Lundrimi me kanoe në liqen, turistët e huaj në Shkodër zbulojnë florën e faunën e pasur

21 Qershor 2023, 20:41Sociale TEMA

Lundrimi me kanoe në liqen, turistët e huaj në Shkodër

Liqeni i Shkodrës dhe lundrimi me kanoe është kthyer në një udhëtim të preferuar për shumë turistë që vizitojnë këtë qytet. Turistët që e vizitojnë mahniten nga pamja e zambakëve të liqenit.

Lundrimi me kanoe dhe me standup puddle në liqenin e Shkodrës është kthyer ndër udhëtimet turistike më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj të cilët mahniten nga flora dhe fauna e liqenit të Shkodrës.

Qershia mbi tortë mbetet zona e zambakëve të liqenit ku pamja është magjepsëse .

Bozhak dhe Fred janë dy turist nga Franca që vizituan zambakët e liqenit dhe u mahnitën nga pamja e tyre.

 “Jemi në këtu për të shijuar Shqipërinë, pamje, është shumë bukur këtu . Jam i përbumbur nga ky vend i bukur. Ky vend ka gjithashtu shumë njerëz të mirë dhe më pëlqen shumë kjo gjë . E sigurtë që do të rikthehemi sërish. Shqipëria ishte e panjohur për ne ndërsa tani gjërat duken ndryshe .Më pëlqen shumë”,-tha turisti.

 “Ky vend është shumë i bukur . Ne na pëlqen shumë të udhëtojmë , të eksplorojmë botën dhe mendoj se Shqipëria ka diçka ndryshe që na tërheq shumë . Do të qëndrojmë disa ditë sepse po bëjmë turin e Ballkanit  dhe mendoj se herën tjetër se s’bën do të qëndrojmë më shumë se dy javë. Do të kthehemi patjetër.”

Sfida mbetet ruajta e këtij habitati nga varkat me motor të cilat mund ta dëmtojnë këtë perlë të natyrës .

Liqeni i Shkodrës është një nga destinacionet turistike që po tërheq gjithnjë e më shumë turistët, për më tepër në brendësi të tij ju mund të gjeni një nga zonat të cilat në shumë pak vende në Shqipëri mund ta gjeni, zonën ku mbarështohet zambaku i bardhë i liqenit i cili ka nxitur interesin e shumë turistëve vendas por edhe atyre të huaj.

4 Komente

  1. N
    Niku

    Ky është një skandal I madh. Ju lutem mos e reklamoni. Plr pak euro, shoqata qe e menaxhon po shkatërron habitatin e një shpendi të rrallë, dallëndyshe e cila bën vezët në gjethet e zambakëve. Kur afrohen njerëzit prindërit largohen dhe braktisin foletë duke lënë të vegjlit pa mbrojtje dhe ngordhin. Më vjen shumë shumë keq për këtë masakër që po bëhet dhe përfshirjen e Euronews Albania në reklamën e kësaj masakre. Eshtë hera e dytë që I bën reklamë, si duket shoqata Drini times fiton mirë dhe paguan mirë. Shumë keq

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      https://instagram.com/stories/drini_times/3124880266655637472?igshid=MzRlODBiNWFlZA== Shikoni cfarë masakre

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poli

        Kanoet kane ca vite ne liqen por ju rani I pate...o zot ku shkon politizimi ne Shqiper...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dashnori

          Opa, 5000 Euro metri katror ne Shkoder se 4 pemthyma po bejn xhiro me varke.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje