Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të mërkurë më 1 maj Elbasanin. Ai bëri një vizitë në impiantin e Ferrokromit të AlbChrome, ku sipas tij me investimet e reja sigurohet respektimi i të gjitha standardeve mjedisore dhe sociale, si detyrim i të gjitha sipërmarrjeve që ta mbrojnë dhe të mos ndotin hapësirën tonë të përbashkët.
Ndër të tjera, Rama tha gjithashtu se po përgatiten ligje të reja në lidhje me menazhimin e mbetjeve, të cilat pritet të kalojnë në parlament.
“Jemi në një fazë të re dhe këtë duhet ta kuptojnë shumë mirë të gjithë kompanitë shqiptare ku Shqipëria pasi ka kaluar me sukses procesin e skanimit të BE me çeljen e negociatave ka marrë edhe angazhime të forta lidhur me mjedisin, përgjegjësinë kombëtare e institucionale e individuale në respektimin mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.
Dhe ligjet për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit dhe menaxhimit të integruar të mbetjeve janë shëmbëlltyrë e fazës së re. Ato janë në zhvillim e sipër nga ana e ministrisë e qeverisë e së shpejti do kalojë parlamentit”, tha Rama.
Po tek inceneratori i Elbasanit pse nuk bere nje vizite o komandant. te shikoje a djeg apo jo dhe nese djeg a prodhon energji elektrike te pakten sa per vehten e vet? Beji edhe nje vizite atij te Fierit se mos ndoshta duke te pare TYYYYYYYYYYYY frigohet dhe fillon te punoje!
Si do e klasifikosh dhe mbrosh mjedisin me dhjetra avione qe ulen e ngrihen ne Rinas dhe me pas ne Vlore?
Po keto vite qe ke qen ne pushtet perse nuk i bere keto ligjet apo i le per te vjedhur pak?
Per skemen e pensioneve ke ndonje fjale mor djal? Ato 73 milion euro qe mbeten nga mos dhenja e pensionit te plote personave qe dolen e 2023, do te na i shperndash te terevr nd fukarenjve, apo ja gjetet vendin atyre parave ?