Bumi i laboratorëve mjekësore në Shqipëri: Vetëm 93 janë të licensuar

8 Korrik 2023, 14:10Sociale TEMA

Bumi i laboratorëve mjekësore në Shqipëri: Vetëm 93

Pandemia e Covid 19 shtoi frikshëm laboratorët për kryerjen e analizave mjekësore, aq sa në rrugët e Tiranës ka më shumë laboratorë se byrektore.Sipas Urdhrit të mjekëve në Shqipëri janë të licensuar vetëm 93 mjekë laboratori kliniko-biokimike, ndërkohë që numri i laboratorëve të regjistruar ne QKR është shumëfish.

Shpesh qytetarët i bëjnë analizat në dy tre laboratore për të konfirmuar rezultatet dhe nuk janë të pakta rastet kur janë përballuar me rezultate të gabuara. Kryetarja e bordit të akreditmit të laboratorëve pranë DPA  thotë se shumica e këtyre laboratorëve dorëzojnë dosje me emra mjekësh fiktivë.

“Në dosje kanë vetëm emrin e një mjeku që ka licensë, por që ai nuk shkon kurrë në atë laborator. Nuk ka se si të kontrollojë një mjek që ka emrin në 30 laboratorë”.

Laboratorët mjekësorë nuk i kontrollon askush. Inspektorati Shëndetësor duhet të ndërhyjë menjëherë për të kontrolluar morinë e laboratorëve, që në fakt nuk kanë kushte për të kryer analiza dhe jo më të diskutohet për saktësi në rezultate.

3 Komente

  1. P
    Pisllik fukarrallek..

    Nuk behet ai vend jo ! Nuk ka muaj mos te lexojme ne cdo sektore pothuaj vetem gabime dhe vetem korrupsion.. Skane faje Rinia qe deshiron te iki nga ai vend..se vetem mjerim... Pervece disave Firmave qe jane sheik me kapital dhe pervece Deputeteve qe e kane Rrogen e sigurte pervece privilegjve shteterore dhe private.. Duhen edhe ja 100 vjete mbase behet dicka aty per te Jetuar ne nje Jete te qehte si ne cdo vend te EU..

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pisllik fukarrallek..

      Nuk behet ai vend jo ! Nuk ka muaj mos te lexojme ne cdo sektore pothuaj vetem gabime dhe vetem korrupsion.. Skane faje Rinia qe deshiron te iki nga ai vend..se vetem mjerim... Pervece disave Firmave qe jane sheik me kapital dhe pervece Deputeteve qe e kane Rrogen e sigurte pervece privilegjve shteterore dhe private.. Duhen edhe ja 100 vjete mbase behet dicka aty per te Jetuar ne nje Jete te qehte si ne cdo vend te EU..

      Përgjigjjuni
      1. g
        gjergji

        Ne cdo vend te botes (don apo nuk done) behet centalizimi i laboratoreve mjeksor.Ka me pak korrupsion e shume me teper siguri. Ngritja laboratoreve privat nuk krijon as siguri as rritje cilesore te analizes.Korrupsioni aty eshte maksimalisht e pronari i intereson te fitoj sa ma shume,natyrisht duke investu minimalisht apo aspak ne aparatura moderne te reja.Miq e doktor te laboratoreve mjeksor:analizat qe kan baze "kipet" tashma perdoren ne laburatoret e fabrikave ne stade te ndryshme te prodhimit sepse kan kosto te lire e saktesia tyre leviz (80-90%) ne krahasim me koston e analizave me mjete e aparate moderne.Tregojani te verteten klienteve tuaj,Se paku mos i merrni ne qaf.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje