"Merrni këtë rrogë dhe bëni një punë të dytë", Shpëtim Nazarko: Pedagogu kështu kthehet në një hamall, nuk përgatitet dot për të nesërmen

26 Tetor 2022, 13:51Sociale TEMA

"Merrni këtë rrogë dhe bëni një punë të

Analisti Shpëtim Nazarko gjatë fjalës së tij në forumin e zhvilluar nga lëvizja e universitetit në kuadër të protestës së pedagogëve ka deklaruar se propozimi i qeverisë për të pranuar rrogën dhe për të gjetur punë tjetër për të rritur të ardhurat është shumë e vështirë.

Sipas tij pedagogu kështu kthehet në nja hamall pasi nuk mund të përgatitet për të nesërmen dhe për detyrat e lidhura me pedagogjinë.

“Rezulton se ne jemi praktikisht në dorë të qeverisë që i bie shumë thjesht, ju do merrni këtë rrogë dhe po doni ta shtoni bëni një punë të dytë, kjo është shumë e vështirë, sepse pedagogu kthehet në një hamall, që nuk përgatitet për të nesërmen. Kërkimi shkencor është projekt individual, shumica ka një detyrë të lidhur me pedagogjinë.

Vijmë te problemi kryesor, nuk do t’i gjejë gjithë këto para qeveria për të plotësuar kërkesat, mendoj se ka më shumë se mendojnë ata. por si? Më parë bëhej jo vetëm mësim por edhe praktike, gjë që mund të ulë taksat e studentëve dhe të krijojë një borgjezi profesorale.

Marrim një shembull tjetër, në vitin ’93 në Gjermani u është bërë thirrje universiteteve që të zgjidhnin një problem të vendit, po këtu kush do ta bëjë. Nuk mund ta bëjë dot një nëpunës i ministrisë, mund ta bëjnë pedagogët dhe profesorët që përbëjnë një arsenal të madh për këto probleme”, u shpreh Nazarko.

5 Komente

  1. H
    HAMALLI

    TE BEJE PUNE HAMALLEKSHE ME LIBRA JO NE TRANSPORT. PO U BE HAMALL TRANSPORTI TA LERE PEDAGOGUN SE NUK BEN PER ATE PUNE

    Përgjigjjuni
    1. k
      kik

      Pse kesht sic jane jane vetem Arketar qe marrin para nga shitja e notave . se po e shohim sa te afte jane studente sot hahahahahah

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andrea

        Te kam marr pare ty apo jua ke dhon vete?

        Përgjigjjuni
      2. I
        Ilir

        Ky ja fut kot sepse te gjithe pedagoget nuk jane te dypunesuar por tre apo katerpunesuar.Ata kete gje e bejne aktualisht te gjithe neper universitete private api kompani te ndryshme.Tani qe shteti ju thote ok punoni dhe ne vend tjeter ky thote qe nuk pregatiten dot per te nesermen.Po deri sot si jane pregatitur

        Përgjigjjuni
        1. 3
          350 evro provimi

          Zotri Shpetim ,nuk bohesh dot burgjez ne sistemin skllavopronar . Jemi ende larg Europs se shek 18.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje