Njoftim për tender

19 Qershor 2023, 11:18Sociale TEMA

Njoftim për tender

NJOFTIM PËR TENDER

 

I nderuar Partner,

 

Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të

kufizuar jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe

në nivel ndërkombëtar. OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet

në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.

Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e

Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në

fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe

të nxënit bazuar në kompetenca.

Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET –

Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në

Shqipëri”, OeAD, shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Blerja, instalimi dhe programimi i

15 (pesëmbëdhjetë) kompjuterave dhe një ndërprerës L2 (shtresa 2) me 24 porte për shkollën e

mesme profesionale Nazmi Rushiti, Peshkopi” me fond limit deri në 14,000 (katërmbëdhjetë mijë)

Euro, përfshirë TVSH”me numër reference 7/2023.

Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në

këtë procedurë tenderimi brenda datës 26 Qershor 2023 ora 17:00. Afati maksimal për

dorëzimin e ofertës është data 07 Korrik 2023 ora 16:00. 

Të interesuarit mund të shprehin interesin dhe të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të

një mesazhi elektronik në adresën [email protected].

Oferta financiare së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të

mbyllur, në adresën postare:

 

Ambasada Austriake (OeAD)- Kutia Postare 1421, 1001, Tiranë, Shqipëri

Njoftim për tender

Lini një Përgjigje