
Hetimi i SPAK nën akuzat e sulmeve kibernetike me origjinë nga kampi i muxhahedinëve në Manëz zbulon se ky kamp nuk ishte fushë me lule për të gjithë iranianët e strehuar atje.
Sipas SPAK, nga 3 mijë muxhahedinë që u strehuan në 2018-n në këtë kamp, 450 prej tyre u arratisën. Nga këta, 300 janë larguar ilegalisht nga vendi ynë, 100 të tjerë kanë kaluar kufirin me dokumentacion të rregullt, ndërsa 50 të tjerë qëndrojnë në Tiranë.
Një pjesë e të arratisurve nga kampi kanë folur për mediat prej kohësh. Tre prej tyre në shkurt të 2018-s folën për Fiks Fare, duke deklaruar se MEK funksiononte si një kult me rregulla strike, që u ndalonin krijimin e një familjeje.
Ata pretendonin se ishin joshur nga propaganda në media dhe online e MEK dhe u ishin bashkuar radhëve të tyre me ambicien për të kontribuuar rivendosjen e lirisë dhe demokracisë në Iran, por ishin zhgënjyer.
Sipas tyre, MEK jo vetëm që nuk ka lidhje me lirinë e demokracinë, por funksionon si një organizatë e mirëfilltë okulte me metoda që bien ndesh me parimet që ajo propagandon në rrjet.
Ndërkohë, në të njëjtin njoftim të SPAK nuk përjashtohen as dyshimet se brenda kampit ka pasur aktivitet terrorist.
Zyrtarisht prokurorët e posaccëm ende nuk e kanë ngritur akuzën e terrorizmit, por me thellimin e hetimeve dhe ekspertimin e pajisjve elektronike të sekuestruara nga muxhahedinët kjo akuzë nuk përjashtohet.
Largoini nga Shqiperia ata mu....
Po ca veprimtari kriminale bejne ata mor aman ? Pse shajne ne kompiuter qeverine e Iranit, dhe na qenka terorisem ? Kete gje kushdo do e bente, ne kushtet e tyre, dhe natyrisht ata kane regullat e tyre ne ate jete qe bejne atje, Dhe persa i perket faktit qe ata bejne politike, kjo eshte e drejte e tyre , se eshte Liri e Shprehjes , nuk i ndalon dot, perderisa ata nuk bejne akte teroriste . Ndaj nuk ka justifikim qe te sulet policia ne ate menyre. Edhe SPAK duket sikur punon me komande mo vella. Nqs do qe ti kontrollosh , se pari duhet te flasesh me drejtueist atje dhe pastaj te besh kontroll. Te behet cdo gje ne menyre paqesore , se ata jane te ftuar ne vendin tone dhe nuk mund te shkellen regullat e Mikpritjes Shqitpare, aq me teper qe ata nuk bejne aktivitet kunder nesh qe te judtifikohen veprimet e Policise. Ndaj duhet te behet cdo gje me bisedime paqesore, edhe tu behet e qarte atyre qe duhet te zbatojne ligjet Shqiptare ,derisa jetojne ne Shqiperi
Eshte tamam nje cerdhe terroriste e paster e cila po nuk u trajtua me teper seriozitet nga shteti yne do i kthehet ne nje hall te madh per kete vend. Te akuzosh nje shtet tjeter per terrorizem eshte pergjesi e madhe por nga ana tjeter duhet te shohesh se cfare bejne edhe pala tjeter qe ke strehuar per ta mbrojtur nga ai shtet qe e quan terrorist. Se per ndryshe kthehesh ne nje shtet palaco dhe ste merr asnje me seriozisht.
O burra tani. Moret urdher ta shani Mekun dhe filluat si me buton. Deri dje flisnit gjithe respekt papritmas filluat ndryshe. Bravo gazetare te lire ne media te lira.
Kini kujdes.Terroristet nuk e Kane per gje te hiqen te penduar,per te kryer akte terroriste.E vetmja rruge nxjerrja jashte Shqiperise.
Ja sa t ju jape urdher prap rama qe ti lavderoni dhe hopaaa, di filloni ti lavderoni. Amon mor mos i merrni kthesat kaq shpejt se na moret mendt. Keni dekorata te tere ne lepirje bythe
Do kisha deshire qe Ramuti pas halese ,terroristeve qe na solli bashke me amerikanet ,te bente nje pyetesor apo referendum sic beri per kanabisin ,Dhe pyetja me e madhe eshte se nqs do duam ti ndjekim kush eshte ai qe do pranoje terrorista ,dmth ramuti me politiken e tij personale na beri peshqesh 3000 terroriste brenda shqiperise