
Në Shqipëri, qyteti i Beratit vizitohet nga turistë nga e gjithë bota. Në qytetin 2400 vjeçar, që u bë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, rrugët më kalldrëm po restaurohen, por autoritetet lokale po përpiqen të gjejnë gurgdhendës, ndërsa shumë të rinj po largohen nga vendi.
Qyteti antik i Beratit në Shqipëri është një nga qytetet që pret një numër të lartë turistësh.
Qyteti 2400 vjeçar, që u bë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, është i njohur për shtëpitë e tij të bukura me mure me gurë të bardhë, me dritare të mëdha prej druri që mbulojnë faqet e kodrave.
Shumë punëtorë synojnë të përfundojnë misionin e tyre për të restauruar pothuajse çdo rrugë me kalldrëm në lagjen Mangalem, shtëpia e Xhamisë së Sulltanit të shekullit të 16-të, më e vjetra në Shqipëri.
Por autoritetet lokale po hasin në vështirësi për të gjetur të rinj që janë të gatshëm të mësojnë artin e punimit me gur.
Pagat e ulëta kanë dëtyruar shumë të rinj të largohen nga vendi. Pjesa më e madhe e punonjësve janë nga 60 vjeç e sipër.
Punëtori më i ri është 38-vjeçari Agron Kucuku. Ai ka më shumë se 15 vjet që punon me gurë.
Eugen Kallfani, arkitekt dhe drejtues i departamentit të trashëgimisë kulturore të qytetit, e përshkruan Beratin si një “muze të gjallë në natyrë” që është unik për shkak të punimeve me gurë.
Puna për restaurimin e rrugëve filloi në janar, me një pauzë të shkurtër gjatë verës. Tani puna ka rifilluar dhe projekti pritet të përfundojë në janar të vitit 2023.
Pirdhni te shfryheni me gjithe kalldremet qe beni.Kalldreme benin te paret tanepo keta sot ju kane besuar reres dhe jo dheut.Rera kur bie shi shkon perfund te rugeve dhe na ruat kalldremi
Te paret tuaj o Idiot me comentin Partia e lirise i thonin Kalo-Dhromo (Kalldrem shqip"). Sic i thonin Kanuni greqisht nga Kanonizo. Shqip nuk egzistone. Vendos apo vendim ka te bej me Vendin qe eshte kopje (este copy) nga land angl.