
Rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi janë publikuar këtë të diel
Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.
Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.
Linku ku mund të shikoni notën
Në 7 qershor, rreth 30 mijë maturantë zhvilluam provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Një risi e maturës së këtij vitit është edhe heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, dhe ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.
Edhe këtë vit, dështuan rregullat e vendosura nga Ministria e Arsimit, pasi teza u shpërnda në rrjetet sociale.
Maturantët kanë edhe një test për të zhvilluar. Këtë të hënë në 19 qershor, ata do të testohen në lëndën me zgjedhje.
Shqipja, matematika dhe anglishtja, 3 lëndët kryesore.
Pse nuk merrni mundimin të analizoni testin?! A është ai në përputhje me kurrikulat??? Sigurisht që jo!!! Nuk mundet që pyetjet e maturës të jenë njëlloj si ato të ciklit fillor. Psh, në klasën 5 nxënësi gjen rrethanori; dhe e njëjta pyetje edge he testin e maturës. Ju duket normale??? Tani QSHA dhe MAS hartojnë teste të lehta ( paçka se në kundërshtim me kurrikulën) me qëllim që të mos kenë reagime nga maturantët. Ky veprim i qëllimshëm quhet diskriminim. Nuk arrin të bësh diferencimin sipas niveleve. Nuk është normale që ende ne nuk kemi stabilitet dhe profesionalizëm edhe për këtë proces dhe vlerësim kombëtar të arritjeve të nxënësve.