Çfarë përfaqësojnë muxhahedinët iranianë?

20 Qershor 2023, 14:02Sociale TEMA

Çfarë përfaqësojnë muxhahedinët iranianë?

Një operacion i Policisë së Shtetit këtë 20 qershor në kampin e muxhahedinëve risolli vëmendjen te ajo se çfarë anëtarët e MEK-ut përfaqësojnë.

Muxhahedinët iranianë, të quajtur ndryshe “opozita iraniane” ndodhen prej kohësh në emigrim.

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit Iranian (MEK), është krijuar në Iran në vitin 1965 nga një grup studentësh radikalë që ndërthurën marksizmin dhe islamin.

Themeluesit janë tre studentë: Mohammad Hanifnejad, Said Mohsen dhe Ali Asghar Badizadegan. Massoud Rajavi u bë udhëheqësi i lëvizjes vite më vonë dhe do të mbetet i tillë deri në 2003, vit kur humb çdo gjurmë e tija, duke lënë pas misterin.

Anëtarët e MEK-ut ishin ndër të parët që zhvilluan luftën e armatosur kundër Shahut dhe amerikanëve të shumtë të pranishëm në atë kohë në vend. Ata mbështetën gjerësisht sulmin ndaj ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979 dhe kundërshtuan me vendosmëri vendimin për lirimin e pengjeve në vitin 1981.

Ndërmjet viteve 1980 dhe 1981, menjëherë pas revolucionit, ata tërhoqën mbështetje të konsiderueshme publike dhe u shfaqën si opozitë ndaj regjimit të ri teokratik.

Në 1981 Irani përjetoi një sezon politik të terrorit të vërtetë, shënuar si nga spastrimet e regjimit të porsalindur, ashtu edhe nga sulmet dhe atentatet e shënjestruara ndaj Iranit nga muxhahedinët.

Po atë vit, një sulm i MEK-ut fshin liderët e Republikës Islamike: u vranë 70 oficerë, duke përfshirë presidentin e atëhershëm iranian Mohammad-Ali Rajai dhe kryeministrin Mohammad-Javad Bahonar.

Në vitin 1986, Franca e Presidentit Mitterrand dëbon Rajavin dhe MEK-un, të cilët më pas strehohen në Irakun e Sadam Huseinit.

Nga atje, muxhahedinët do të merrnin pjesë në luftë Iran-Irak (1981-1988) në anën e Sadamit Huseinit. Kjo do të jetë një nga arsyet më të forta të humbjes së simpatisë nga ana e popullsisë iraniane për grupin.

Ata ndihmuan regjimin irakian të identifikojë objektivat iraniane për të goditur dhe gjithashtu duke organizuar sulme reale përtej kufirit.

MEK-u mbeti në Irak si mysafirë të Sadamit, i cili u jepte para, armë dhe mjete ushtarake deri në vitin 2003.

Vit ky që përkon me rënien e regjimit.

Pas vendimit të SHBA-ve në vitin 2003 për ndërhyrjen ushtarake në Irak, siguria e tyre u vendos në pikëpyetje.

Në vitin 2013 me një ndërmjetësim të amerikanëve dhe OKB-së u vendos që ata të zhvendoseshin në një vend tjetër, që ishte Shqipëria.

Historia nis me Qeverisjen e Sali Berishës si kryeministër.

Ai, në vitin e fundit të mandatit të tij ra dakord me Sekretaren e Jashtme të SHBA-ve në vitin 2013, Hillary Clinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë.

Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik.

Vendimi i Berishës u pasua edhe nga ai i kryeministrit të radhës Edi Rama.

Ai ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin një numër rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë.

Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf 3” në zonën e Manzës, në periferi të Tiranës.

Rama asokohe e konsideroi vendimin si humanitar dhe jo politik.

Autoritetet amerikane shprehën mirënjohjen për vendimin e tij.

Sipas një artikulli të “New York Times”, Qeveria shqiptare shpresonte se mikpritja e tyre do të ishte në favor të Washington-it.

Kjo u pohua edhe nga ministri i Jashtëm i viteve 2013-1019, Ditmir Bushati.

Zgjedhja e Manzës si vendi për ndërtimin e kampit u bë pasi Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit e pa si lokacionin më të përshtatshëm.

MEK-u pas marrjes së lejes vendosi të blejë tokën që ndodhet rreth 30 kilometra larg Tiranës dhe të ndërtojë aty qytezën e tij.

 

4 Komente

  1. B
    Bangladesh aşı Tiranas

    Po tokë me 7501 morën? Në se jo gabim të madh kanë bëre, po votime kanë bërë, jepuni të drejtë të votojnë se do kemi islamikë në qeverisje, këshilla, Bashkia pse jo edhe k ministra a presidentë se ni autoktonë do ikim për lesh në Bangladesh

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Ku eshte ndryshimi mes Mujahedeen's dhe shqipfoles Mujahedeen's!? 90% Mujahedeen's shqipfoles jetojne 5 shekuj ne token e arbrit...... perfundimi,shif e shkruaj.....hale islamikesh.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Ku eshte ndryshimi mes Mujahedeen's dhe shqipfoles Mujahedeen's!? 90% Mujahedeen's shqipfoles jetojne 5 shekuj ne token e arbrit...... perfundimi,shif e shkruaj.....hale islamikesh.

        Përgjigjjuni
        1. X
          XHOI

          HABITEM SESI PUNONJESIT E MEROS LEJOJNE SHKRIME TE TILLA NGA NJE I CMENDUR SI AI ME PSEUDONIMIN "SUNITET NUK BEHEN NJEREZ......" MEDIA ESHTE E LIRE POR PA FYERJE, PA SHPIFJE, PA PERCMIME FETARE E KOMBETARE PERNDRYSHE NUK LEJOHEN SHKRIME TE TILLA. KESHTU QE NESE NUK JANE TE NJE MENDJEJE ME KETE DEBIL MOS I BOTONI OPINIONET E TIJ SE JANE FYERJE PER GAZETEN TUAJ. MIQESISHT NJE DASHAMIRES I KESAJ GAZETE.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje