
Aksi rrugor Plepa-Shkozet dhe anasjelltas, është një ndër më të rëndësishmit në vend, sidomos tani në periudhën e verës.
Por prej muajsh ky aks ka degraduar në gjëndje skandaloze.
Si kur ikën, ashtu dhe kur kthehesh, për kilometra të tërë të shfaqen gropa të shumta në rrugë.
Pavarësisht gjëndjes skandaloze, askush nuk është kujtuar të vërë dorë.
Ndoshta presin të hapet ndonjë gropë gjigande në mes të rrugës, për t’u kujtuar që ta rregullojnë.
Shyqyr qe e nxorret. Skandal me rruget kombetare. Jane disa zona qe te vesh duart ne koke.
Ky segment eshte shume skandal !! Rreth 6-7 km dhe eshte segmenti i vetem qe lidh Veriun dhe Jugun e vendit !! I cvlefteson shume te gjitha ato investime te bera ne te gjitha segmentet rrugore,qe lidhin dy pjeset e vendit.Rregullojeni se,mire ne qe u mesuam,por po tregojme "varferi" te pa merituar edhe ndaj turisteve qe vizitojne vendin.Nuk kane nga kalojne tjeter,vecse ketej. Tironci
Kjo eshte e turpeshme dhe me e keqia eshte se ne kete gjendje te degraduar ka nje kohe shum te gjate, me sa duket QIVERITARET nuk kalojne ketej ose ju kane plasur syte.
Nuk kane kaluar as 5 vjet qe eshte dorezuar rruga..!Duhet te mbaje pergjegjesi dikush apo e kam gabim?