Protesta e studentëve të mjekësisë: Rektori Gjata shpjegon detajet e planit që kundërshtohet

23 Qershor 2023, 12:49Sociale TEMA

Protesta e studentëve të mjekësisë: Rektori Gjata shpjegon

Një ditë para se studentët e mjekësisë të zhvillojnë protestën e radhës pasi nuk janë dakord që pas përfundimit te studimeve të detyrohen të ofrojnë shërbim shëndetësor në vendin e tyre, rektori i Universitetit Arben Gjata shpjegon se nuk ka asnjë vendim përfundimtar por është fazë diskutimi në kuadër të frenimit të largimit të mjekëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera të BE-së.

Me një përllogaritje të përafërt shteti shqiptar shpenzon afro 3 mijë dollarë në vit për një student të Fakultetit të Mjekësisë që  përllogaritet për 6 vite mjekësi e përgjithshëm një  kosto prej 18 mijë dollarë. Po diskutohet që një  student pas përfundimit të studimeve ose duhet të shërbejë në vendin e tij ose duhet të kthejë koston.

Tarifa e studimit për fakultetin e mjekësisë është 45 mijë lekë të reja në vit, por vetëm një pakicë e paguajnë atë të plotë.

Këtë të premte, studentët e mjekësisë po zhvillojnë protestën e radhës.

3 Komente

  1. S
    Sali rq

    Zhgarravina të poshtra ! Atëherë studjoni atje ku doni të shkoni ...... shteti ka rregulla , brez legenash .....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbion Melyshi

      Nuk duhet kurresesi te terhiqeni. Si nuk kane turp ato studente.Taksapaguesit shqiptare nuk mund te paguajne per Gjermanine. Eshte skandaloze se si te rinjte shqiptare shkollohen ne Shqiperi dhe u sherbejne vendeve tjera. Po pergatisim breza per ne Angli e Europe. Me te ashpra duhet te ishin masat. Le te shkolloheshin jashte apo ne privat dhe askush nuk do i pengonte. Une e kam shkolluar vajzen time jashte ne nje univesitet ne France me shpenzimet e mia dhe ajo eshte kthyer ne Shqiperi dhe per 4-5 vite i ka sherbyer shtetit shqiptar me 650 euro page se e ndjen detyren ndaj vendit saj. Pse terhiqet Arben Gjata. Ato studente qe vetem emrin e kane te tille vetem perkrahin veten e tyre dhe ashkush nuk i perkrah. Te paguajne shpenzimet dhe me pas nga Gjermania te tregojne patriotizmin duke bere shqiponjen me duar

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Atëherë të vendoset rregull i njëjtë për të gjithë studentët e Shqipërisë. Pse një mjek nuk duhet të shkojë jashtë dhe një jurist po? A nuk janë të gjithë njësoj? Të gjithë studentët, pa përjashtim, duhet të punojnë në Shqipëri pas diplomimit! Të mbyllen kufinjtë e Shqipërisë e të mos futemi në Europë! Të përjashtohemi nga lëvizja e lirë e profesionistëve, siç kërkon Europa dhe të shërbejnë të gjithë vetëm në Shqipëri....jeni në terezi! Të gjithë duhet të lëvizin lirisht, ku t'i dojë kokrra e qejfit, pa asnjë kusht. Rrisni tarifat nqs. duhet të rriten, por nuk mund të kushtëzohet vendi i punës me vendin ku diplomohesh. Mentalitet Arnauti!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje