Rama jep këshilla për të rinjtë: Kate Winslet punonte në sallameri përpara se të merrte rolin te Titaniku

19 Korrik 2024, 17:07Sociale TEMA
Rama jep këshilla për të rinjtë: Kate Winslet punonte

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrësit, dhe me drejtuesit e shkollave profesionale në vend.

Rama tha se qeveria do të krijojë Fondin Kombëtar të Aftësimit, një fond i cili do të shkojë për kapitalin njerëzor. Ai i bëri thirrje bizneseve, kryesisht në fushën e turizmit, të investojnë në kapitalin njerëzor.

"Shembulli tjetër që dua të sjell se çfarë do të thotë prespektiva. Gjermania ta jep prespektivën, shef aty, si qenka, po shkoj dhe unë. Por çfarë prespektive mund të perceptojë një student që shkon në konviktin e Burrelit, apo një tjetër.

Ne po bëjmë një investim masiv te konviktet, dhe konviktet e arsimit profesional duhet të jenë dhe vendet ku ata që studiojnë për Hoteleri, të bëjnë edhe menaxhimin. Kushtet që duhet të sigurojmë është që fëmija kur vjen nga fshati, ta ketë më të mirë dhomën se sa e la atje. Nëse nuk u frymëzua, po marr rrugën, e po iki në Gjemrani, thotë ai", tha Rama.

Rama tha se qeveria do të investojë në konviktet profesionale në vend.

"Kështu që të gjithë së bashku t'i japim një shtysë të re këtij procesi. Edhe me këtë fondin që do të bëjmë, do ua marrim ne paratë. Dhe do t'i kthejmë në investim për kapitalin njerëzor. Këto janë vitet më sfiduese për turizmin. Rastet e vendeve që u ka ndodhur efekti i kundërt pasi janë bërë vende trendi, nuk janë pak. Dhe ne nuk duhet të jemi një nga ato vende, do të ishte katastrofë.

Duhen edhe njerëzit që shërbejnë aty, nuk mjaftojnë vetëm kushtet. Si shpjegohet që në shumë hotele prestigjoze nuk ka kamarierë të rinj, ata janë aty prej 30 vjetësh si zotërinj të shtëpisë. Para disa kohësh, roja i derës me kostum në Angli ishte 70 e ca vjeç, dhe më tha nuk më lënë të iki në pension. Janë figura të kësaj industrie, nuk janë "hajde se po të marr kamarier"', tha ai.

Në fund, Rama dha edhe një shembull për të rinjtë, që sipas tij nuk duhet të heqin dorë dhe të demoralizohen.

"Shumë nga ata kanë bërë shkolla të tjera, por nuk është se u hap rruga, mbarove universitetin dhe direkt po të presin ty. Kate Winslet, fitoi Oscar me Di Caprio me Titanikun, por pasi mbaroi një nga shkollat më të mira për aktrim, punonte në sallameri dhe shkonte punonte për të marrë role", përfundoi Rama.

11 Komente

  1. Ëndrra amerikane e Bablokut

    Sa i madh është. Pasi e ka bërë administratën fole korrupsioni dhe militantizmi, jep mend sikur në Shqipëri funksionon meritokracia, sikur jemi njësoj si në Amerikë , vendin e mundësive . Këtij po i ikin mjekët , imagjino të tjerët!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles

      Kryeminister rk komplet. E kane ne gen debillukun si familje.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nardi

        Te punosh ne sallameri ne shqipri perfundon sallam,jo me te pretendosh me u be dikushi

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latif Dreqi

          Ky eshte palaco cirku ...nga ata qe gjezdisnin cdo fshat ne kohen e dobicit te anese

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhimi

            Po mor edo ashtu esht si noyzi qe pastro paret e juja mos na sill kshu shembujsh se na hap barkun, populli din shum se pabuksit kur bojn lek flasin e kan nga deliri…kshu shoku menaxher

            Përgjigjjuni
            1. k
              koli

              Per kur eshte fjala?pasi te vdesesh ti?!

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                Grij sallate sa te duash!Ska shtet!Kjo eshte aresyeja!Ketu nuk te vijne pensjonistet te jetojne se e dine se zhvaten jo me te rinjte!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dhe ky vet flinte posht Ures se Sennes Fronc

                  dhe sot eshte Shakaxhiu me i Modh i Politikes ne Shqypnie

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sallamja

                    dmth te fusim ndonje sallameri a ndonje uzine ne CV qe te na marrin ne pune zyrat… ca eksperience keni? po, kam master ne ekonomi dhe di te vesh dhe te zhvesh sallamin. a te bej pune?

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Titi

                      Po nuk kane te tere fatin e Kate-it ore lumemadh. As tendin kur te gjeti Fatos Nano rrugeve te Parisit i pa ngrene i pa lare. Me koken me morra dhe thoje te pa prere. Siç eshte shprehur vete Fatos Nano ne konference shtypi. Por kjo sdo te thote qe ne te zeme morra si puna jote zotrote qe te behemi dhe ne kryeminister .

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        M.B

                        Ku e njeh punen ky bastard ky njeh vetem hajdutllikun dhe poshtersine ky eshte nje Huriaip ne katror pis xhuls legen marteniteti

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje