Qumështi serb dhe italian “pushtojnë” Shqipërinë, bulmeti me çmime të larta

8 Korrik 2023, 18:15Sociale TEMA

Qumështi serb dhe italian “pushtojnë”

Pak qumësht vendi, me çmime shumë të shtrenjta, por një numër në rritje paketimesh me qumësht serb apo italian. Raftet e supermarketeve shqiptare po pushtohen nga importi, teksa sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit po përballet me një krizë të vërtetë.

Vitin e shkuar, prodhimi vendas i qumështit të lopës ra në nivelin më të ulët historik, për sa kohë që INSTAT mban të dhëna për këtë produkt, në vetëm 824 mijë tonë. Nga ana tjetër, në vetëm 5 muajt e parë të vitit, vendi importoi 5.7 milionë litra qumësht.

INSTAT e rendit qumështit si produktin kryesor të shtrenjtuar në vend me gati 50%, ndërsa llogarit edhe një rritje me gati 20-30% tek bulmetet. Industria e sheh problemin kryesor dhe shkakun për paaftësinë për të konkurruar produktet serbe e italiane tek skema e subvencioneve, që nuk favorizon prodhimin apo formalizimin, me së paku 86% të tregut në të zezë.

Në total, midis qumështit, djathit, gjalpit dhe produkteve të tjera të kësaj kategorie, Shqipëria importoi plot 24 milionë euro mallra për periudhën janar-maj 2023.

6 Komente

  1. a
    arian

    popull dembel, nuk duan te punojne, mire makina nuk prodhojme dot, por edhe qumesht importoni o te mjerre.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Atdheu

      Arjan, e kane me te lehte te largohen nga Shqiperia dhe te pastrojne halet e botes.

      Përgjigjjuni
    2. d
      denis

      Blektoria eshte fitimprurese por ne Shqiperi nuk duan te punojjne, fshataret marin aratine neper bote duke ber pune nga me ordineret dhe mohajne punen ne fshatrat e tyre, ket duhet te vere dore shteti per te pare cfar veshtiresi kane qe largohen.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vend hienash

        pa ekonomi nuk behet shtet o Edi Rama ! Kete ta tha edhe keshillyari jot, Tony Blair

        Përgjigjjuni
        1. E
          ELEKTORATI GRI

          Arian prandaj I shkerdheu dhe i dha bar Enveri sepse jane dembele .Sot pas 32 vjetesh vazhdojne te ushqehen nga emigrante .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Likja

            Po' co do bej tregu,,,shqiptaret laj thaj vetem djath lope e djath dhije din te bojne,,,,tregu Ka nevoja te ndryshme,

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje