me i madh qe shoh une eshte materializmi eshte bere idhull si tek djemte e vajzat e reja po ashtu edhe tek te moshat e treta. Ka vertet gra qe fusin ne sherr familjet e tyre. si nuse ashtu edhe vjerra por nje djale dhe burre i mire perpiqet te mbaje paqe mes tyre dhe te jete objektiv, perpiqet ta njohe gruan e vet mire para sesa te martohet por edhe ti thote nenes se vet qe gruaja e tij eshte e martuar me te dhe jo me mamane, Martesa nuk eshte vetem dashuri dhe emocione por edhe nje kontrate e ftohte sociale secili duhet te studioje mire partnerin para se te vendose martese nese iu pershtaten karakteret, botekuptimet, vlerat. Problemi me i madh qe shoh une eshte qe njerezit nuk e njohin njeri-tjetrin mire para se te martohen ose e e njohin dhe mendojne qe pasi ti vendosin prangat e marteses do ta ndryshojne dhe do vendosin ata, kjo vjen nga te dyja gjinite, dhe ne te dyja rastet martesa eshte e deshtuar ose e destinuar per deshtim qe nga fillimi Nuk ka vetem gra qe shohin telenovela (per te cilat gjithsesi besoj qe ndonje pune shtepie e bejne) por ka edhe gra qe punojne dhe mbajne familjen qe per arsye te ndryshme burrat e tyre nuk punojne dot, qe nga fakti qe mund te kene probleme shendeti dhe ne kete rast jane gra qe i vleresoj shume sepse e tregojne dashurine e tyre me vepra deri tek ato qe me dhimbsen sepse kane burra te dhunshem, bixhozxhinj, te varur nga droga dhe jane ne nje situate deshperuese. Marrja e pasurise zgjidhet kollaj, vendos qe nga fillimi nje kontrate paramartesore qe cdo gje e zoteruar para martese i takon paleve perkatese, por cfare eshte vendosur pas martese duhet te ndahet pergjysem sepse ajo, gruaja, edhe nese nuk ka punuar asnje dite pas martese, te ka lindur dhe rritur femijet, te kalare e shpelare, gatuar, pritur miqte keshtu qe as mos i hyj ketij diskutimi fare, lere pastaj qe shumica e grave shqiptate punojne dhe bejne punen e shtepise njekohesisht. Ka edhe burra te mire qe kontribuojne ne te dyja dhe jam e nderuar qe ne rretjin e miqve dhe familjare te mi shumica jane te tille por kur vjen puna tek shoqeria shqiptare ne pergjithesi nuk perbejne shumicen akoma. Nese grate vetem shohin telenovela dhe nuk kane as edhe nje kotribut ne familje atehere iu them burrave qe ti ndajne sa me pare, para se te bejne me shume pasuri, po ashtu edhe grave nese burrat jane pertace dhe jetojne nga rroga jote (pervecse kur vertet nuk munden te punojne) ndajini sa me pare, lere pastaj nese jane te dhunshem etj si kjo, mbathjani sa me pare nga keto marrdhenie toksike
Zoteri shumica e djemve dhe burrave te vrare jane sepse i gervishten makinen makinen njeri-tjetrit, se kane konflikte te nisura ne nje bar, apo jane pjese grupeve rivale kriminale. Natyren e dhunshme dhe mungesen e kontrollit te shume meshkujve (se nuk i quaj dot burra) mos e justifiko me femrat. Mos te shkojme serish ne Zanafille ku gjithe fajin e ka Eva dhe Adami eshte i paster si perllumbi, se keshtu nuk zgjidhin asgje asnjehere. Ata qe jane burra te vertete i berjne te qarta gjerat qe nga fillimi dhe nuk e lejojne veten te behen mjet i perdorur per ndasi dhe konflikt as nga gruaja dhe as nga prinderit dhe velllezerit dhe motrat. Une besoj ate urdherimin e mijera viteve me pare, qe burri le nenen dhe babain dhe behet nje me gruan, kjo nuk do te thote qe nuk kujdesesh per ta kur kane nevoje por qe ti ke krijuar nje familje te re dhe ajo duhet te jete prioritet.dhe askush nuk duhet te fuse hundet ne kete familje te re, Sigurisht sfida ngelet te gjesh gruan dhe burrin e duhur se hipokrizia dhe shtirta eshte bere virtyt keto kohe
ja beni nje statistik ,,,,sa myslyman bejne vrasje,,,dhe sa orthodhoks bejne vrasje ,,,,