Pengesat që frenojnë investimet në Shqipëri,informaliteti një nga arsyet kryesore

22 Korrik 2022, 12:24Sociale TEMA

Pengesat që frenojnë investimet në Shqipëri,informaliteti

Pavarësisht progresit prej dekadash, Shqipëria vazhdon të përballet me problem serioze strukturore në ekonominë e saj dhe mungesë politikash funksionale. Raporti i fundit të publikuar nga Banka Botërore dhe IFC mbi sektorin privat në Shqipëri, i cili analizon sfidat kryesore me të cilat përballen bizneset shqiptare, identifikon mundësitë për të forcuar konkurrencën e tyre dhe paraqet opsionet e politikave të dizajnuara për të përmirësuar kontributin e tyre në rritjen dhe diversifikimin ekonomik.

Duke u mbështetur në provat nga sondazhet e fundit, raporti thekson kufizimet nga normat e larta të taksave, burokracitë nga administrata tatimore, informaliteti i përhapur.

Informaliteti në Shqipëri nënkupton joefikasitet produktiv dhe një kulturë evazioni fiskal dhe mosrespektimi të ligjeve.

Që nga shitësit ambulantë, e deri të disa markete lagjes, por jo vetëm, askush nuk lëshon kupon tatimor. Kjo do të thotë më pak para në arkat e shtetit dhe për rrjedhojë, më pak investime publike.

I pranishëm nëvendin tonë në forma të ndryshme, si biznese të paregjistruara, evazion fiskal apo punonjës të padeklaruar me qëllim uljen e taksave dhe detyrimeve ndaj organeve tatimore, informaliteti sjell një konkurrencë të pandershme dhe dëmton bizneset që deklarojnë 100% të aktivitetit të tyre financiar dhe paguajnë rregullisht TVSH.

Kryesisht,informaliteti është i pranishëm nësubjekte të vogla apo të mesme, sidomos ato të shitjes së mallrave me pakicë. Kjo bën që bizneset transparente të sakrifikojnëmarzhin për të qenë konkurrues në çmimet e shitjes tek konsumatorët. Konsumatorët nga ana tjetër, e paguajnë “shtrenjtë” produktin e lirë, duke humbur garancinë e rishitësit të autorizuar dhe duke rrezikuar të blejnë produkte të falsifikuara. Mosdeklarimi i punonjësve, mospagesa e pagave minimale të detyrueshme dhe organizimi i tregtisë me qellim mos deklarimin e detyrimeve tatimore, prek ndjeshëm industrinë e tregtisë dhe shërbimeve.

Kategoria më e prekur është ajo e celularëve, e ndjekur nga veshjet. Më shumë se 50% e tregtimit të celularëve kryhet pa deklaruar, nëpërmjet furnizimit alternativ, si bagazhe personale të padeklaruara në doganë. Gjatë 2020, u pa një rritje informaliteti në sektorin e celularëve për shkak të lëvizjes së kufizuar prej pandemisë, si dhe stokut të limituar nga vetë markat. Ndërkohë, në 2021 u pa përsëri një rritje e informalitetit.

Informaliteti frenon dhe binzeset e mëdha ndërkombëtare që të vijnë në Shqipëri, duke qenë se nuk duan të përballen me konkurrencën e pandershme të punës në të zezë.

Roli kryesor për minimizimin e informalitetiti takon shtetit, i cili nëpërmjet lehtësimit të taksave, ndihmon bizneset transparente që të konkurrojnë dhe të zhdukin tregun e zi.Forcimi i kontrollit të shtetit dhe institucioneve përkatëse për vërtetimin e statusit të shitësit të autorizuar, marketimit dhe deklarimeve transparente, penalizon bizneset informale deri në mbylljen e aktivitetit të tyre tregtar.

1 Komente

  1. k
    k

    Arsyeja kryesore eshte juridiksioni qe punon per hajdutin,gjykata punon per korrupsionin,shteti punon per mafjen.Jo kush shet tullumbace.Mashtrusa dhe genjeshtare.

    Lini një Përgjigje