Marrja e nënshtetësisë bullgare ka depërtuar tek ‘pakicat’ në Shqipëri, ambasadori maqedonas pranon fenomenin për Pustecin

27 Tetor 2022, 19:07Sociale TEMA

Marrja e nënshtetësisë bullgare ka depërtuar tek

Pasaporta bullgare është shndërruar në mundësi për të jetuar e punuar në vendet e Bashkimit Europian për mijëra minoritarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Përfaqësuesi i Shkupit në vendin tonë Danco Markovski komentoi nga Korça fenomenin që po njeh rritje kryesisht në bashkinë e Pustecit, ku jetojnë minoriteti maqedonas.

"Në Shqipëri ka mbi 600 mijë shtetas  shqiptarë që jetojnë në Greqi , në Itali në Britani dhe në vende të tjera të Evropës dhe një pjesë e tyre kanë marrë pasaportat e këtyre vendeve. Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria e njohin dyshtetësinë dhe treshtetësinë".

Diplomati thekson se ekonomia e dobët e dy vendeve është faktor kryesor.

"Pasaportë bullgare dihet që marrin edhe shtetas maqedonas, edhe në Serbi, por në Maqedoni marrin edhe shtetas shqiptarë pasaporta bullgare. Çdo shtet merr vendimet e veta dhe përgjegjësitë e veta".

Në Shqipëri në prag te reformës se re territoriale dhe Censusit, fqinjët kanë nisur një betejë për pakicat e tyre.

Shkupi kërkon nga institucionet shqiptare të  zbatohen standardet europiane.

"Ne jemi të bindur që Censusi i ardhshëm që do të realizohet vitin që vjen do të mbahet sipas çdo standardi europian. Çdo njeri ka të drejtën e tij dhe si çdo jetë pyetja e formularit".

Përplasja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mbajti peng edhe në Shqipërinë në rrugën e integrimit.

6 Komente

  1. h
    historiani

    Nese banoret e Pustecit apo te tjere ne Shqiperi, Maqedonine e Veriut apo qofte edhe ne Serbi marrin pasaporta bullgare, ky eshte nje fenomen normal, pasi ata jane bullgare. Problemi nuk qendron me keto individe qe i bashkohen shtetit te origjines se tyre qe eshte pa dyshim Bullgaria, por qendron ne perpjekjet e qeverise se Shkupit per te krijuar nga hici nje komb, ate maqedonas, kur dihet boterisht se maqedonet antike jane nje komb i zhdukur. Ata qe sot quhen maqedonas jane bullgare 24 karatsh. Kush e njeh sadopak historine e Ballkanit e di shume mire se si deri ku shtrihej Perandoria Bullgare ne shekullin e IX, ku territore shqiptare rane nen pushtimin e saj. Ata qe sot vetequhen "maqedone", jene pas-ardhes te bullgareve qe pushtuan keto troje. (https://en.wikipedia.org/wiki/Bulgarian_Empire#/media/File:Balkans850.png)

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeohistoriani

      Sa mire e ditka shqipen ky ambassadori i Bullgarise! Edhe une historian jam, dhe sipas historise time, bullgaria ka qene pjese e perandorise Ilire, dhe vet emri ballkan eshte emer shqip! He se harrova edhe emri Bollgar vjen nga shqipja qe dmth “ Boll o kar”!

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Boll-karet si puna jote i kemi me shumice. Shohin enderra naten dhe na i perrallosin te nesermen ne mengjes ketu tek TEMA.

        Përgjigjjuni
    2. D
      Dafne Maliqi

      Oj, oj, oj Kallugjero, oj, oj, oj o Lutfiq Dervishovi, shtetas bullgar, çmutin do që rri në Shqipëri, kur e ke lëshuar këtë shtetësi ?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Pak toponime sllavomaqedonebullgare ka ne shqiperi ,po u deshte edhe emri i bukur shqip LIQENAS te fshihet nga harta per hater te makedoncave.Shqiperia nuk behet jo?

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          Ambasadorit i duhet thënë se minoritarët sllavë e bëjnë me dëshirën e tyre marrjen e pasaportave Bullgare ndërkohë që disa qindra mijëra shqiptarëve ortodoksë në shtetin e sajuar të Maqedonisë Veriore u është dhënë me dhunë shtetësia e sajuar sllavo-maqedonase. Sa për censuset janë bërë jo sipas standarteve por sipas orientimeve të qeverive për të fshehur strukturë etnike dhe fetare. Dhe kështu ka për të vazhduar. Unë vetë nuk do ja hap derën këtij proçesi fals.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje