
Një vajzë me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë.
Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta.
Siç ndodhi edhe qershorin e kaluar, mendimet e vajzës teksa prononcohet për mediat lokale janë kthyer menjëherë nga familja.
“Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha.
“Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua“.
Dashuria për të studiuar nga ana e Samanth-ës është e pamohueshme.
Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.
Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.
“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time etj….”, tregon ajo.
Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer tashmë një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.
“Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.
Bravo goces she suksese
Hallall buka!
I lumte kesaj vajze punetore dhe te talentuar. Sukseset e saje na nderojne te gjithe neve. Te shpresojme se profesionalizmi i saj do ti kontriboj edhe atedheut tone.
Bravo Samantha.. Good luck..
Iu lumtë!
Suksese vajza . Por mos harojme se jeton e meson ne nje vend superdemokratik si Italia , qe te jep ate qe meriton , pa marre parasysh se nga vjen dhe cfare kombesie ke . Aq me teper per shqiptaret per te cilet Italia ka konsiderate te vecante .
Bravo te madhe per familjen qe ka rritur dhe edukuar nje femije plot vlera, suksese Samanta!
Bravissima! Mire do qe te kishte dhe ndonje 9-te per te shmangur "syrin e keq".