Busti i Ataturkut në Elbasan: shpërthejnë polemikat!

18 Qershor 2023, 18:00Sociale TEMA

Busti i Ataturkut në Elbasan: shpërthejnë polemikat!

Në parkun “Rinia” të qytetit të Elbasanit është vendosur busti i themeluesit të shtetit turk Mustafa Kemal Ataturkut.

Skulptori i shumë veprave historike në qytetin e Elbasanit, njëkohësisht edhe i kësaj të fundit tregon më tepër rreth kësaj figure.

“Në 19 maj bëhet 100-vjetori i lidhjes së miqësisë Turqi-Shqipëri. Kur mori pushtetin, se ai është figurë legjendare, ai ktheu sulltanatët në republikë, bëri Turqinë Republikane. Është si ajo ideja e iluministëve të qytetërojmë Turqinë që të na marrin me të mirë”, thotë Vladimir Caridha, skulptor.

Për Ataturkun ka pasur shpesh herë dyshime në lidhje me një origjinë të mundshme të tij nga zona e Librazhdit. Por historianë dhe qytetarë ndajnë vështrime të ndryshme mbi vendosjen e bustit tij në parkun Rinia.

“Për fatin e keq, nuk mora vesh se si edhe përse u vendos, por ta di qyteti i Elbasanit se cili është Ataturku do vijë t’i bëj nderime të mëdha. Është shumë mirë që është vendosur, nuk kam asnjë kontestim. Por vendosja ashtu si në anonimat, pa asnjë lloj lajmërimi, pa asnjë lloj fjale, unë do të isha i pari që do të vija”, shprehet Hyqmet Zane, historian.

Tjetër mendim kanë qytetarët elbasanas për këtë bust. Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se është e gabuar vendosja e tij në Elbasan dhe se në vend të tij duhet të jetë një figurë historike e këtij qyteti.

00:13 “Nuk është e drejtë, ne kemi figurat tona pa vendosur. As s’i njohim, madje në histori ne i mohojmë, i shajmë figurat ton. Ataturkun s’e njeh njeri”, thotë një qytetar.

Vendosja e bustit të Mustafa Kemal Ataturk në Elbasan erdhi si dhuratë e kryetarit të Bashkisë Maltepe, në Turqi.

15 Komente

  1. D
    Dino

    Ne Kemi Azem Hajdarin,Spiun te Udbse,,,Ataturk ishte njeri i madh dhe solli Evropianizimin e Popullit Turk,,ai ishte Laik dhe hoqi Qillotat e Burkat me Ligj e vendosi Alfabetin Latin ,,i Lindur ne Selanik nga Nene Shqiptare thone…Nuk eshte Ataturku Hoxhe Pa shkolle por nje Njeri qe la vlera ne Bote …Respekt per Ataturkun edhe pse nuk jam iFese se tij..Ne Kaurre e Muhamedan me Turkun Hengrem buke qindera vite ….Armiku i Shqiptarit eshte Shqiptari jo Ataturku.Respekt per Ate Burre Shteti qe kur e takoi hajdutin e Burgajetit i Tha ,Mos harro se vjen nga nje Komb i varfer e i vuajtur dhe kurre nuk e pelqeu hajdutin Zog .fjalet e Ataturkut dolen…

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miro

      Nderi i burrit ne vend te vet

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tasi plot per Hyqymetin

        Hyqymeti (Hiqmet Zani), mysliman proturk i thekur. Nderroi disa parti, ishte me duket edhe me Socialdemokraten dikur, dhe ku ti dale tasi plot, turret Hyqymeti. E mban veten edhe per profeosr e historian, por eshte nje kallam bosh qe nuk gjen shoqin. Ne pamje te pare, i kollarisur sa nuk ia merr mendja njeriu qe te jete aq bosh ne kaplloqe. Ah moj Shqiperi, ke marre tatepjeten dhe nuk dihet ku do te ndalesh. Hyqymeti historian, hapu dhe te futem.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pasues veterani

        Une nuk Elbasanlli,por kam mendimin se, c'do Ataturku ne Elbasan ? Edhe pse ruajme respektin me te madh per veprimtarine e Ataturkut per emancipimin e Turqise, per lidhjen miqesore Turqi-Shqiperi ,e cila vazhdon edhe sot. Ne ne Tirane kemi nje shesh me emrin e Ataturkut,por kurre nuk permendet nga qytetaret. E kemi mbushur vendin me buste dhe emra rrugesh nga figura te huaja. Mikun do ta respektojme,por ne buxhak ne radhe te pare do te ulet i zoti i shtepise. Pse a nuk ka Elbasani figura te shquara qe ende nuk kane zene vendin e duhur ? Ja psh, me sa njoh une : A ka ndonje bust aktori i mirenjohur Demir Hyskja ,apo kengetari i mirenjohur Izuf Myziri.... Dhash si shembuj ,por nuk jam une ai qe i jap mend Elbasanasve ?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lleshi

          Sklleverit, si mbeturine osmane-arabe-mongole, akoma mendojne se jane pjese e Turqise.

          Përgjigjjuni
          1. H
            HKL

            Çtë keqe ka, shpetoi pak ca nga Perandoria dhe me te shumë shqiptarë, 2/3 pra qe jetojnë atje.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Motren mu ne pidh kush e vendosi

              ...o mbetje spermazoidale otomane. Popull pa' byth si zalli i limiti.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Operacioni Zjarri

                Sa turp! Ataturku per mendimin tim eshte nga armiqte me te medhenj te kombit shqiptar, ndoshta me i madhi. Ai mund te jete themeluesi i Turqise moderne por persa i perkete shqiptareve ai jo vetem qe nuk ka merita por perkundrazi ka kontribuar per zbrazjen e trojeve shqiptare nepermjet nenshkrimit te marreveshjes turko greke ne vitin 1923 e quajtur marreveshja e Lozanes si dhe Marreveshjes tjeter te lidhur me Jugosllavine ne 11 korrik 1938, Per emigrimin e popullsise turke (qe ne fakt ishte shqiptare).

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  Ku qendron problemi per ta qe kontestojne? Në mes te Uashingtonit ngrihet nje statuje, si kjo e Skenderbeut në Tirane, per Bolivarin, udheheqesin e revolucionit venezuelian, po ashtu ka shume shtatore dhe buste te Skenderbeut në vende te ndryshme te botes. Ataturku (babai i Turqise moderne) beri jo vetem per Turqinë, por me vepren e tij, ai rezatoi në shtetformimin edhe te disa shteteve te tjera që dolen nga Perandoria Otomane. Shqioperia ishte një prej tyre.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mira

                    Vazhdoni me sulltanët. Një nga një. Kujdes se mos harroni ndonjë. Dhuratë nga turku do ti keni. QELEPIR dmth ????

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Detari

                      he mo skiptare akoma nuk e pranoni se jeni turk?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sovrani

                        Po s'keni faj ! Doni babën ene ju. Se ata ju'a kane vu dhe emrin. Ja dergoni dhe ju një të Skënderbeut në Turqi... a e pranojnë ata ??

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E verteta dhemb....

                          Bravo arapet e mi,kjo verteton edhe joshqiptarine tuaj....jeni turq shqipfoles m'El bazan.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Marko Polo

                            Jam kundër vendosjes së shtatoreve të personaliteteve të huaja që nuk e kanë përkrahjen njëzëri të popullit. Megjithatë, shqiptarët duhet ta dinë se Ataturku ishte më proeuropian se çdo politikan i sotëm shqiptar! Ishte, pra, proeuropian fanatik!

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dardan

                              ATATURKU NUK ESHTE SIMBOL MIQESIE NE MES SHQIPTAREVE DHE TURQEVE, POR SIMBOL I NENSHTRIMIT TE SHQIPTAREVE NDAJ TURQIZMIT. E verteta do te na beje te lire. Mustafa Qemali ishte turk i mire dhe shqiptar i keq. Jo me kot e kane quajtur Ataturk (Babi i turqeve). Duke u bere i tille, ai nuk kishte si te ishte shqiptar i mire, por mund te mos behej shqiptar i keq. Prandaj te vjen keq, kur shqipatre te Turqise, qe duan te gjejne ura miqesie midis dy popujve, shkojne te Ataturku, ky asimilues i dhunshem i miliona shqiptareve ne turq. Turqia karakatine e sulltaneve u jepte shume me teper te drejta shqiptareve se Turqia e Ataturkut. SIKUR PRISHJA E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE TURQI-SHQIPËRI TË ISHTE BËRË VËRTETË PËR FAKTIN SE SHQIPËRIA U KTHYE NË MONARKI, DO TË ISHTE ABSURDITET Mustafa Qemali ishte republikan dhe i ruajti bindjet e tij republikane gjatë gjithë jetës. Por shteti i tij vendosi marrëdhënie me monarkitë armiqësore të Greqisë, Serbisë, Bullgarisë Italisë dhe Britanisë së Madhe. Sikur vërtetë t’i ndërpriste marrëdhëniet diplomatike për faktin se në Shqipëri u ndryshua forma e rregjimit, do të ishte një absurditet. Se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në praktikën dnërkombëtare, kur forma e regjimit ndryshohet pa dhunë. Për shembull ai nuk i prishi marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë pasi Hitleri (thonë se e helmoi Presidentin Hildenburg) pas vdekjes së Presidentit u shpall Diktator, duke e suprimuar postin presidencial.Turqia në periudhën e Ataturkut ruajti marrëdhënie normale me Spanjën e diktatorit Franko që përmbysi regjimin demokratik. Eduard Soler i Lecha,Senior Research Felloë, CIDOB* Mendoj se prapa këtyre arësyeve banale qëndron diçka tjetër. Hapësirat e zbrazëta të Anadollit kishin nevojë për popullsi të reja që s’kishin ku të merreshin përveçse në mes të shqiptarëve të Ballkanit. Prishja e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë u krijonte mundësi turqëve që të vepronin më lehtë në marrëveshje me Mbretërine e Jugosllavisë (Ataturku e ka nënshkruar marrëveshjen për deportimin e shqiptarëve nga Jugosllavia me Mbretin!!!) për të dërguar në Tuqi qindra mijëra shqiptarë, siç dhe ndodhi. Turqia nga viti 1912 dhe deri në vitin 1939 pati vetëm dy vjet marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë,pas përfundimit të shkëmbimit të popullisë me gerkët, shprehje kjo e qartë e armiqësisë, pabesisë dhe intrigës për t’i përdorur shqiptarët si mish për top. Ka një lidhje thelbësore midis veprimeve për të shkëputur çdo lidhje diplomatike me Shqipërinë dhe fushatës së tërheqjes së shqiptarëve në Turqi. Ndërsa, për Republikën e re Turke problemi që krijoi ajo në lidhje me njohjen e mbretërisë ishte serioz. Kjo erdhi si pasojë e filozofisë politike insitucionale të shtetit republikan të ndjekur nga Mustafa Qemali. Por edhe sepse janë të njohura lidhjet e Shqipërisë me Turqinë, po ashtu njihet edhe prejardhja shqiptare e udhëheqësit të saj Mustafa Qemali, siç e citonte Amstrongu, bibliografi i parë i tij.629 Prandaj nisur nga këto rrethana, nuk pritej mendimi negativ nga ana e tij për monarkinë e re shqiptare, kundërshtimi dhe mosnjohja e saj nga Turqia, dhe Presidenti i saj. Ky problem shqetësues për elitën drejtuese politike u shpreh në atë kohë edhe nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme e qeverisë mbretërore shqiptare. Kjo ministri në një relacion të saj detyrohej të pohonte se: “I vetmi shtet që akoma s’ka njohur regjimin e ri Mbretëror në Shqipëri është Republika Turke”.630 Këtë qëndrim diplomatët e kohës mundoheshin ta justifikonin me arsyetime të cilat nuk ishin reale.631 Shpallja e monarkisë shqiptare iu raportua Asamblesë së Madhe Turke, në datën 1 shtator 1928, me anë të një letre të dërguar nga ambasadori i Turqisë, Tahir Lutfi bej Tokay që ndodhej me detyrë në Tiranë; “Të nderuar deputetë. Sot në mëngjes në orën 9:15, Shqipëria u shpall mbretëri dhe Presidenti Ahmet Zogu u shpall Mbreti Zogu i Parë ose ndryshe është e detyruar të thuhet Mbret i Shqipërisë. Nëna e mbretit do të quhet nëna Mbretëreshë dhe motrat e vëllezërit e tij do të quhen princ e princesha. Mbreti sot në orën pesë pas dreke do të mbajë fjalimin e parë zyrtar para parlamentit. Në një bisedim të bërë me të dërguarit e parlamentit, mora një ftesë gojore për tu takur me presidentin e nëse e pranoj këtë ftesë duhet të shkoj i veshur me kostum e me një kapele. Franca, Anglia dhe shtetet e tjera të vogla që marrin pjesë në pakt e kanë njohur këtë ndryshim të qeverisjes. Bëjmë të ditur që ambasadorët tanë do të veprojnë ashtu siç u duket juve se është më e përshtatshme. Në një kohë kur gjithë shtetet evropiane e njohën Mbretërinë e sapoformuar, akoma vetëm Mustafa Qemali, dhe Republika e Turqisë vazhdonin të mos e pranonin një ndryshim të tillë.640 Mendimin e vet për këtë çështje, Presidenti i parë i Turqisë, Mustafa Qemali e bëri mjaft të qartë, menjëherë pas kthimit nga një turne elektoral që zhvilloi në zonën e Izmirit. Ai më 5 shtator 1928 deklaroi se nuk kishte për ta njohur kurrë regjimin mbretëror në Shqipëri.641 Sipas konsullit të Shqipërisë në Stamboll Nezir Leskovikut, kryetari i Republikës Turke e kishte kritikuar veprën dhe dëshirën e kombit shqiptar në mes miqve të tij, në një mënyrë që nuk përputhej me dinjitetin e një burri shteti.642 Më 7 shtator 1928, Turqia -shkruante gazeta “Cumhuriyet” [Republika)] duhet të tërheqë me të shpejtë përfaqësuesin e saj nga Tirana. Reaksion i [kthimi prapa] i bërë në Shqipëri në këtë epokë, kur sovraniteti kombëtar mbizotëron si zot i vetëm në vendin tonë, ndër ne është pritur me habi dhe zemërim.643 Në të njëjtën gazetë, më 10 shtator në artikullin “Opereta e Tiranës” u ironizua shpallja e mbretërisë së Shqipërisë dhe njëkohësishtë edhe drejtuesi i saj.644 629. H. C. Armstrong, “Ujku i murrmë”, Jeta e vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, (Përktheu Zana Harxhi), Tiranë: Shtëpia Botuese “ Konica Color”, 2008, f.31: shih. Ali Fuat Cebesoy, Sinifim Arkadasim Atatűrk, Istanbul: 1959, F.3; Ismet Toto, Atatűrk’ űn Hayati, Tiranë: 1998, II baski, f.8 630. AQSh, F.151, dos. 65, v. 1928, fl. 419-420. Relacion i të ngarkuarit me punë në Ankara 640. Anila Polat, Türkiye Cumhuriyeti’nin kuruldugu yillarda Arnavutluk Cumhuriyeti ile ilişkileri (1920-1938), Haci Bektaş, Arastirma Dergisi, Bahar 2005/33, F.169. shih;Hikmet Oksuz, Ataturk donemi Turk-Arnavut ilişkileri, Guney Dogu Avrupa Araştirmalari Dergisi, no. 12, Istanbul: 1998, f.213 641. AQSh,F.151, Dos. 65, viti 1928, fl.169: Teleg. i legatës shqiptare në Ankara për Ministrinë e punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ankara 12 tetor 1928 642. AQSh, F.151, viti 1928, dos. 65, f.271, Telegram i konsullit shqiptar në Stamboll Nezir Leskoviku, për Ministrinë e Punëve të Jashtme, dt.8.9.1928 643. Gazeta “Cumhuriyet”, 7 Eylul 1928 644. Cumhuriyet, 10 Eylul 1928

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje