
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Jetimëve Shqiptare, Ilir Çumani ka sjellë në vëmendje vdekjen e Leat Kurtit.
Çumani tregon jetën e vështirë të 32-vjeçarit, i rritur pa baba, dhe të nënës së tij.
"Po kush ishte i riu Lear Kurti që tashmë ka zënë vend aq bujshëm në faqet e para të kronikave të zeza në mediat dhe portalet shqiptare dhe atyre të huaja…!?
Metaforikisht, në pamje të parë, ai ishte një i ri 32 vjeçar krej i zakonshëm, vërsnik me moshën adulte të “demokracisë” 32 vjeçare të një Shqipërie të lodhur, të rraskapitur prej një tranzicioni të gjatë e të mundimshëm, të dhimbshëm e të pashpresë, të molepsur nga shumë fenomene e plagë sociale, shkaktuar prej krimit dhe drogës, korrupsionit administrativ dhe shtetëror…
Leari jetoi jetën e tij të shkurtër në një Shqipëri e cila, për fat të keq, nuk e njohu kurrë si qytetarin e saj, nuk i dha kurrë një mundësi të vetme për tu ndjerë me shanse të barabarta mes bashkëmoshatarësh, ngase gjithmonë, së bashku me nënën e tij e ndjente veten të përjashtuar nga e gjithë jeta sociale, ekonomike e shoqërore e vendit.
Në fakt, Lear Kurti nuk ishte një fëmijë krej i zakonshëm. Prej vuajtjeve dhe vështirësive të jetës, nga një fëmijë pa fëmijëri, ai u rrit shpejt dhe u bë burrë para kohe.
Përmes zgjuarsisë që e kishte të lindur, ambicieve dhe veçorive të tij dalluese u bë një i ri i mirëshkolluar, i aftësuar për jetën, për të ardhmen. Zotëronte disa gjuhë të huaja dhe kishte pasion heroglifet dhe disa profesione që i kishte për zemër.
Ishte një i ri me shumë imagjinatë, me pasione e dëshira për jetën, por mjerisht edhe me ëndrra të vrara, të parealizuara kurrë, ngase jetoi në një Shqipëri që nuk i dha asnjëherë të vetme mundësinë që të jetonte një fëmijëri normale, si çdo fëmijë normal dhe i pafajshëm i kësaj bote.
Ai ishte bir i vetëm, i rritur me shumë vuajtje e mundime, me halle e sakrifica të mëdha, herë i ngrënë dhe herë i pangrënë, pa baba që në lindje….
U rrit mes dhimbjesh e lotësh nga një nënë e vetme, e rritur edhe ajo jetime në Shtëpinë e Fëmijës që nuk e njohu kurrë familjen e saj, pa e ditur kurrë se cilët ishin ata që e sollën në jetë. Lindi me një emër mjaft të bukur e shpresëplotë, por që jeta nuk e përkëdheli Fatmirën në fatin e saj tragjik…
Ah moj Fatmira, ti, shoqja ime e fëmijërisë, ti, vajza rëngëmadhe e qeshur dhe çapkëne që e shpërfille sa e sa herë fatin tënd prej jetimeje, me atë humorin e shpenguar dhe optimizmin tënd brilant…..
Sot, e kam të vështirë të shkruaj në këto radhë eulogjinë për Birin tënd të vetëm… Laeri ishte e vetmja arsye që të jepte një copëz buzëqeshje dhe të motivonte ekzistencën tënde në këtë jetë.
Ti, që mbaje gjallë krenarinë dhe dinjitetin tënd në çdo situatë të vështirë që të solli kjo jetë rrenacake, sot, nuk mundesh të bësh qoftë edhe një grimasë që të shprehësh dhimbjen proverbiale, më të madhen dhimbje legjitime që e ndjejnë vetëm nënat në të njëjtën rrethanë në të cilën ndodhesh…
Nuk mundesh as të belbëzosh qoftë edhe një gjysmë fjale mes ofshamave dhe piskamave të dhimbjes që e mban të kapluar të gjithë qenien tënde, sepse edhe shkëlqimi i bukur i syve të është venitur duke u shuar dalëngadalë…
E, tek dëgjon të flitet për kalvarin e mundimeve dhe sagën fundore të dhimbjes së kësaj gruaje të fortë, kupton se vuajtja e dinjitetshme e Fatmirës vjen si një leksion morali për të gjithë ne, indiferentët kronikë që shohim çdo ditë para syve tanë dramën njerëzore kolektive, pasqyra ku e gjithë shoqëria mund të shohë veten e saj….
Kishe të drejtë Fatmira kur shpeshherë dëgjoja të përsëritje me gojën tënde thënien e moçme: “…Jetimi s’ka fat…!!!”.
Ndërsa unë, sot do të shtoja:
“Mos e paç kurrë fatin e jetimit shqiptar…!”, shkruan Ilir Çumani
Me vjen shume keq per vdekjen e ketij djali! Me shume se ka qene jetim! Nese policet do te Kishin qene me e pergatitur, mund te kishte shpetuar! Leari eshte shembull i paster i rinise se humbur te tranzicionit te mallkuar shqipetar, qe edhe pas 30 vjetesh e mban gjalle kryekrimineli Sali Berisha me qente e tij, qe mallkuar qofshin qe se lane kete popull te marre nje here fryme keto 30 vjet!
Keqardhje per kete jete te humbur dhe ngushellime. Shkrimi i ndjere dhe prekes, por te luash me emocionet e njerezve duke viktimizuar mbi jetimet, me duket i padrejte dhe ndonjehere loje e poshter dhe e pandershme. Nese policet kane faj, te shkojne ne burg, nese jo, lereni te prehet i qete Leari. Mjaft perdoret viktimat per politike, lerini ne fatin e tyre te keq, ndoshta shpirtrat e tyre te mjere, u gjejne paqe. Ilir Cumani ka marre shume fonde per femijet jetim, pse nuk i ka perdorur per ti nxjerre nga rruga e droges? A ndihet ky njeri pergjegjes per jeten dhe vdekjen e Learit perderisa ka pasur ne dore te beje shume cka, dhe ne te vertete e vetmja gje qe ben per kete te mjere, eshte ky shkrim qe me shume vjen si qok per te emen.
Shume i drejte arsyetimi juaj, aty nuk humbi jeten vetem ai djali i ri, qe eshte vertete kuje,por aty u vrane ata qe e rriten, ata policet qe u mbeti ne dore djali me apo pa faji, por edhe ne si shoqeri. Keta qe bejne shkrime per te lare menderen e tyre si ky zotria si politikanet e te gjitha kraheve pacin faqen e zeze .
Te lumte goja dhe pena!
Me vjen mire qe Shqiperia ka akoma njerez qe dine te arsyetojne edhe ne situata kur te rinj si ky djali jetim largohen para-kohe nga kjo jete. Per komentet tuaja ketu me lart ju pershendes dhe ju falenderoj, pasi me mbushin me shprese se kombi im ka akoma njerez te mencur. Ne lidhje me kete artikull, nuk me pelqen dicka qe shkruhet tashme rendom neper gazetat tona ku faji per deshtimet apo humbje jete i lihet Shqiperise. Sipas ketyre individeve, paska qene faji i Shiperise se perse brezi im u lind, u rrit dhe kaloi rinine nen nje regjim diktatorial e gjakatar. Instikti i vetembrojtjes eshte nje tipar jo vetem i humaneve, por edhe i botes se kafsheve. Ne i mbijetuam komunizmit. Gjysherit dhe prinderit tane i mbijetuan Luftes se Dyte Boterore, pasi njerezit kete bejne; gjejne rruge per te mbijetuar. Per mua, pergjegjesia e pare per drogimin e te rinjve sot u takon familjeve. Edhe prinderit tane kane punuar dite e nate, por kurre nuk u shfajesuan per deshtimet e femijeve te tyre, duke filluar nga shkolla dhe me tej. Eshte e vertete, ne kohen tone nuk kishte droga dhe shkolla ishte teper e forte dhe e mbeshtetur nga shteti, mbase nga te paktat gjera te mira te atij regjimi, por rruga e keqe nuk eshte vetem droga. Hajduteria ka qene e njohur edhe ne kohen e komunizmit, por ishte detyrim i familjeve per tu kujdesur qe femijet e tyre nuk binin pre e shoqerise se keqe dhe te perfundonin ne hajdute. Po keshtu edhe prostitucioni dhe vese te tjera. Nga ana tjeter, shteti i bente pergjegjes prinderit per bemat e femijeve adoleshente. Sot keto vlera te familjeve nuk jane ruajtur, por nen pretekstin e te qenurit fenomene te komunizmit dhe ne emer te "lirise" individuale, jane shkaterruar, duke sjelle si rezultat rritjen ne permasa te paimagjinushme te kriminalitetit, droges dhe prostitucionit.
Po ështe vertet se, Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta me shoke kane vrare çdo shpres për të jetuar në një Shqiprie demokratike, perëndimore dhe ku njeriu ka shpres dhe ambicje për jeten. Por nga ana tjeter të rrish dhe të kesh shoqri me djalin e Sali Lushes që familja e Sali Lushes njihet nga të gjith si një familje e përdale që në kohen e Enver Terroristi, ater gjasat jane që në jeten tënd të Kesh shume proplem pa varsisht se ku jetone. Më vjen shume keq për viktimen dhe nëne e ti se me sa duket jane viktimat e një sistemi anti perëdimore të ngritur nga disa islamike dhe komunistat, siqe jane Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta me shoke.
Po ke te drejte…Sali krimineli, Ilir spiuni dhe Edi Rama kane pergjegjsi per kete popull.
Ti mor zoteri qe ke shkruar kete shkrim e ke bere per klikime edhe se ke debulese per nenen e ketij djalit por duhet te hecesh edhe me llogjike edhe me ligj sepse policia mund te jene maskarenje dhe jane nuk them se jo por nga ana tjeter une mendoj se djali ka patur fajin sepse policet maskarenje te korruptuar te pa afte nuk kane arrestuar vetem kete djalin kane arrestuar edhe te tjere pra sipas jush i bie qe shumica e te arrestuarve nga policia duhet te kishin vdekur,por jo zoteri ky djali dicka ka bere qe nuk e bejne te tjeret kur arrestohen prandaj dhe vdiq sepse asnje nuk do qe te vrasi tjetrin per punen si polic por nqs kalon ne personale atehere eshte dicka tjeter ose nqs ky djali e hengri mallin qe mos tia kapte policia dhe qesja ka qene e hapur normale qe do vdiste sepse malli eshte helem vetem se me doza te vogla te bie ne qef me doza te medhaja te vdes prandaj mos bej politike per klikime gjynah ajo nena e shkrete si do ta kaloj kete tragjedi se ai djali iku i mbylli syte,
Oh sa keq me vjen moj Mira, komshija ime e dashur e 30 vite te shkuara. Une jam komshiu yt tek K.Lushnjes, ne kishim shtepin poshte apartamentit tend dhe ti kishe miqesi me Gruan time te ndjere, dhe ne se te kujtohet, kur zije radhe per qumesh, qe ne mbremje, merrje edhe nje shishe per ne, per Djalin ton te vogel, qe edhe Ai tani eshte ne perjetesi me maman e vet. Po te isha ne Tirane, Mira do vija ne shtepin tende te te ngushelloja, por nuk mundem sepse jam ne fund te rruges per tu bashkuar me Gruan dhe Djalin tim. Besoj historia e familjes sime te te ngushelloi sa dopak. U prehte ne paqe shpirti Learit!
Oh sa keq me vjen moj Mira, komshija ime e dashur e 30 vite te shkuara. Une jam komshiu yt tek K.Lushnjes, ne kishim shtepin poshte apartamentit tend dhe ti kishe miqesi me Gruan time te ndjere, dhe ne se te kujtohet, kur zije radhe per qumesh, qe ne mbremje, merrje edhe nje shishe per ne, per Djalin ton te vogel, qe edhe Ai tani eshte ne perjetesi me maman e vet. Po te isha ne Tirane, Mira do vija ne shtepin tende te te ngushelloja, por nuk mundem sepse jam ne fund te rruges per tu bashkuar me Gruan dhe Djalin tim. Besoj historia e familjes sime te te ngushelloi sa dopak. U prehte ne paqe shpirti Learit!
Ngushëllime, zotëri! Ju paska goditur jeta keq, por shpirtin e paskit të pastër e të ngrohtë.
Zoti jua lehtesofte çdo gje zoteri..po me vjen shume keq.Uroj te keni prane nje njeri qe ju gjindet ne keto momente.
Ata qe i moren jeten ketij fatkeqi te rritur pa baba,i zénte haku i ketij te riu i cili u rrit jetim nga nje nene jetime te ciles ia vrane femijen e vetem dhe njeriun e vetem qe kishte,jo vetem policet e vuajshin kete gjynah por dhe edvin rama me ministrin e brendshem dhe te gjithe ata’o qe e kane bere ate vend te pa’jetueshem,mos pafshi dite kurre edvin rama,blendi gruaqire çuçi dhe te gjithe politikanet dhe gazecaret e 32 viteve qe perkrahni njeri-tjetrin,ju zénté haku i ketij fatkeqi Learit
Redaksi laviresh pse bllokoni komentet??
Histori e trishte. Padyshim qe eshte faji i shoqerise por edhe atyre policeve qe jane te pa trajnuar sic duhet. Shteti eshte pergjegjes per keto lloj situatash. Po me ardhka shume keq dhe per zotnin R me larte qe edhe pse nuk dha detaje nga jeta e tij, duket se eshte goditur shume keq me grua dhe femij te larguar nga jeta dhe vete duket se eshte semure. Te shkuara o zoteri se ke bere nje koment shume te paster dhe te ndershem.
Faji është i shtetit jo shoqërisë pasi me sa di unë në jetimore i mbajnë deri në moshën 12-13 vjeçare.Pra mosha kur edhe fëmijët me prindër kanë nevojë të përhershme kujdesi e mbikqyrje. Përndryshe në Maqedoni shteti kujdeset deri në moshën 18vjeçare dhe e ndihmon të pavarësohet duke e punësuar. Nëse eventualisht shpreh vullnet për studime në ndonjë fakultet i sigurohet edhe bursa dhe përparsia e vendosjes në konvikt. Për fat të keq më duket se si pasojë e kujdesit të cunguar nga shteti edhe e ëma ka dështuar në kujdesin e fëmijës Sidoqoftë u prehtë në paqë.
Te them te drejten kur shoh kete fotografi me dalin lote.Nuk marr persiper te gjykoj se i kujt ishte faji por eshte shume e dhimshme te te humb drita syrit femija i vetem kurajo zonje zoti qofte me ty.
Askush qe quhet shtetar ose shtetare , politikan apo politikane.. nuk ja ndjen per popullin , syzet e tyre optike jane dollari e zemra e tyre eshte prej katrani , e djalli eshte mendja e tyre ..Ngushellime per humbjen e Learit ...
Gjynah qe iku por ja beri vetes
O njerëz,edukoni fëmijët,mos ja faturoni çdo gjë shtetit.Mos kërkoni pasurim sa më të shpejt e në rrugë të ndyra si trafikant droge.Më vjen keq po ata që shesin helmin adoleshentve e të tjerve, vdekshin të gjithë.
Edhe nese ja beri vetes na vjen keq...edhe nese vdiq prej mosreagimit ne kohe prej policeve na vjen keq...Po jetojme ne nje kohe sfidash te medha,ku individi ka mbetur ne meshiren e fatit te vet,sepse shoqeria ne te cilen jeton eshte e paafte ta mbeshtesi dhe ti qendroje si mbrojtese ne krah. Tragjedi njerezore te shkaktuara nga kriza shoqerore qe po kalojme si komb,sepse shteti ka perfunduar ne duart e mafias prej dekadash. Nano-Rama-Meta-Berisha jane strumbullari...
Shum e vërtetë, të lumtë. Gjithmonë fatkeqin e kupton vetëm ai që e ka vuajtur vetë në kurriz. Çuditërisht se tek shpreasa e madhe që e quajtëm demokraci, shpresonim gjëra më të mira dhe të bukura për jetimët, por jo, gjërat e bukura dhe autiriteti i këtyre jetimëve, e blri ai shtet, që ne e rrëzuam në 1990. Zhgënjim për gjithë këta politikanë sarajesh e resortesh.