
Në nisje të regjistrimeve të nxënësve në klasat e para, komuniteti rom e egjiptian në Elbasan u kërkon institucioneve arsimore të zbatojnë rregulloren e regjistrimeve për të mos rrezikuar segregimin e shkollave.
Në katër shkolla 9-vjeçare në bashkinë e Elbasanit ka një numër të konsiderueshëm të nxënëse rom dhe egjiptian, kjo sipas këtij komuniteti ka bërë që shumica të mos i preferojë këto shkolla.
Prej dy vitesh regjistrimet në klasat e para dhe të dhjeta bëhen on line, përmes platformës e-Albania. Kjo sipas Ministrisë së Arsimit ka bërë të mundur uljen e ndjeshme të riskut për segregimin e shkollave. Por për komunitetin rom dhe egjiptian sfidë gjithashtu mbetet frekuentimi i shkollës.
Preferencat e prindërve për disa shkolla sjellin për pasojë edhe ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve në shkollat e tjera. Këto preferenca kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën shkollore dhe stafin pedagogjik. Por rregullorja përcakton regjistrimin e nxënësve në shkollën pranë vendbanimit.
Segregation = ndarje (nga anglishtja),po segregimi c’eshte…?!!!
E njëjta gjë, o shÇipe
Lajm koti, pa bisht e pa kokë! Edhe thuhet se regjistrimi online e pamundëson segregimin, edhe se romët protestojnë se po segregohen. Pa asnjë fakt. Për mendimin tim, mirë do të ishte që romët dhe egjiptianët të mblidheshin në një shkollë (të paktën në disa klasa, meqë paska Elbasani kaq shumë), aty të mësonin edhe gjuhën e tyre.
Nese vertet qendron,do te ishte nje turp i pa pare !! Edhe ky "konstatim" duhet te sherbeje per te verifikuar dhe urgjentisht koregjuar ! Prinderit duhet te ndergjegjsohen.......... Imagjinoni pak,sikur prinderit britanike,gjermane,nordike,etj etj.,ku bashkekombasit tane kane emigruar,te evitojne shkollat qe kane femije emigrantesh,natyrisht me "kultura" teresisht te ndryshme !? Si mund te realizohet,ajo cka quhet integrim ne shoqeri ? Lindur dhe rritur ne Tirane,komshinj dhe bashkenxenes me femije te ketij komuniteti,asnje dallim ndermjet nesh,njerez jashtezakonisht te mire,te bute dhe punetore.Korregjoni !! Lymi Tutit
Shqiptaret dhe Romet te jen bashk,,,si kan qene me par ,,,,se adhurojne te njejtin profet ,,,,,