
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga Shkodra.
Rama ka ndarë pamje nga pastrimi që po bëhet në Shkodër, teksa shkruan se kryebashkiaku Benet Beci po çliron rrugën nga regjimi i plehrave që mbulonin kazanët.
“MIRËMËNGJES dhe me Shkodrën e pastër, prioriteti i parë i emergjencës, që ka nisur të jetësohet nga Beneti për çlirimin e çdo rruge të qytetit nga regjimi i plehrave që mbulonin kazanët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Benet Beci i dhuroi më 14 Maj socialistëve për herë të parë fitoren në këtë bastion i cili historikisht ka qenë blu. Me një diferencë të konsiderueshme votash, Beci la pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia.
show mediatik per kryetarin e ri, por tiranen e keni pare sa e ndotur eshte me fekalet e kafsheve qe njerezit kane populluar ecjen me kafshet e tyre, ku shummmmm pak kane mjete per te hequr fekalet e kafsheve. pemet nuk priten e shkurtohen mga rritja e shirave te shumta, mbeturinat nuk pastrohen shpesh, rruget nuk i lagni vazhdimisht. eshte qyteti me i madh qe ka gjith popullsine e shqiperise (tejngopur). Veliaj merr taksa marramendese dhe nese spaguan te bllokon llogarite, pra Rama merru me Velian (stafin e tij te pastrimit). mbaroi koha e asfaltit. jeni ne kohe te pastroni dhe prisni pemet se shtepiat dhe bizneset i ke plot me miza, mushkonja dhe flutura nga moskrositja e pemeve dhe gjelberimit.
Njerzit bene zgjedhjen e duhur duke zgjedhur Benetin ne kete 4 vjecar
Nje fitore mese e merituar e Benetit.Eshte i vetmi qe do te sjelle ndryshim ne Shkodre
Rama të shikojë Tiranën që është qelbur gjithandej. E ka gjetur Veliaj pastron vetëm sheshin, ndërsa më tej duhet të mbash hundën me ditë. Shiko të rruga e Durrësit (pra shumë afër qendrës) përballë kopshtit të fëmijëve në.8, plehrat të mbytin. Shiko të rruga e Brrakes që del të bulevardi i ri, është një lemeri. Dhe mbi të gjitha,vqershia mbi tortë, është pisllëku të Bulevardi i Ri. Kur sha plehrash të shqyer, plehra gjithandej, dhe bimë të tjera që duken si shkurret e mali, pa i prerë për t,u dhënë pamje dekorative. Lemeri Tirana. Nëse Rama do foto, i dërgoj me shumicë, vetëm të marrin masa për pastrim të qytetit. Ne i paguajmë taksat e pastrimit...
Shkodra bëhet nëse çlirohet nga shpellarizmi dhe fashizmi berishist, Urime z. Beci!