
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje sa i takon mënyrës si jetojnë muxhahedinët brenda kampit në Manzë të Durrësit.
Lala theksoi se ata lëvizin gjithmonë njëri-pas tjetrit dhe kanë një mision: rrëzimin e regjimit në Iran.
Kjo e fundit lidhet dhe me faktin se ata nuk bëjnë fëmijë dhe as nuk kryejnë marrëdhënie intime me njëri-tjetrin, pikërisht sepse kanë statusin e “luftëtarit të lirisë”.
“Unë kam qenë në kamp edhe më herët. Lëvizin në grupime të vogla 3, 4 persona dhe asnjëherë një grupim i vetëm. Pra lëvizin njëri pas tjetrit, qëndrojnë të ndarë veçmas gratë dhe veçmas burrat. Kanë psikologjinë e turmës, ata nuk bëjnë fëmijë.
Kanë statusin e “luftëtarit të lirisë”, nuk pranojnë marrëdhënie intime me njëri-tjetrin sepse misioni kryesor i tyre është që të rrëzojnë regjimin në Iran. Grupimi në këndvështrimin tim, gabimi i parë është që ata u lanë të izoluar.
Disa kohë më parë erdhi një çift nga Kanadaja që kërkonte të takonte vajzën në kamp dhe nuk u lejua. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se 450 prej tyre janë larguar dhe ka një persekutim për ata anëtarë që tentojnë të largohen. Fakti që mbahen të izoluar mendoj se ka sjellë këtë situatën dhe ky grup do jetë e vështirë të kontrollohet”, u shpreh gazetarja.
Per cfare flet kjo injorante qe vetem investigimin nuk e di cfare eshte????!!!! Kush i mbajti dhe i mban te izoluar ?????!!!! Ata jane sekt ne kuptimin e mirefillte te fjales dhe si te tille e kane ne parimet baze te tyre te veteizolohen ne menyre qe te kryejne ne fshehtesi veprimtarine e tyre klandestine. Nuk eshte e vertete qe nuk “ perzihen “ midis tyre. Ata mohojne familjen dhe nga tregimet e pavarura te shume “dezertoreve” nga ky sekt rezulton e kunderta. Ata i falen dhe jane ne dispozicon te “ rais”it te tyre. Jane te pabese dhe absolutisht mosmiremjohes. Te largohen nje ore e me pare!
Kjo gerdalla fytyre kali , s di c ben vetem lexon telefonin, sa turp qe i pranojne neper televizione ,ato lajme qe i lexojme diten online ,kjo gerdalla na ben papagallin ne darke
Prishem i mbajte ti qe ATA nuk bejne seks".
Po perziini or Gamore Qeveritare.Ata jane Muxhahedine,qysh nga emri Grupit duket kush jane.Ata jane Islamiste te rrezikshem,jane njelloj si ISIS,d.m.th po i erdhi shansi ne dore keta te vene zjarrin.Jane keta kryesoret qe bejne Namin n me Hakerat e Kompiuterave,jane te gjithe Inxhiniere ose ish Profesore.Keta Iranit i hane Mune,se keta jane ne gjithe Boten dhe nuk behen shume,sepse jane te keqinj.Bazen e kane ne France,dhe i mvajne se keta jane te pasur,jane Persiane te vjeter,dhe kane shume $.Qeveria Shqiptare duhet ta pastroje Shqiperine nga keta Hale,nuk na duhen Terroriste ne vendin tone.Dhe nga ana Diplomatike nuk i intereson Shqipnise te prishi Marredhenit me Nje Shtet te Fuqishem si Irani,per disa Terroriste.Le ti marre kush te doje,hipini ne Anije dhe te shkojne ne te Semes.