
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Teksa ka ndarë video, Rama shkruan se ka përfunduar shtresa e parë e pistës së aeroportit.
“MIRËMËNGJES dhe me përfundimin e shtresës së parë të pistës së aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, ju uroj një javë të mbarë ” shkruan Rama në postimin e tij.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është në strategjinë tonë të aviacionit civil një nga veprat më të mëdha që është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike, që deri më sot nuk janë ofruar nga vendi ynë për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit.
Lini një Përgjigje