Rama thirrje të rinjve: Mos çani detin me gomone, investoni në fshat, i keni të gjitha mundësitë në Shqipëri

29 Tetor 2022, 11:00Sociale TEMA

Rama thirrje të rinjve: Mos çani detin me gomone, investoni në

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Dibra për fenomenin e largimit masiv të të rinjve nga Shqipëria.

Rama i bëri thirrje të rinjve që mos rrezikojnë jetën duke shkuar me gomone në Angli, teksa shtoi se Shqipëria i ofron të gjitha mundësitë për tu zhvilluar, duke thënë se fshati është një mundësi e mirë për të investuar.

“Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin aty ku është zhvillimi është legjitime. Të gjitha vendet e kanë kaluar këtë histori.

Ne jemi në fund të kësaj radhe sepse historia jonë është e tillë. Sot nuk është siç ishte deri dje. Sot mundësitë janë këtu. Ata që kanë një tokë në fshat është mundësi reale për të krijuar një pasuri.

Emigracioni është pjesë e historisë. Norvegjia ka pasur një zbrazje totale në fillimet e shekullit të shkuar, sepse aty ishte realisht uri”, tha kryeministri.

19 Komente

  1. O
    Oni

    Keshille shume e vlefshme per te rinjte qe ta degjojne

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nori

      Me mire te investojne ne vendin e tyre se kane me shume perfitim

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lili

        Mos e kini turp fshatin por t investoni ne te dhe tmos ikni me gomone o kara

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eno

          Ikja nga vendi nuk eshte zgjidhje pasi e ardhmja e te rinjve eshte ketu

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli

            E more cuna mos ikni m per angli por punojeni token n fshat o qullac

            Përgjigjjuni
            1. g
              gimi

              shume e vertet duhet te investojn ne fshat

              Përgjigjjuni
              1. k
                koli

                bobo rrezikojn kot jeten e per ca me u marr me drog e te rrezikojn

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kleo

                  Investimi ne fshatra sjell shume zhvillim

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Muco

                    Po ca thoni mo,si te investojne ne fshat kur cdo gje qe do mbjellin do tu kalbet,asnje ndihme per buqesine,keta ndyrsirat edhe hirren edhe qumshtin e fusin nga jashte pa taksa. imagjinoni fermeri serb mer ndihma nga shteti i tij dhe prodiktin e shet me lire ne shqiperi se gjysmat e lekeve i mer ne serbi,ju qe komentoni njifni ndonje bujk ose blektor qe mer ndihma nga shteti?

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tropoja

                      Toka nese punohet ben flori por ju nuk e dini kete te fshehte mbani mend fjalet e te pareve tane keshtu thoshte gjyshja ime shkencetare pa universitet

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Ola

                        Ne vendin tone ke mundesi ku te punosh plot

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rustem

                          Nuk eshte bota fushe me lule se e kane provuar e jan kthyer ne vendin tone te zhgenjyer se kan prit te behen jasht mbreter

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lume

                            Lum ai qe ja di vlerat toket e investon aty pasi nxjerr te ardhura te medha

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              taulant

                              Ju duket e lehte anglia mor po o bo veshtire edhe anej me vu jeten rrezik per dy lek ma shume

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                frenki

                                shum mir e ka pse rrezikojn veten andej ku shum mire ketej kane plot mundesi

                                Përgjigjjuni
                                1. i
                                  irian

                                  te fituar jane ata qe qendrojne kujtojne se jeta andej eshte fush me lule,kur e provojne kthehen perseri

                                  Përgjigjjuni
                                  1. ?
                                    ?./

                                    Toka është pasuri e madhe. Veç ta dish ta shfrytëzosh. Por shqiptarët kanë turp nga puna e ndershme. Prandaj merren me krime nëpër botë. Ose edhe pastrojnë WC-të e botës, por mjafton që të mos i shohë njeri. Që kur të kthehet në Shqipëri të konsiderohet si "boss"! Ndryshe, edhe ata që duan të punojnë dhe të prodhojnë, jo vetëm që nuk ndihmohen nga shteti, por pengohen. Shqipëria i ka hapur kanat më kanat dyert për prodhimin e huaj, serb, grek a italian qoftë. Dhe kuptohet qê mallrat e tyre janë mê të mira dhe më të lira se ato tonat. Prandaj edhe ata që duan të punojnë falimentojnë. Shteti duhet të krijojë njësi të grumbullimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale vendase. Po ashtu duhet tu vejë taksa dhe dogana produkteve tê huaja, siç bën Europa me ne. Pra Rama duhet të krijoje kushte për tê punuar në vend. Por me politikën e tij ultraliberale ai favorizon prodhimin e huaj. Prandaj është mirê ta mbylli gojën.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      ERTV

                                      Vazhdon përsëri ky artisti me demagogji... Në cilat fshtara o artist, ne ato pa infrastrukturë. Pa rrugë (standard) pa ujë, shume here dhe pa drita. Ti kujton se të gjithë njerëzit janë si ty si Salehu-Liria-Zeni, Iliri-Monika "me fat" Se ti investove në Surrel, çuditërisht t'u bë shumë e pasur gruaja, sa me bo vilë atje, madje çuditërisht sapo shkove ti atje u bënë dhe rrugët nga te 4 anët asfalt me dy korsi. Salehu ne Lalz, Liria në Çollak, Argita kompleks në Farkë, Zeni në Mjull Bathore. Argita gjithe malin ne Priske. Monika kudo, e katnari në Çepan. Ku o artist të investojnë o artist me 2.5€ litri I naftës. Pa pune. Pa dyshim pa llogaritur çerat që kane për detyrë "sufllaqen" me sipër. Ti je kryeministër show dhe mbetesh sharlatan per ata që duan me kuptu. Fenomeni i boshatisjes se fshatrave është si rezultat i politikave te gabuara investiuese sidomos te dobeta per bujqësinë dhe blegtorinë. Infrastrukturen gjithashtu. Por dhe si rezultat i zhvililimeve demografike... Ku Salehu do mbahet mend për shkaterimin e gjithçkaje. Likja per vjedhjen e gjithçkaje. Dhe ti për boshatisjen e vendit. Si pjesë e strategjise tënde. Duke menduar se këta që ikin do ti sjellin paret si remittance gjithë kohës aty. Per ti pritur administrata e jote per zhvatje si dhe të bëhen lubrifikanti I ingranazhit oligark. Për këtë "bravo" ja arite qëllimit. E realizove ikjen me të madhe dhe sidomos te shtresave intelektualez mesme apo moderuara qe do të thotë më pak oponencë, më pak kundërshtim më pak, atgumenta dhe analiza me pak, opinion bërje më pak. Ky është modeli yt masonist. Qeverisje skllaverie moderne. Te gjithë per bukën e gojës. 5% kontrollojnë gjithçka. Nuk arrij ku lidhen keto me PS dhe te majten. Dhe ketu nuk e kam fjalen për Mjaftista, 99 apo Tutti frutit por socialistet e vërtetë ku ti nuk ka se si të bësh pjesë, se ti nipi i xha Spiros edukuar dhe promovuar nen hijen e tij e fillove me Salehun vetë. Po kur Salehu të zbythi fillove majtas se te duhej një tagër. Bërë ca sh leke me % e famshme tek bashkia dhe me ato lekë I bleve Tos kumarxhiut partinë (PS).. Pra ti Edo je njëlloj si Salehu dhe Likja. Ju jeni e keqja e Shqipërisë. Nga kjo e keqe ku çdokush do me ik me vrap një orë e më parë. Shqiptarë mos "lubrifikoni" ekonomitë e koroptuara, mos bine pre e vjedhjes se madhes se ju kane zënë pusi. Mos blini real estate tek oligarkët e Edit qe ndërtojnë me leje dhe pa leje aty por shikoni se me ato pare mund të realizoni të njëjtat gjëra diku jashtë. Jepuni fëmijëve tuaj shance të barabarta ligjore, edukuese, punësimi. Shqipëria është e marr peng nga hajdutët Ed-Saleh-Like dhe të tjerët nëpër prapaskena që janë thjesht modele plotësues (Mona-Erion-Lul,Medih) etj. Pas kaq vjetësh e them me plot gojën se Rilindja e Edit jonshtet që nuk bëri por bëri një m... te madh qe Shqiptaret do ti mbajnë erë dhe 50 vjet të tjerë. Vazhdoni tani mbroni hajdutët (ca për interes, dhe ca se paguhen per këtë gjë).

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Genti

                                        Kur i paskan të gjitha. Pse ikin nga sytë-këmbët të rinjtë dhe jo vetëm ? Kryeministri lë ta lëre karrigen, tua dhurojë miliona nevojtarëve dhe ta provojë bythën e të punojë në fshat afër diku tjetër. Kam frikë se pas ca kohësh do kapë edhe gomonen por tu larguar nga "parajsa" që ka krijuar për në "dembelë" që nuk duam të merremi me trafiqeve.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje