
Kryeministri Edi Rama po kryen inspektimet e punimeve në lagjen Rilindja ku po përfundojnë së ndërtuari 996 apartamente që do të strehojnë familjet e prekura nga tërmeti.
"Në Lagjen Rilindja, ku sipërmarrja prestigjioze e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Muhamed Alabbar, me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed, po përfundon 996 apartementet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit dhe ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje të ngritur nga hiçi i ish-kënetës, e cila do të jetë shembëlltyra kuptimplotë e vizionit dhe ambicies sonë për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër", shkruan Rama.
Ca nga arabi ca nga BE....prit gomar të mbijë bar se lekë nga buxheti ska shans me u pa në DR...! Lekë me grushta për Lalin e fiqve që s'la fshat me 5 banorë pa i bërë shkollë të re kurse DR pret nga BE edhe nga qielli se 300 mijë banorë qytet është pa gjimnaze 4 vjet pas tërmetit... Edhe e di ça? Mos u lodh më fare zhuj edhe arabit ...Durrësi vdiq edhe e vrave ti me Gjushin dhe Rilindjen ! Për këtë do hysh në histori ti...
Ju lumte dhe ti gezojne
Arkitekture Arabie. Keta duan te ndihmojne duke respektur arkitekturen Europiane qe Kane Shqiperia apo duan te ARABIZOJNE Shqiperine??? Si i ke ulur brekete zoti Kryeminister??!!! Ndihme me kushte nuk eshte e ndershme!!! Shqiperia po vazhdoi keshtu pas 30 vitesh do jete nje lagje e Arabeve.