
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, deklaroi se diskutimet me studentët e mjekësisë do të vijojnë për gjetjen e zgjidhjeve më të mira, duke mbajtur në konsideratë punësimin e mjekëve të rinj në Shqipërinë 2030. "
Kemi nisur një cikël diskutimesh, ku kemi patur ide të ngritura nga studentët, por gjithashtu edhe opsione e zgjidhje të cilat besojmë që deri në fund të ciklit të këtyre diskutimeve do të gjendet zgjidhje, mekanizma, dhe do të bëhet më e mirë që është e mundur, në mënyrë që ne të mos mendojmë vetëm për atë që mund të japim sot, sepse një qeveri e përgjegjshme ndërton politika të cilat i rezitojnë kohës, mendon për të sotmen, për të nesërmen, por edhe për atë që do të vijë në 2030",- deklaroi Manastirliu.
Ministrja Manastirliu foli edhe për punësimin e mjekëve në vitet e fundit, ku tha se më shumë se 500 mjekë specialistë janë punësuar nga 2018. "Me hapjen e specializimeve cikle të cilat janë hapur përgjatë këtyre viteve, janë më shumë se 2000 specialistë, të cilët tashmë janë duke u përgatitur dhe më shumë se gjysma e tyre tashmë kanë dalë nga cikli i specializimeve dhe janë duke ushtruar profesionin e tyre.
Më shumë se 500 mjekë specialistë në këto 5 vite, nga 2018-ta e deri më sot, janë atashuar pranë spitaleve tona rajonale, bashkiake, universitare dhe janë duke ushtruar profesionin e tyre dhe duke ofruar më shumë shërbime afër vendbanimit. Vetëm me përfundimin e ciklit të fundit të specializimeve, pra që përfundoi tani në muajin mars, janë 60 mjekë specialistë që janë atashuar pranë spitaleve tona rajonale dhe bashkiake",- nënvizoi Manastirliu.
Duke folur për mbështetjen për mjekët, Manastirliu theksoi se aktualisht specializantët paguhen me 80% të rrogës se mjekut specialist, me një pagë që shkon mbi 1 mijë euro.
Investoni ne pergatitjen e ketyre studenteve, qe ata te mos ikin. Universiteti eshte si mos me keq, nuk bejne mesim, nuk bejne praktika. Studentet ikin jashte per tu specializuar dhe per te mesuar ate qe nuk mesuan dot gjate viteve te universitetit. Investoni per te ardhmen, ndryshe dhe po nuk iken ata do ikin pacientet jashte, pasi ata dalin nga universiteti te pergatitur dhe te paafte si mjeke.
Specialiste pa eksperience... Specialiste zeze me boje
po kjo e para eshte vecse nje debile...po ai trapi keshtu i do !